Samsung Knox mbron pajisjet dhe shërbimet tuaja me parimet tona të gjera të sigurisë dhe partneritete të thella.
Punojmë pa pushim për t'u siguruar se mund t'i besoni Samsung Knox për mbrojtjen e plotë të të dhënave tuaja dhe mënyrën e jetesës tuaj.
Parime të sigurisë së Samsung Knox
Besimi nga hardueri e sipër
Ndërtojmë Zinxhirin tonë të besimit nga Burimi i besimit (RoT) të harduerit rezistent ndaj ndërhyrjeve.
Burimi ynë i besimit është i ngulitur thellë në çipat tanë dhe nuk ekspozohet ndaj botës së jashtme, ndërsa aksesohet vetëm nga një grup i kufizuar aplikacionesh.
Sigurojmë që funksionet tona kryesore të softuerit të mos cënohen ndërsa ofrojmë mbrojtje të të dhënave personale nga skaji në skaj.
Veçoritë tona të sigurisë të mbështetura nga hardueri lejojnë klientët tanë të ndihen të sigurtë dhe të ruajnë qetësinë e mendjes.
Sigurimi i një mjedisi të sigurtë ekzekutimi për softuerët e ndjeshëm ndaj sigurisë
Ofrojmë një mjedis ekzekutimi të përkushtuar që përpunon të dhëna të ndjeshme dhe konfidenciale duke siguruar mbrojtje ndaj sulmeve të malware.
Luajtja e mbrojtur e videos, vërtetimi i përdoruesit dhe aplikacionet e pagesave ekzekutohen në mjedisin tonë të sigurtë të ekzekutimit. Për aplikacionet e vërtetimit të përdoruesve, mjedisi ynë i sigurtë i ekzekutimit bllokon aksesin e pa-autorizuar në informacionin e ndjeshëm biometrik. Për aplikacionet e pagesave, mjedisi ynë i sigurtë i ekzekutimit siguron trajtimin e sigurtë të ndërveprimeve të pagesave.
Ruajtja e dhënave të ndjeshme në magazinë plotësisht të sigurtë dhe të izoluar
Të dhënat shumë të ndjeshme si biometria, vlerat e PIN-it ose PII-së ruhen në magazinë plotësisht të sigurtë dhe të izoluar që është rezistente ndaj kërcënimeve të rrjedhjes së të dhënave.
Magazinimi ynë plotësisht i sigurtë dhe i izoluar është gjithashtu rezistent ndaj sulmeve fizike.
Futja e teknologjive të provuara të kriptografisë
Futim algoritme dhe teknologji të provuara kriptografike për të ofruar zgjidhje për mbrojtjen e të dhënave.
Produktet dhe shërbimet e Samsung përdorin teknologji kriptografike të njohura dhe të standardizuara ndërkombëtarisht. Sigurojmë zbatimin e këtyre teknologjive kriptografike nëpërmjet çertifikimeve të tilla si Federal Information Processing Standard (FIPS). Të dhënat e klientëve ruhen në mënyrë të sigurtç në formë të koduar. Mekanizma të tillë të mbrojtjes së të dhënave zbatohen gjithashtu për të dhënat në qetësi dhe të dhënat në tranzit.
Zbatimi i teknologjive të fuqishme të vërtetimit të përdoruesit
Zbatojmë teknologji të fuqishme vërtetimi që kualifikojnë vetëm përdoruesit e caktuar për tç aksesuar pajisjet dhe shërbimet tona.
Një gamë e gjerë e teknologjive të vërtetimit të përdoruesit si PIN, modeli, fjalëkalimi, shenja e gishtit dhe njohja e irisit përdoren në kombinim për të ofruar vërtetim të fuqishëm të përdoruesit. Përveç kësaj, Samsung Account mund të përdoret për të kontrolluar aksesin në shërbimet e internetit dhe vërtetimi ynë i shumëfishtë mund të zbatohet për të lejuar vetëm përdoruesit e caktuar të kenë akses dhe të përdorin pajisjet, shërbimet dhe të dhënat.
Parandalimi në mënyrë proaktive i cënimit të kodit dhe të dhënave
Zbatojmë teknologji që zbulojnë aktivitete të paligjshme cënuese në pajisjen dhe shërbimet tuaja. Krijojmë në mënyrë proaktive mekanizma që njoftojnë dhe paralajmërojnë përdoruesit për këto aktivitete për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm ndaj përdoruesve.
Zbulojmë dhe parandalojmë përpjekjet cënuese ndaj produkteve tona për të siguruar që secili produkt të mbetet i sigurtë dhe i pacënuar. Verifikojmë integritetin e softuerit të ekzekutuar në kohën e ndezjes përmes ndezjes së sigurtë. Teknologjia jonë e verifikimit të softuerit mbartet në përditësimet e softuerit, duke parandaluar instalimin e paverifikuar të përditësimeve të softuerit. Teknologjia jonë e mbrojtjes në kohë reale ofron mbrojtje gjithmonë aktive ndaj softuerit në kohën e ekzekutimit dhe ndaj të dhënave të ndjeshme.
Zbatimi i përditësimeve më të fundit të sigurisë
Zbatojmë përditësimet dhe kodimet më të fundit të sigurisë për të luftuar sulmet nga malware që janë gjithnjë në ndryshim dhe peisazhet e hakerimit.
Produktet e Samsung ofrojnë përditësime sigurie përmes një sërë kanalesh. Ofrojmë përditësime në internet përmes rrjetit, si dhe përditësime periodike dhe urgjente të sigurisë për të trajtuar gjerësisht dhe me shpejtësi dobësitë.
Ndjekja e një procesi të rreptë të zhvillimit të sigurisë
Nga konceptimi deri në fund të jetës, ndjekim një proces të rreptë të zhvillimit të sigurisë që mbulon të gjithë jetëgjatësinë e produkteve tona dhe përvojën e klientit.
Politikat tona të sigurisë mbulojnë klasifikimin, trajtimin dhe përpunimin sesi mbrojmë të dhënat personale dhe forma të tjera të të dhënave konfidenciale. Kryejmë shqyrtime rigoroze të dizajnit të sigurisë që merr në konsideratë të gjitha llojet e vektorëve të sulmit. Kontrollojmë vazhdimisht peizazhin e kërcënimeve për kërcënimet e shfaqura në pajisjet dhe shërbimet tona.
Ofrimi i sigurisë së plotë
me platformën e çertifikuar të sigurisë Knox
Platforma e sigurisë Knox Samsung është themeli për mbrojtjen në një pajisje personale, zgjidhje biznesi sipërmarrëse dhe shërbim.
Platforma e sigurisë Knox përbëhet nga shtresa të shumta të mekanizmave të mbrojtjes dhe sigurisë që mbrojnë të dhënat nga programet me qëllim të keq dhe kërcënimet. Platforma e sigurisë Knox është vërtetuar dhe çertifikuar nga agjenci të shumta qeveritare, organe të çertifikimit të sigurisë dhe shitës të palëve të treta të sigurisë.
Që nga momenti kur klienti e fuqizon pajisjen, platforma e sigurisë Knox mbron pajisjen dhe shërbimet.
Teknologjia e sigurisë Knox e rrënjosur thellë në produktet tona
Samsung Knox ofron një mjedis dixhital ku klientët mund të përdorin produktet dhe shërbimet tona në mënyrë të sigurt.
「Secured by Knox」 garanton siguri.
Ruajmë nivelin më të lartë të sigurisë dhe garancisë
Samsung punon ngushtë me komunitetet e studimit të sigurisë në mbarë botën në ndjekje të sigurisë gjithëpërfshirëse.
Marrim sinjale gabimesh dhe dobësie të sigurisë nga kanale të ndryshme, duke përfshirë e-mail dhe faqen e raportimit. Korrigjojmë kërcënimet dhe dobësitë me shpejtësi.
Gjithashtu vendosim në punë Programin ‘Bug Bounty’, i cili shpërblen komunitetet e sigurisë për gjetjen dhe raportimin e dobësive të sigurisë.