Aksesueshmëria për pajisjet mobile Galaxy
Asistent zëri + TalkBack
Samsung dhe Google po punojnë ngushtë për të ofruar një përvojë unike, të aksesueshme dhe të unifikuar në të gjitha pajisjet android.
Tashmë, Asistenti i zërit i Samsung dhe TalkBack i Google janë bashkuar në një lexues të unifikuar ekrani. Duke pasur nën kontroll identitetet unike të Asistentit të zërit dhe TalkBack, tashmë keni një lexues ekrani shumë më të leverdisshëm dhe efektiv në të gjitha pajisjet tuaja Android.
Provoni TalkBack e ri të ofruar nga One UI 3.0.
Si të përdorni TalkBack
Mësoni përdorimin bazë
TalkBack lexon me zë të lartë artikujt e fokusuar. Fokusi mund të kontrollohet duke trokitur ose rrëshqitur në ekran.
• Dëgjoni çfarë shkruhet në ekran
Trokitni mbi ekran me një gisht ose eksploroni ekranin duke lëvizur lirisht në ekran nëpërmjet prekjes.
• Ekzekutoni artikullin e fokusuar
Trokitni dy herë me një gisht.
• Zhvendosni fokusin te një artikull tjetër
Zvarritni majtas/djathtas me një gisht.
Metodat bazë të përdorimit mund t'i mësoni përmes "Cilësimet > Aksesueshmëria > TalkBack > Cilësimet > Tutoriali i TalkBack"
Identiteti i Asistentit të zërit i integruar me TalkBack
Gjeste me shumë gishta
Gjestet me shumë gishta të asistentit të zërit tashmë janë të disponueshme së bashku me gjestet me një gisht të TalkBack. Ekzekutoni menjëherë funksionet e ndryshme të TalkBack duke përdorur gjestet me shumë gishta pa qenë e nevojshme të shkoni te cilësimet. Nëse nuk ju pëlqen një gjest, mund ta ndryshoni atë gjithsesi dhe në çdo moment.
Shkoni te "Aksesueshmëria> TalkBack> Cilësimet> Personalizo gjestet" për të mësuar më shumë dhe për të ndryshuar veprimet e cilitdo gjesti.
Si të përdorni bllokun e gjesteve
Keni harruar një gjest? Mund të testoni dhe kontrolloni disa gjeste në bllokun e gjesteve. Për të ekzekutuar bllokun e gjesteve, trokitni një herë mbi ekran me 4 gishta.
Si të përdorni menynë e leximit
Menyja e shpejtë e asistentit të zërit është gjithashtu i disponueshëm në TalkBack e ri. Rrëshqitni tri gishta në çdo drejtim - lart, poshtë, majtas, djathtas - për të aksesuar menynë e disponueshme të leximit. Rrëshqitjet e vazhdueshme me 3 gishta ju lejojnë të zgjidhni menynë e leximit që dëshironi, të tillë si detajimi, shpejtësia e të folurit dhe gjuha e folur.
Konfiguroni menynë tuaj të leximit në "Aksesueshmëria> TalkBack> Cilësimet> Personalizo menynë"
Aktivizoni TalkBack me konfigurimin e ekspertit
Tashmë mund të aktivizoni dhe përdorni TalkBack nga vetë ekrani që shfaqet kur shpaketoni telefonin tuaj. Kjo metodë është e disponueshme përgjatë të gjithë procesit të konfigurimit me ekspertin.
• Shtypni dhe mbani shtypur me 2 gishta
• Shtypni me shpejtësi tastet anësore dhe të ngritjes së volumit
• Shtypni dhe mbani shtypur tastet e ngritjes dhe uljes së volumit
Veçori të tjera të dobishme të TalkBack
Veçori të tjera të TalkBack, të tilla si modifikmi i tekstit dhe shkurtoret e tastierës, ju ndihmojnë ta kontrolloni pajisjen tuaj më shpejt dhe më me lehtësi. Mësoni më shumë në cilësimet dhe tutorialin e TalkBack.
Modifikoni tekstin
Veçoritë e modifikimit, të tilla si: Zgjidh, zgjidhi të gjitha, kopjo, prit dhe ngjit mund të kryhen nëpërmjet gjesteve.
Zbuloni më shumë rreth gjesteve në "Cilësimet> Aksesueshmëria> TalkBack> Cilësimet> Personalizo gjestet"
Shkurtorja e tastierës
Mund ta kontrolloni TalkBack me tastet e shkurtores së tastierës kur jeni të lidhur me një tastierë me Bluetooth ose USB.
Zbuloni më shumë rreth hartëzimit të tasteve në "Cilësimet> Aksesueshmëria> TalkBack> Cilësimet> Shkurtoret e tastierës"
Asistenti i zërit
dhe tutoriali i asistentit të zërit
Asistenti i zërit mund të kthehet në sytë tuaj kur përdorni telefonin tuaj. Veçoritë e tij ju japin kontroll maksimal mbi telefonin tuaj edhe nëse nuk mund ta shihni. Kur asistenti i zërit është i aktivizuar, telefoni juaj ju ofron komente me zë për të ndihmuar përdoruesit e verbër dhe me shikim të dobët. Për shembull, ai përshkruan atë që ju prekni, zgjidhni dhe aktivizoni. Gjithashtu mund ta modifikoni tekstin ose të ndryshoni cilësimet e ndryshme, të tilla si volumi ose shpejtësia e të folurit, nëpërmjet gjesteve të rrëshqitjes dhe trokitjes që janë intuitive për ju.
*Imazhet e pajisjes janë simuluar për qëllime ilustruese.