Çfarë të bëni kur thirrjet shkëputen dhe nuk keni sinjal rrjeti në pajisjen Galaxy
Nëse thirrja ju shkëputet befas ose nëse nuk keni sinjal rrjeti në pajisjen Galaxy, problemi mund të jetë te ndonjë cilësim i pajisjes apo te ofruesi i rrjetit. Ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për të kontrolluar gjendjen e pajisjes.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:
Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).
Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.
Kontrolloni cilësimet e pajisjes
Cilësimet e pajisjes mund ta pengojnë bërjen ose marrjen e thirrjeve. Verifikoni se mos është aktivizuar Airplane mode (Regjimi Avion) ose se mos pajisja bën bllokimin e thirrjeve nga numra të panjohur ose numra privatë.
Çaktivizoni Regjimi Avion
Hapi 1. Hapni Cilësimet dhe prekni Connections (Lidhjet).
Hapi 2. Nëse është i aktivizuar Regjimi Avion, çaktivizojeni dhe kontrolloni nëse është stabilizuar lidhja.
Kontrolloni nëse pajisja bën bllokim të numrave të panjohur ose numrave privatë
Mund t’ju duhet t’i ktheni cilësimet e rrjetit në vlerat nistore nëse ju shkëputen thirrjet ose nëse pajisja e humb vazhdimisht sinjalin e rrjetit.
Shënim:
- Vini re, ju lutemi, se kthimi në vlera nistore i cilësimeve të rrjetit do të rikthejnë në vlera nistore edhe cilësimet Wi-Fi, Bluetooth dhe cilësimet e tjera të rrjetit.
Cilësimet e pasakta APN (emri i pikës së hyrjes) mund ta ndërpresë lidhjen me rrjetin. Ndiqni hapat e mëposhtëm për rikonfigurimin e cilësimeve APN.
Problemi mund të lindë kur pajisja lidhet me një operator tek i cili nuk jeni regjistruar. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të përzgjedhur operatorin tuaj.
Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window