Si të zgjidhni problemet me internetin e celularit

Nëse keni probleme me lidhjen e pajisjes me internetin e operatorit celular, mund të ketë problem mbulimi me valë ose cilësimet e pajisjes. Ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për zgjidhur problemin.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Verifikoni nëse keni aktivizuar Të dhënat celulare në pajisje

Së pari, verifikoni nëse keni aktivizuar Të dhëna celulare në pajisje.

Hapi 1. Me prekje, lëvizni gishtin për poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit.
Hapi 2. Nga menyja, kontrolloni nëse janë aktivizuar Të dhëna celulare.

Prekje lëvizni gishtin për poshtë për të kontrolluar nëse janë aktivizuar Të dhënat celulare

Nëse Të dhënat celulare janë të aktivizuara por hasni sërish probleme, provoni t’i bëni pajisjes rindezje të detyruar.

Shtypni Tastin e uljes së volumit dhe Tastin anësor për ta fikur pajisjen Shtypni Tastin e uljes së volumit dhe Tastin anësor për ta fikur pajisjen

Hapi 1. Fikeni pajisjen duke mbajtur shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor, pastaj përzgjidhni “Power off” (Fik).

Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor

Hapi 2. Kur ekrani të jetë fikur, shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.

Lëshojeni tastin kur të shfaqet stema Samsung Lëshojeni tastin kur të shfaqet stema Samsung

Hapi 3. Kur të shfaqet në ekran stema Samsung, hiqini dy gishtat nga tastet.

Shënim:

  • Të dhënat dhe skedarët nuk fshihen edhe nëse i bëni restart të detyruar pajisjes.
  • Vendi ku ndodhet tasti i volumit dhe tasti anësor mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.

Nëse lidhja me rrjetin celular është e paqëndrueshme dhe nuk e përdorni dot internetin, provoni t’u bëni ricilësim cilësimeve të rrjetit.

Menaxhimi i përgjithshëm Cilësime Menaxhimi i përgjithshëm Cilësime

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “General management” (Menaxhimi i përgjithshëm).

Përzgjidhni Reset Përzgjidhni Reset

Hapi 2. Përzgjidhni Reseto.

Përzgjidhni Reseto cilësimet e rrjetit Përzgjidhni Reseto cilësimet e rrjetit

Hapi 3. Përzgjidhni “Reset network settings” (Reseto cilësimet e rrjetit).

Prekni Reseto cilësimet Prekni Reseto cilësimet

Hapi 4. Kontrolloni informacionin në ekran dhe prekni “Reset settings” (Ricilëso cilësimet).

Prekni “Reset” (Reseto). Prekni “Reset” (Reseto).

Hapi 5. Prekni “Reset” (Reseto).

Shënim:

  • Vini re, ju lutemi, se kthimi në vlera nistore i cilësimeve të rrjetit do të rikthenë në vlera nistore edhe cilësimet Wi-Fi, Bluetooth dhe cilësimet e tjera të rrjetit.

Nëse i keni provuar metodat e mësipërme por përsëri nuk e përdorni dot internetin e operatorit celular në pajisje, mbase keni probleme me mbulimin e rrjetit. Nëse keni ndërruar kohët e fundit operator por keni mbajtur të njëjtin telefon, mund t’ju duhet të kontaktoni operatorin e tanishëm për ta riprogramuar pajisjen. Ju lutemi, kontaktoni ofruesin e shërbimit për asistencë të mëtejshme.

Shënim:

  • Pas çdo hapi, provoni të përdorni internetin në pajisje.
  • Nëse keni ndjekur hapat e mësipërm por problemi vazhdon, ju lutemi drejtojuni Qëndra e Suportit, për informacione përkatëse.
  • Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window