Si të zgjidhni problemet me përditësimet e softuerit

Nëse nuk e përditësoni dot softuerin me versionin më të fundit, kjo mund të ndodhë për shkak të hapësirës së pamjaftueshme të memories së pajisjes suaj. Lexoni në vijim për të mësuar më shumë për menaxhimin e të dhënave.

Fshini aplikacionet të cilat nuk i përdorni

Fshirja e një aplikacioni të cilin nuk e përdorni është një mënyrë e thjeshtë për ta liruar memorien e pajisjes. Mbani të prekur ikonën e aplikacionit dhe përzgjidhni Uninstall (Çinstalo). Mund të ndiqni edhe hapat e mëposhtëm.

Përzgjidhni Aplikacionet Përzgjidhni Aplikacionet

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësimet) dhe përzgjidhni Apps (App-et).

Përzgjidhni nga lista aplikacionin që dëshironi të fshini Përzgjidhni nga lista aplikacionin që dëshironi të fshini

Hapi 2. Përzgjidhni nga lista një aplikacion që dëshironi të fshini.

Çinstaloni aplikacionin Çinstaloni aplikacionin

Hapi 3. Përzgjidhni Uninstall (Çinstalo).

prekni “OK” për ta fshirë aplikacionin prekni “OK” për ta fshirë aplikacionin

Hapi 4. Prekni OK për ta fshirë aplikacionin.

Me këta hapa mund të pastroni kashenë (memorien speciale) dhe të fshini skedarët e përkohshëm të aplikacionit.

Përzgjidhni Aplikacionet Përzgjidhni Aplikacionet

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësimet) dhe përzgjidhni Apps (Aplikacionet).

Përzgjidhni aplikacionin për të fshirë kashenë Përzgjidhni aplikacionin për të fshirë kashenë

Hapi 2. Përzgjidhni një aplikacion, kashenë e të cilit dëshironi të fshini.

Përzgjidhni Arkivimi Përzgjidhni Arkivimi

Hapi 3. Përzgjidhni Arkivimi.

Prekni Pastro memorien speciale Prekni Pastro memorien speciale

Hapi 4. Prekni Pastro memorien spec.

Mund ta fshini menjëherë edhe të gjithë kashenë përmes optimizimit të pajisjes. Ndiqni hapat e mëposhtëm.

 

Kujdesi për baterinë dhe pajisjen Kujdesi për baterinë dhe pajisjen

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësimet) dhe përzgjidhni Battery and device care (Kujdesi për baterinë & pajisjen).

Prekni “Optimize now” (Optimizo tani) Prekni “Optimize now” (Optimizo tani)

Hapi 2. Prekni Optimize now (Optimizo tani).

Prekni “Done” (U krye) për ta përfunduar optimizimin Prekni “Done” (U krye) për ta përfunduar optimizimin

Hapi 3. Pas optimizimit, prekni Done (U krye) për ta përfunduar.

Shënim:

  • Bëni kujdes të mos përzgjidhni Clear data (Pastro të dhënat). Kjo do t’i fshinte të gjitha të dhënat e lidhura me aplikacionin.

Duke i ngarkuar të dhënat në cloid, mund t’i menaxhoni skedarët pa u shqetësuar për kapacitet të pamjaftueshëm arkivimi në pajisje. Nëse nuk e përditësoni dot softuerin për shkak të mungesës së hapësirës së memories, provoni Samsung Cloud. Mund të vijoni t’i arkivoni të dhënat me të njëjtën metodë.

Përzgjidhni llogarinë Samsung Përzgjidhni llogarinë Samsung

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësimet) dhe përzgjidhni Samsung account (Llogaria Samsung).

Përzgjidhni Samsung Cloud Përzgjidhni Samsung Cloud

Hapi 2. Përzgjidhni Samsung Cloud.

Samsung Cloud Rezervo të dhëna Samsung Cloud Rezervo të dhëna

Hapi 3. Përzgjidhni Back up data (Rezervo të dhëna).

Përzgjidhni llojin e të dhënave që dëshironi të ngarkoni në Samsung Cloud Përzgjidhni llojin e të dhënave që dëshironi të ngarkoni në Samsung Cloud

Hapi 4. Përzgjidhni llojin e të dhënave që dëshironi të ngarkoni në Cloud.

Përzgjidhni Rezervo tani Përzgjidhni Rezervo tani

Hapi 5. Përzgjidhni Back up now (Rezervo tani).

Shënim:

  • Duhet të jeni të identifikuar në një llogari Samsung për të pasur mundësi të hyni në Samsung Cloud.
  • Nëse aktivizoni Auto back up while roaming (Rezervo auto në bredhje)Hapi 4, pajisja juaj i arkivon automatikisht të dhënat e përzgjedhura kur lidhet me internetin.

Nëse keni memorie të mjaftueshme në pajisje por nuk e përditësoni dot softuerin, mund të provoni ta përditësoni në Modaliteti i sigurise.

Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor

Hapi 1. Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.

fik pajisjen fik pajisjen

Hapi 2. Përzgjidhni Power off (Fik).

Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor

Hapi 3. Pasi të jetë fikur ekrani, shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.

Lëshojeni tasti anësor por gjithë duke e mbajtur të shtypur tastin e uljes së volumit Lëshojeni tasti anësor por gjithë duke e mbajtur të shtypur tastin e uljes së volumit

Hapi 4. Kur të shfaqet në ekran stema e Samsungut, lëshojeni tastin anësor, gjithë duke e mbajtur tastin e uljes së volumit.

Provoni ta përditësoni softuerin në Regjimin e sigurt Provoni ta përditësoni softuerin në Regjimin e sigurt

Hapi 5. Kur të shfaqet Safe mode (Modaliteti i sigurise) në cepin e poshtëm majtas të ekranit, lëshojeni tastin. Provoni ta përditësoni softuerin në Modaliteti i sigurise.

Mund të kaloni nga Modaliteti i sigurise në regjimin normal të punës, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

Hapi 1. Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor

Hapi 2. Përzgjidhni Restart (Rinis)

Kaloni nga regjimi i sigurt në regjimin normal

Shënim:

  • Vendi ku ndodhet tasti i volumit dhe tasti anësor mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window