Bëni foto dhe video të ndryshme duke përdorur modalitetin Një marrje në Galaxy S20 | S20+ | S20 Ultra

Tani mund të kapni çastet e rëndësishme duke përdorur funksionin e kamerës Një marrje në serinë Galaxy S20. Me një shkrepje të vetme, AI (inteligjenca artificiale) kap deri në 14 lloje të ndryshme fotosh dhe videosh brenda 3 ~ 10 sekondash prej çastit të kapjes

Merrni fotot dhe videot më të mira me një shkrepje të vetme

Me një prekje të thjeshtë të gishtit dhe me inteligjencën artificiale të funksionit Një marrje, tani mund të kapni çastin më të bukur pa e vrarë mendjen se si ta kapni. 
Me Një marrje, mund të bëni shkrepje me kënd të gjerë, me plan të zmadhuar dhe me video. 

pamje e animuar e funksionit Një marrje

Shënim: Funksioni i afrimit të planit (zoom) nuk mbështetet në modalitetin Një marrje. 

Si ta përdorni modalitetin Një marrje

Hapi 1. Hapni aplikacionin e Kamerës. Prekni NJË MARRJE nga opsionet e menysë.
Hapi 2. Prekni butonin e shkrepjes dhe me objektivin e telefonit bëni kërkim panoramik për të bërë shkrepjen më të bukur.  Kamera kap automatikisht pamjen dhe videot më të mira të çdo rasti. 
Hapi 3. Kur të mbaroni, prekni miniaturën e imazhit.  Do të shihni rezultatet e optimizuara për pamjen që keni kapur. 

Për të parë rezultatet e tjera, thjesht prekni dhe tërhiqni ikonën për nga lart.  Për t’i ruajtur veçmas rezultatet, prekni Përzgjidh dhe klikoni ato që dëshironi dhe pastaj prekni ikonën e shigjetës me kahun poshtë.

pamje e një telefoni Galaxy S20 duke përdorur Një marrje

Modalitetet e mundshme për rezultatet e fotove dhe videove kur përdoret Një marrje

Inteligjenca artificiale kap maksimumi 14 lloje të ndryshme fotosh dhe videosh (10 foto dhe 4 video) nga 3~10 sekonda prej kapjes.
Rezultatet që dalin nga Një marrje shfaqen në Galeri.

pamje e rezultateve të Një marrjes
galaxy-s20

Foto

Video

① AI momentet më të mira

⑤ Origjinale

② Shkrepja Ultra e gjerë

⑥ Me xhirim të shpejtë

③ Filtri AI

⑦ Kërcim (Bumerang)

④ Prerja inteligjente

Shënim: Për të bërë shkrepje të ndryshme, duhen të paktën 3 sekonda deri në jo më shumë se 10 sekonda regjistrim.  Rezultatet ndryshojnë në varësi të kohës dhe objektit të regjistrimit. 

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window