Njihuni me videon e paprecedentë 8K në Galaxy S20 | S20+ | S20 Ultra
Kamera nuk është më një aksesor për smartfonin. Seria Galaxy S20 i ka ngritur në një tjetër nivel sensorët e kamerave ekzistuese për të mundësuar kështu regjistrimin me video 8K. Ju mund të nxirrni si foto edhe pjesë të një videoje që përmban rezolucion të cilësisë së lartë prej 33 milion. Me shtimin e teknologjisë AI (inteligjencë artificiale), videoja mund të përdoret si kamera sportive.
Cilësia e videos e kategorisë kinematografike ju sjell më pranë realitetit
Me rezolucion 16 herë më të lartë se Full HD (FHD) dhe 4 herë më i lartë se UHD (4K), videoja 8K regjistron me hollësi atë që ju sheh syri. Përparimet revolucionare në fushën e rezolucionit mundësojnë regjistrim të videos me celular, duke ruajtur një rezolucion shumë të mprehtë edhe në madhësinë e ekranit të kinemasë.
Të veçantat e regjistrimit të videos 8K
- Mbështetet UHD 8K (7680 x 4320) @24fps
- Koha e regjistrimit: Deri në 5 minuta (Madhësia e skedarit: 600MB / 1 minutë video)
- Cilësia e imazhit të hollësishëm me mbi 33 milion pikselë
- modalitet OIS Super stabilizim
- Formati i videos: Vetëm HEVC
Hapi 1. Hapni aplikacionin e Kamerës dhe prekni Cilësimet (menyja e sipërme)
Hapi 2. Prekni Madhësinë e videos prapa së pasme në menynë videos. Zgjidhni 16:9 (8K)
Kapje nga videoja 8K
Çastet të cilat nuk do të doje të të kalonin pa i kapur zhduken sa hap e mbyll sytë. Kur dëshiron të shijosh të gjitha pamjet e bukura, kapjet nga videoja 8K janë një mënyrë krejt e re për të nxjerrë fotografi. Videoja 8K e kthen çdo kuadër në një imazh fotografik të cilin mund ta zmadhosh për të pasur një foto të rrallë.
Aftësitë e pakrahasueshme të kamerës së serisë Galaxy S20 ju japin mundësi të nxirrni nga një video 8K një fotografi të vetme të cilësisë së lartë. Nëse e prekni ikonën Snap ndërkohë që është duke u shfaqur një video 8K, atëherë ruhet si fotografi, njësoj si kapja e e pamjes në ekran.
Por, dallon mjaft nga një kapje e thjeshtë ekrani. Imazhet e kapura nga ekrani zakonisht janë me cilësi të ulët, por në këtë rast bëhet ektraktim i lehtë i imazhit duke ruajtur rezolucionin e lartë, njësoj siç është regjistruar.
Shënim: Fotografitë e ekstraktuara nga videot 8K që keni regjistruar janë me rezolucion të lartë 33MP.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window