Si menaxhohen aplikacionet në smartphonin tuaj Galaxy

Aparati u lejon juve të shkarkoni, menaxhoni dhe ç‘instaloni një sërë aplikacionesh. Disa aplikacione mund të jenë të ngarkuara paraprakisht në aparatin tuaj.
 

Aplikacione të ndryshme kanë kërkesat të ndryshme minimale për të operuar. Aplikacionet e mëdha ose më komplekse zakonisht kërkojnë sisteme operimi të fundit për të operuar me efektivitet. Aparatet e vjetër nuk do të jenë në gjendje të instalojnë aplikacione të caktuara dhe disa aplikacione mund të kërkojnë një kartë SIM të instaluar, sii p.sh., WhatsApp.
 

Ju duhet të krijoni një llogari në Google dhe një llogari Play Store para se të shkarkoni aplikacione duke përdorur Play Store, ose një llogari Samsung për shkarkimin e aplikacioneve nga Aplikacionet Galaxy.

Jeni të lutur të vini re: Hapat janë të njëjtë për çdo aparat, por ikonat dhe ekrani tuaj mund të jetë paksa ndryshe nga ilustrimi në varësi të aparatit tuaj, sistemit operativ dhe paraqitja.

Ju mund të hapni ekranin e aplikacioneve duke rrëshqitur gishtin për poshtë ose lartë në ekranin kryesor. Për tu kthyer tek ekrani kryesor, rrëshqitni gishtin për lartë ose poshtë në ekranin e aplikacioneve.

Rrëshqit gishtin lart ose poshtë ekranit kryesor

Si alternativë, ju mund të klikoni ikonën e aplikacioneve për të kaluar tek ekrani i aplikacioneve. Nëse ikona e aplikacioneve nuk shfaqet në ekranin tuaj, ndiqni hapat e mëposhtëm:

1 Në ekranin kryesor, klikoni dhe mbani një fushë bosh të ekranit.
2 Klikoni ‘settings ekrani kryesor’.
Klikoni settings ekrani kryesor
3 Nëse keni versionin Android 9.0 rrëshqitni çelësin ‘buton i aplikacioneve’ për të aktivizuar këtë funksion. Nëse keni një version të mëparshëm, klikoni ‘Butonin e aplikacioneve’, zgjidhni ‘butonin Show Apps’ dhe kliko ‘Apply’.
Klikoni butonin e aplikacioneve
4 Ikona e aplikacioneve nuk shfaqet në fund të ekranit kryesor.
Butoni shfaqet si aplikacione

Për të shkarkuar një aplikacion në aparatin tuaj, ndiqni hapat e mëposhtëm:

1 Nga ekrani kryesor, klikoni butonin apps ose rrëshqitni gishtin për lartë ose poshtë në ekranin e aplikacioneve.
Klikoni butonin e aplikacioneve
2 Klikoni mbi ‘Play Store’ ose hapni skedarin ‘Samsung’ për të hyrë tek Galaxy Apps. Për këtë shembull, ne do të përdorim ‘Play Store’.
Klikoni Play Store
3 Fusni emrin e aplikacionet që dëshironi të shkarkoni, pastaj zgjidhni nga lista e sugjerimeve.
Fusni emrin e aplikacionit që doni të shkarkoni
4 Klikoni “Instalo” tek Play Store ose kliko ikonën e shkarkimit tek Galaxy Apps.
Kliko Instalo
5 Kliko ‘Open’ për të aktivizuar aplikacionin ose klikoni ikonën app nga ekrani i aplikacioneve.
Klikoni Open për të aktivizuar aplikacionin

Për të lëvizur një aplikacion në aparatin tuaj, ndiqni hapat e mëposhtëm:

1 Nga ekrani kryesor, klikoni “Apps” ose rrëshqitni gishtin për lartë ose poshtë në ekranin e aplikacioneve.
2 Klikoni dhe mbani aplikacionin që doni të lëvizni.
3 Klikoni “Shtoni tek ekrani kryesor”.
Klikoni Shtoni tek ekrani kryesor

Jeni të lutur të vini re: Nëse një aplikacion është tashme në faqen Kryesore, klikoni dhe mbani aplikacionin dhe zgjidhni “Largojeni nga ekrani kryesor”.

Nëse doni të ri-konfiguroni aplikacionet, thjesht shtypni dhe mbani aplikacionin dhe çojeni tek vend-ndodhja e preferuar.

Ju mund të gruponi aplikacionet në skedarë për të mbajtur ekranin tuaj të pastër dhe ta bëni më të lehtë për të hyrë/aktivizuar aplikacionet. Për Android 8.0 dhe 9.0, ju keni dy mënyra për ta bërë atë:
 

Ose:

1 Në ekranin kryesor ose ekranin e aplikacioneve, klikoni dhe mbani një aplikacion, pastaj tërhiqeni atë dhe vendoseni mbi një aplikacion tjetër.
Klikoni dhe mbani një aplikacion
2 Shfaqet një kornizë skedari.
Lëshoheni aplikacionin mbi aplikacionin tjetër
3 Klikoni ‘Fusni një emër skedari’ dhe tuteni një emër skedari.

Ose:

1 Klikoni dhe mbani një aplikacion dhe në dritaren që shfaqet, zgjidhni ‘Select items’.
Zgjidhni artikujt
2 Zgjidhni aplikacionin që doni të gruponi në një skedar dhe klikoni ‘Create folder’ në fashën e kreut të ekranit.
Zgjidhni elementet që doni të gruponi
3 Pasi shfaqet korniza e skedarit kliko ‘Fusni emrin e skedarit’ dhe fusni emrin.

Për të shtuar më shumë aplikacione, klikoni ‘Shtoni aplikacione’ në skedar, zgjidhni aplikacionin the klikoni ‘Shtoni’. Ju mund ta shtoni një aplikacion duke e tërhequr atë në skedar.

Klikoni aplikacionet për ti shtuar dhe klikoni Shto

Për të fshirë një skedar, thjesht klikoni dhe mbani një skedar dhe pastaj klikoni ‘Fshij’. Fshihet vetëm skedari. Aplikacionet në skedar do të ri-konfigurohen në ekranin e aplikacioneve.

Klikoni dhe mbani një skedar, pastaj klikoni Fshij

Për të çinstaluar një aplikacion të shkarkuar, klikoni dhe mbani aplikacionin dhe zgjidhni opsionin ‘Çinstalo’.

Klikoni dhembani një aplikacion dhe zgjidhni Çinstalo

Kliko ‘Ok’ për të konfirmuar fshirjen.
 

Ka disa aplikacione të paracaktuara që nuk mund të fshihen nga aparati. Këto mund të çaktivizohen duke klikuar dhe mbajtur aplikacionin dhe zgjedhur opsionin ‘Çaktivizo’.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window