Përpiqemi ta bëjmë faqen tonë në internet
të përdorshme për këdo

Faqja në internet e Samsung-ut (www.samsung.com) është në përputhje me praktikat e WCAG-së

Veçori që ndihmojnë në internet duke pasur parasysh këdo

Gjithnjë jemi duke parë sesi të përmirësojmë faqen në internet për të dhënë përvojën më të mirë të përdoruesit për të gjithë përdoruesit. Duke vepruar në përputhje me Web Content Accessibility Guide, faqja jonë në internet përdor raportin e përshtatshëm të kontrastit ndaj teksteve dhe imazheve tona në mënyrë që përdoruesit të mund të ndërveprojnë saktësisht në çdo madhësi të caktuar ose orientim të ekranit me lehtësi. Butonat tanë GNB (Shiriti i Lundrimit Global) dhe Butonat Mbyll/Dal janë krijuar që të mund të komandohen pa një maus. Gjithashtu kemi veçori të ndihmës që lejojnë përdoruesit me dëmtime të shikimit që të personalizojnë lirisht madhësinë e shkronjave, kontrastin dhe hapësirën për t’iu përshtatur më mirë nevojave të përdoruesit. Duke vendosur me kujdes tekste zëvendësuese të përshkrimit (Tekste alternative) në kodet HTML, app-et e lexuesit të ekranit mund të përshkruajnë se çfarë imazhi ose video është duke u shfaqur. Gjithashtu i lejon përdoruesit të dijë nëse faqja është duke u shfaqur, të tregojë rezultatet e një kërkimi, cilat opsione të butonave janë të disponueshme në ekran.
Faqja në internet e Samsung-ut do të evoluojë vazhdimisht për të dhënë akses të leverdishëm ndaj të gjitha përmbajtjeve tona dixhitale.

Veprojmë në përputhje me udhëzimet për mundësinë e përdorimit të internetit

WCAG (Web Contents Accessibility Guideline) është një standard global i udhëzimit të mundësisë së përdorimit që ekziston për të siguruar se të gjitha përmbajtjet në internet janë të përdorshme për këdo pa diskriminim dhe shqetësim.
Për të siguruar këtë, Samsung krijoi SWCAG (Samsung.com WCAG) duke përdorur versionin WCAG 2.1 si bazën e tij.
Krijuam 21 pika të kontrollit të procesit të standardizuar për të vepruar në përputhje me Nivelin A, Nivelin AA të rekomanduar nga W3C (World Wide Web Consortium).

Ndihmë për Mundësinë e përdorimit për klientin

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe përmirësuar përvojën tuaj të mundësisë së përdorimit

Këshilla për cilësimin e mundësisë së përdorimit

  1. Smartfon/Tabletë

    Shkurtore të mundësisë së përdorimit - Shkurtorja e mundësisë së përdorimit ju lejon të përdorni veçoritë e mundësisë së përdorimit më shpejt dhe më lehtësisht. (Përdorni butonin e Mundësisë së përdorimit, Shtypni shpejt tastet e Anës dhe të ngritjes së Volumit, Shtypni dhe mbani të shtypur tastet e ngritjes dhe uljes së Volumit)

    Rivendosni cilësimet e mundësisë së përdorimit - Rivendosni cilësimet e mundësisë së përdorimit në nivelet e paracaktuara, veçmas nga cilësimet e tjera.

    Rekomanduar për ju - Mund të kontrolloni se cilat funksione të mundësisë së përdorimit jeni duke përdorni tashme dhe rekomandimet e funksionit për ju.

     

  2. Ora

    Shkurtore të mundësisë së përdorimit - Takoni tre herë me dy gishta në çdo ekran për të aktivizuar funksionin tuaj të zgjedhur të mundësisë së përdorimit.

     

  3. TV

    Rregulloni veçoritë e mundësisë së përdorimit të TV-së me një meny të thjeshtë me një prekje në ekran. Mund të aktivizoni shumicën e veçorive të TV-së me shkurtoren e Mundësisë së përdorimit. Pasi të jetë aktivizuar, hapni udhëzuesin me Zë dhe udhëzuesin e Gjuhës me shenja automatikisht. Për të shfaqur shkurtoren e Mundësisë së përdorimit, shtypni dhe mbani butonin e volumit. Përndryshe, shtypni dhe mbani butonin e heshtjes ose shtypni butonin e shfaqjes së tekstit.