Si të përdorni Diagnostikimin në aplikacionin Samsung Members të pajisjes suaj Galaxy
Kontrolloni si ju funksionon pajisja me Samsung Members. Keni ndonjë funksion të veçantë të pajisjes që nuk punon siç duhet? Dëshironi të dini nivelin e baterisë? Përpara se t’i drejtoheni një qendre shërbimi, provoni ta kontrolloni pajisjen me anë të mjeteve të vetëdiagnostikimit. Funksioni Diagnostikimi i aplikacionit Samsung Members mund të diagnostikojë dhe analizojë më shumë se 24 funksionalitete të telefonit, përfshirë baterinë, NFC, kartën SIM, rrjetin celular, sensorin, altoparlantin, kamerën, ekranin me prekje, kufjet me kabllo, njohjen e fytyrës, Bluetooth etj.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:
Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).
Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.
Aplikacioni Samsung Members
Në aplikacionin Samsung Members mund të gjeni përgjigje për pyetje që bëhen shpesh dhe të shihni këshilla praktika dhe marifete në lidhje me pajisjen Galaxy. Përpara se t’i drejtoheni qendrës lokale të shërbimit të pajisjeve elektronike Samsung, shihni një herë këtë aplikacion, që ofron dhe mbështet shërbime të volitshme si Diagnostikimi, dërgimi i raporteve të defekteve, mbështetja nga larg, rritje e standardit të sistemit operativ, dhënie mendimesh dhe sugjerimesh për pyetje dhe shqetësime të ndryshme etj. Ky aplikacion vjen i instaluar nga fabrika në pajisjet Galaxy dhe mund të shkarkohet nga linku i mëposhtëm.
Kontrolli vetëdiagnostikues në aplikacionin Samsung Members
Kontrolloni statusin e pajisjes me instrumentin Diagnostikimi të aplikacionit Samsung Members. Mund të përzgjidhni kategoritë e veçanta që dëshironi të diagnostikoni ose të bëni një diagnostikim të plotë. Pas përfundimit të diagnostikimit, mund të përzgjidhni ikonën përkatëse për të parë rezultatet dhe statusin e pajisjes. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të filluar Diagnostikimin.
Nëse hasni në një problem të papritur gjatë përdorimit të pajisjes Galaxy, mund të dërgoni një raport defekti me anë të aplikacionit Samsung Members. Nisja edhe e një regjistri defekti ndihmon shumë për të analizuar shkakun e problemit. Pas të kemi analizuar skedarin me defektin e regjistruar dhe të kemi konfirmuar shkakun e problemit, do t’ju dërgojmë përgjigje me anë të Samsung Members.
Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window