EHS Mono HT Quiet

Pompa jonë e ngrohjes me temperaturë të lartë, zhurmë të ulët

EHS Mono HT Quiet, një pompë ngrohjeje me temperaturë të lartë, zhurmë të ulët, ideale për tregun e rinovimit të banesave. Ajo ndërthur veçoritë e avancuara dhe teknologjitë e reja për të arritur temperatura të larta të ujit dhe nivele të ulëta të zhurmës. Gjithashtu, kjo pompë e ngrohjes e projektuar me stil, ka kapacitetin të ofrojë me efikasitet rendiment ngrohjeje* 100% edhe në mot tejet të ftohtë (në temperatura të ulëta deri në -25°C¹). Ajo është gjithashtu e lehtë në instalim dhe mirëmbajtje.

* Raporti i efikasitetit të daljes së ngrohjes (kapaciteti) kundrejt hyrjes së rrymës (elektriciteti). Testuar së brendshmi në kushte laboratorike të bazuara në EN 14511, rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve konkrete të përdorimit.

Ngrohje efikase

EHS Mono HT Quiet është një sistem pompe ngrohjeje që siguron ngrohje (SCOP* i A+++)² dhe ujë të ngrohtë me efikasitet energjetik për shtëpinë tuaj. Për të gjeneruar 5,0 kW energji, ai konsumon vetëm rreth 1 kW energji elektrike dhe pjesën tjetër e grumbullon nga ajri³.

*SCOP = Koeficienti sezonal i rendimentit.

*SCOP = Koeficienti sezonal i rendimentit.

Temperatura uji të ngrohtë prej deri në 70°C

Shumë banesa në Evropë po përdorin radiatorë më të vjetër që kërkojnë një temperaturë uji të ngrohtë prej 65°C ose më të lartë për të ngrohur dhomat me efikasitet. Shumica e pompave të zakonshme të ngrohjes funksionojnë në temperatura nga 55°C - 60°C. Nga ana tjetër, EHS Mono HT Quiet i ri është në gjendje të sigurojë vazhdimisht ujë të ngrohtë deri në 70°C për qëllime të ngrohjes së banesës4. Kjo mund ta bëjë atë një zëvendësues të përshtatshëm për bojlerët me gaz, pasi ofrojnë një temperaturë të lartë të ujit në largim.

35 d(BA) modaliteti i heshtur

Falë teknologjive novatore të reduktimit të zhurmës, EHS Mono HT Quiet (i certifikuar me Quiet Mark) funksionon në nivele zhurme të ulëta deri në 35 d(BA)5, duke përdorur një modalitet qetësie me 4 nivele. Njësia e jashtme e pompës së ngrohjes vjen me një sistem izolimi akustik me dy shtresa të përshtatur me një dizajn të patentuar me panele shajaku me brazda6, i cili bllokon dhe përthith me efikasitet zhurmën e krijuar nga pjesët me kompresion dhe dridhjet.

Projektim cilësor

EHS Mono HT Quiet ndërthuret më së miri me fasadën e çdo ndërtese dhe vjen në ngjyrë gri të errët, që harmonizohet me tendencën aktuale të projektimit për fasadat e ndërtesave moderne. Njësia e jashtme, rreth 1 m e lartë, vjen me një strukturë të re rrjete të zezë horizontale, që nuk lejon shikimin e pjesëve të saj mekanike të brendshme.⁷

Instalim dhe mirëmbajtje e lehtë

Njësia e jashtme e EHS Mono HT Quiet është projektuar për të qenë e thjeshtë në instalim dhe mirëmbajtje. Pjesët e brendshme të pompës së ngrohjes janë lehtësisht të aksesueshme nëpërmjet panelit anësor që mund të hiqet lehtësisht duke zhvidhosur tri vida. Kjo kursen kohë dhe përpjekje të konsiderueshme gjatë procesit të instalimit dhe mirëmbajtjes.

Rendiment i qëndrueshëm në ngrohje në -25°C

Kjo pompë ngrohjeje ka kapacitetin të ofrojë me qëndrueshmëri rendiment ngrohjeje 100%⁸ edhe në mot tejet të ftohtë (në temperatura të ulëta deri në -25°C⁹). Shkëmbyesi i zgjeruar i nxehtësisë transferon më shumë nxehtësi njëherësh dhe një Scroll Compressor i ri e kompreson freonin në presion më të lartë, ndaj punon qëndrueshëm në temperatura të ftohta.

Gjeni një instalues

Partnerët e Samsung janë specialistë të klimës të trajnuar posaçërisht për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja për kujdesin ndaj ajrit. Gjeni instalues një afër jush.

Linja jonë EHS Mono HT Quiet

EHS Mono HT - 8,0 kW EHS Mono HT - 8,0 kW

EHS Mono HT Quiet - 8,0 kW

EHS Mono HT - 12,0 kW EHS Mono HT - 12,0 kW

EHS Mono HT Quiet - 12,0 kW

EHS Mono HT - 14,0 kW EHS Mono HT - 14,0 kW

EHS Mono HT Quiet - 14,0 kW

  • 1 Bazuar në testimin e brendshëm në një njësi të jashtme EHS Mono HT (AE120BXYDGG), krahasuar me një njësi të jashtme konvencionale EHS (AE120RXYDGG). Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve konkrete të përdorimit.
  • 2 SCOP i A+++ = Bazuar në koeficientin sezonal të rendimentit (SCOP) për 35⁰C. Bazuar në testimet e përcaktuara në EN14825. Mund të ndryshojë në varësi të konfigurimit të sistemit, temperaturës dhe kushteve konkrete të përdorimit.
  • 3 Bazuar në analizat e brendshme. COP (ngrohja nominale) mesatare e produkteve EHS Mono HT të Samsung është 5,05, prandaj ato janë më ekologjike krahasuar me sistemet e zakonshme të bojlerëve, që në përgjithësi kanë një COP prej mesatarisht 1,0.
  • 4 Temperatura e ujit në largim kur temperatura e jashtme është midis -15°C – 43°C. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve konkrete të përdorimit.
  • 5 Bazuar në testimet e brendshme. Niveli i zhurmës matet 3 m larg pjesës së përparme të njësisë së jashtme, në ambient pa jehonë me temperaturë të jashtme prej 7°C. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve mjedisorë dhe përdorimit individual.
  • 6 Nr. i patentës: P2022-0012826.
  • 7 Bazuar në një lartësi shikimi prej 1700 mm.
  • 8 Raporti i efikasitetit të daljes së ngrohjes (kapaciteti) kundrejt hyrjes së rrymës (elektriciteti). Testuar së brendshmi në kushte laboratorike të bazuara në EN 14511, rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve konkrete të përdorimit.
  • 9 Bazuar në testimin e brendshëm në një njësi të jashtme EHS Mono HT (AE120BXYDGG), krahasuar me një njësi të jashtme konvencionale EHS (AE120RXYDGG). Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve konkrete të përdorimit.