Krahasoni dallimet midis Note10 dhe Note10+

Si Note10, ashtu edhe Note10+, janë të dy telefona të mrekullueshëm. Pavarësisht se cilin prej të dyve do të zgjidhni, do të përfitoni një ekran të madh me pamje mbresëlënëse, karakteristika të reja dhe specifikime të mrekullueshme.  Gjithsesi, ka disa dallime, dhe Note10+ ka elemente të cilat nuk i ofron Note10.

Note10 dhe Note10+ të vendosur përbri njëri-tjetrit

Gjëja më e bukur me çdo telefon të ri është kur ia mëson specifikimet. Si Note10, ashtu edhe Note10+, kanë ekran të teknologjisë “Dynamic AMOLED”, me diametër mbi 6”. Por, ka disa dallime të vogla midis modeleve, prandaj sigurohuni t’i shihni specifikimet përpara se ta blini telefonin e ri Note10.

What is the difference between the Galaxy Note8 and Note9

Specifikimet

Note10+

Note10

Madhësia e ekranit

6.8” WQHD+ (3040 x 1440) Dynamic AMOLED

6.3” FHD+ (2280 x 1080) Dynamic AMOLED

Kamera (mbrapa/përpara)

16 + 12 + 12MP + ToF / 10MP

16 + 12 + 12MP / 10MP

Bateria

4300mAh (zakonisht)

3500mAh (zakonisht)

Karikimi

25w me kabllo / 45W me kabllo (ushqyesi më vetel) / 15w pa kabllo

25w me kabllo / 12w pa kabllo

Kapaciteti i memories/Memoria

256GB, 512GB / 12GB

256GB / 8GB

Procesori

7nm QC Octa-Core

7nm QC Octa-Core

Rrjeti

4G LTE Kat 20 ose 5G

4G LTE Kat 20

S Pen

Po + S Pen Air Action

Po + S Pen Air Action

Dimensionet

162.3 x 77.2 x 7.9mm, 196g, pesha e versionit 5G është 198g

151.9 x 71.8 x 7.9mm, 167g

Skaner për gjurmën e gishtit

Ultrasonik brenda ekranit

Ultrasonik brenda ekranit

Mikrofona

3 gjithsej

3 gjithsej

Gjëja e dytë më e bukur e një telefoni të ri është kur ia zbulon të gjitha karakteristikat e reja.  Note10 dhe Note10+ kanë shumë veçanti mbresëlënëse, si “Dex Live”, “Air actions”, vlerësimin IP68 dhe shumë e shumë të tjera.  Megjithatë, Note10+ ka disa gjëra të cilat nuk ofrohen ende në modelin Note10.

Ofrohen në të dy modelet

Ofrohet vetëm në Note10+

* TOF është një lloj aparati me thellësi që mund të gjejë distancën dhe vendndodhjen e lëndës më saktë se kurrë më parë.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window