Si ta regjistroni dhe fotografoni çfarë shfaqet në ekranin e Note10
Gjëra mbresëlënëse ju presin në telefonin e ri Note10/Note10+. Dhe me opsionet e reja për regjistrimin dhe fotografimin e ekranit, ndarja e përvojës me të tjerët do të jetë më e lehtë se kurrë. Kapni një memë të këndshme, regjistroni lojën, bëni një video ndërvepruese apo tregojini dikujt se si të bëjë diçka në telefon.
Shënim: Jo të gjitha pamjet e shfaqura në ekran e lejojnë regjistrimin apo fotografimin.
Shënim: Screen recorder nuk bën regjistrim të telefonatave të zakonshme, telefonatave përmes internetit apo videotelefonatave. Gjithashtu, disa aplikacione mund ta bllokojnë funksionin e regjistruesit me video të ekranit për shkak të kufizimeve të vendosura nga të drejtat e autorit.
Në vend të aplikacioneve të palëve të treta, regjistrimin si video të asaj që shfaqet në ekran bëjeni me anë të funksionit “Screen recorder”. Me Note10/Note10+, mund të regjistroni thuajse gjithçka që shfaqet në ekranin e telefonit. Madje, mund të përdorni edhe kamerën e përparme për të filmuar veten gjatë videos.
Për të hapur panelin e konfigurimeve të shpejta (“Quick Settings”), lëvizni dy gishta për poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit. Lëvizni gishtin majtas dhe pastaj prekni “Screen recorder”. Në përfundim të numërimit drejt zeros, telefoni fillon të regjistrojë si video çfarëdo që shfaqet në ekran.
Për të shtuar edhe veten në video duke përdorur kamerën e përparme, mjafton të prekni ikonën “Front camera”; kjo ikonë ka pamjen e një personi. Në qoshen e sipërme majtas do të shfaqet një dritare e vogël, dhe kamera fillon të regjistrojë çdo gjë që bëni.
Për ta përfunduar regjistrimin, prekni ikonën “Stop”. Videoja do të ruhet automatikisht në Galeri.
Për ta bërë më interesante, mund edhe të shkruani në ekran, gjatë regjistrimit. Prekni ikonën “Pencil”, zgjidhni ngjyrën e dëshiruar dhe pastaj përdorni gishtin ose penën S Pen për të shkruar në ekran. Vetëm se nuk mund të ndërveproni me lojërat, videot apo opsionet e lundrimit ndërkohë që shkruani në ekran. Pasi ta keni fikur funksionin “Pencil”, ekrani kthehet në funksion normal.
Dëshironi që videoja të regjistrojë vetëm materialet media në telefon apo të regjistrojë edhe tingujt e jashtëm, si, për shembull, zërin tuaj? Këtë dhe cilësime të tjera, mund t’i konfiguroni me lehtësi, për ta bërë të përsosur videon.
Hapni panelin e konfigurimeve të shpejta (“Quick Settings”), duke lëvizur dy gishta për poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit. Lëvizni gishtin majtas dhe pastaj mbani të prekur “Screen recorder”. Këtu do të shihni këto opsione të mundshme:
- Sound: Përzgjidhni se cili tingull do të regjistrohet në video. Mund të përzgjidhni midis mundësive “No sound” (pa zë), “Media sounds” (zërit i materialit media) ose “Media sound mic” (përdor mikrofonin për materialet media).
- Video quality: Përzgjidhni cilësinë që dëshironi për videot. Ofrohen mundësitë 1080p, 720p dhe 480p.
- Selfie video size: Përshtatni madhësinë e dritares së vogël që del kur regjistroni veten me anë të kamerës së përparme.
Fotografimi i ekranit nuk ka ndryshuar, por tastet përkatëse po. Në telefonin Note10/Note10+, funksioni i ndezje/fikjes dhe Bixby-t janë bashkuar në një tast të vetëm, i cili quhet tasti anësor (Side key). Është e vërtetë se është ndryshe nga modelet e mëparshme, por lajmi i mirë është se tani mund ta fotografoni ekranin me një dorë vetëm.
Për të fotografuar ekranin, shtypni shkurt njëkohësisht tastin anësor dhe tastin e uljes së volumit të zërit. Drita e ekranit do të pulsojë dhe në pjesën e poshtme të ekranit do të shfaqet një meny. Ofrohen opsionet e mëposhtme:
- Scroll capture: Nxjerr një foto të gjatë të ekranit, duke kapur gjithçka që ofrohet përmes lundrimit vertikal në të. Ky opsion është i mundshëm vetëm kur mund të bëhet lundrim pamor.
- Draw: Bën ndryshime në fotografinë e ekranit përpara se ta ndani me të tjerë apo ta ruani.
- Add tag: Shton dhe ruan etiketime për fotografinë e ekranit.
- Share: E ndan fotografinë e ekranit me një aplikacion tjetër apo me një kontakt.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window