Si menaxhohen fotot dhe videot në aplikacionin Galeria duke i sinkronizuar ato me OneDrive

Mund t'i ruani të gjitha fotografitë dhe videot tuaja në një shërbim cloud duke përdorur OneDrive në telefonin tuaj Galaxy. Duke konfiguruar OneDrive dhe Galerinë të sinkronizohen automatikisht, mund të aksesoni skedarët tuaj në çdo kohë që dëshironi t'i shihni përsëri më vonë, nga një PC me OneDrive ose një pajisje tjetër celulare.

Para se të provoni rekomandimet më poshtë, sigurohuni që të verifikoni nëse programi i pajisjes suaj dhe aplikacionet përkatëse janë azhurnuar në versionin më të fundit. Për të azhurnuar softuerin e pajisjes suaj celular, ndiqni këto hapa: 

Hapi 1. Shkoni tek Konfigurime > Përditësim Programi.

Hapi 2. Klikoni Shkarkoni dhe instaloni.

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.

Si lidhen llogaritë Samsung & MS përmes Cloud Sync

 

Në mënyrë që të sinkronizoni aplikacionin tuaj të Galerisë me OneDrive, së pari duhet të identifikoheni në OneDrive. Edhe nëse nuk keni një llogari MS, ju mund të hyni në OneDrive me një llogari Samsungu përmes Cloud Sync në telefonin tuaj Galaxy. Ndiqni hapat e mëposhtëm.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Galeria, më pas klikoni Menynë (tre linjat horizontale) në fund.

Hapi 2. Klikoni ikonën Konfigurime

Llogaria samsung për lidhjen me Onedrive hapi 1

Hapi 3. Klikoni Cloud Sync në menynë Konfigurimet e Galerisë.

Hapi 4. Lexoni mesazhin, pranoni lejet dhe më pas klikoni Connect.

Llogaria samsung për lidhjen me Onedrive hapi 2

Hapi 5. Klikoni butonin Connect

Hapi 6. Klikoni Create one!, dhe më pas krijo një llogari Microsoft me llogarinë tënde aktuale Samsung. Vazhdoni të ndiqni udhëzimet brenda aplikacionit derisa të përfundoni.

Llogaria samsung për lidhjen me Onedrive hapi 3

Shënim:

  • Menyja Cloud Sync shfaqet vetëm kur nuk jeni identifikuar ende në OneDrive. Nëse jeni regjistruar tashmë, do të shfaqet menyja Sync with OneDrive.
  • Sigurohuni që të jeni lidhur me internetin.

Si sinkronizohen albumet specifike në aplikacionin Galeria

 

Ju mund të sinkronizoni dhe ruani disa albume të rëndësishëm në OneDrive, të tilla si fotot e pushimeve familjare dhe selfiet me miqtë tuaj më të mirë. Filloni nga menyja e konfigurimeve të Galerisë dhe ndiqni hapat më poshtë.

Hapi 1. Klikoni Sync with OneDrive.

Hapi 2. Klikoni Albums to sync.

Albumi i sinkronizimit Onedrive hapi 1

Hapi 3. Mund të zgjidhni se cilat albume do të sinkronizohen me OneDrive duke klikuar mbi butonin pranë albumit.

Albumi i sinkronizimit Onedrive 2

Si shkarkohen skedarët nga OneDrive

 

OneDrive ju lejon të shkarkoni fotot dhe videot që keni sinkronizuar përmes OneDrive nga një telefon, tablet ose PC tjetër.

Hapi 1. Hapni aplikacionin OneDrive dhe më pas klikoni skedën Fotografitë.

Hapi 2. Klikoni mbi foton ose videon që dëshironi të shkarkoni në telefonin tuaj.

Shkarkimi nga Onedrive hapi 1

Hapi 3. Klikoni butonin Download.

Hapi 4. Klikoni SAVE përsëri për ta konfirmuar Nëse dëshironi të ruani në një vendndodhje tjetër, klikoni ikonën Back arrow për të zgjedhur një vendndodhje tjetër për skedarin tuaj, si Dokumentet ose Pikturat.

Shkarkimi nga Onedrive hapi 2

Si rivendosen skedarët e fshirë nga OneDrive

 

Nuk është ndonjë problem i madh nëse fshini aksidentalisht fotografi nga OneDrive. Fotografitë dhe videot e fshira nuk fshihen përgjithmonë menjëherë. Ato ruhen në Koshin e riciklimit për disa ditë, kështu që ju mund të riktheni skedarët tuaj prej tij. Ju mund të gjeni skedarëte fshirë tek OneDrive app > Me > Recycle bin.

Si sinkronizohen automatikisht fotot dhe videot e Galerisë me OneDrive

 

Tipari i sinkronizimit automatik për aplikacionin Galeria mund të çaktivizohet si parazgjedhje, por mund ta aktivizoni me lehtësi, në mënyrë që të gjitha fotot dhe videot tuaja të sinkronizohen me OneDrive. Nëse tashmë keni një llogari në OneDrive, ndiqni hapat më poshtë.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Galeria dhe më pas klikoni Menynë (tre linjat horizontale) në fund.

Hapi 2. Klikoni ikonën Konfigurime.

Suto i sinkronizimit Onedrive hapi 1

 

Hapi 3. Klikoni butonin për të aktivizuar Sync with OneDrive. Fotografitë dhe videot tuaja të Galerisë do të sinkronizohen automatikisht me OneDrive.

Suto i sinkronizimit Onedrive hapi 2

Shënim: Fotografitë dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Nëse po përjetoni vështirësi me celularët, tabletët ose pajisjet tuaja Samsung, mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.

Kjo na lejon të shohim nga afër atë që po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen vetëm për sa kohë zgjat hetimi. Shihni më shumë në lidhje me dërgimin e një raporti gabimesh tek 'Si të përdoret aplikacioni Samsung Members'.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window