Si ta pastroj telefonin Galaxy?

Ju lutemi ndiqni udhëzimet më poshtë për mënyrën e pastrimit dhe mirëmbajtjes së telefonit tuaj Galaxy.

Për ta pastruar telefonin, ndiqni këto udhëzime.

  • Përpara se ta pastroni, fikeni smartfonin Galaxy, hiqjani mbështjellësen mbrojtëse, nëse ka, dhe shkëputni çdo kabllo apo aksesor. 
  • Përdorni një cohë të butë mikrofibre pa kokrriza, si coha që përdoret për pastrimin e objektivit të kamerave, për ta fshirë me butësi sipërfaqen e jashtme të telefonit. 

 

Pamje të heqjes së mbështjellëses dhe kabllove dhe të fshirjes me cohë të pjesës së jashtme të telefonit.
  • Mos fusni lagështirë në asnjë vrimë a të çarë të telefonit dhe mos hidhni tretësira të lëngshme drejt e në telefon. Nëse është nevoja, njomni cepin e cohës me një sasi të vogël uji të distiluar apo dezinfektuesi, si ndonjë produkt me bazë acidi hipokloror (50-80ppm) ose me bazë alkooli (mbi 70% etanol ose alkool izopropolik) dhe me butësi fshini me cohë pjesën e përparme dhe të pasme të telefonit, pa ushtruar shumë forcë.  Mos e pastroni me tepri. 
  • Mos përdorni ajër të kompresuar dhe mos përdorni e mos spërkatni zbardhues apo tretësira të lëngshme drejt e në telefon. 
Pamje që udhëzon se nuk duhet spërkatur me tretësirë të lëngshme me bazë zbardhuesi.
  • Ky rekomandim për pastrimin vlen vetëm për sipërfaqet prej qelqi, qeramike dhe metali të telefonit; nuk rekomandohet për aksesorët e butë, pra për ato pajisje që janë prej lëkure, prej gome apo prej plastike. 
Pamje e pastrimit që lejohet për sipërfaqen e qelqtë të celularit. Pamje e aksesorëve prej materiali të butë.

Shënim: 

  • Udhëzimet vlejnë për : Smartfonat Galaxy , tabletat Galaxy dhe orët Galaxy Watch (me përjashtim të rripave të orës). 
  • Udhëzimet nuk vlejnë për : Galaxy Buds, tastierat (tastierat e jashtme dhe tastierat e kompjuterëve portativë Galaxy), rripat plastikë për pajisjet që mbahen në trup dhe për produkte të tjera Samsung që nuk përmenden shprehimisht këtu.

Paralajmërim: 

  • Kompania Samsung nuk mund të garantojë efikasitetin e udhëzimeve të propozuara. Rezultatet mund të ndryshojnë dhe nuk mund të vrasin të gjitha bakteret, mikrobet dhe viruset. 

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window