Dëgjimi

Dëgjimi

Smartfon/Tabletë

Heshtni të gjitha zërat
Heshtni të gjitha zërat fik të gjitha zërat e pajisjes.

* Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Heshtni të gjitha zërat

Ndihma për aparatin e dëgjimit
Përmirësoni cilësinë e zërit për të punuar me aparat dëgjimi.
Funksioni i transmetimit të multimediave dhe i ridrejtimit të zërit të thirrjes me lidhje energjie të ulët Bluetooth (BLE) do të lejohet të përdoret nga Android 10.
  • * Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Ndihma për aparatin e dëgjimit
  • * Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
Ekuilibri i zërit majtas/djathtas
Rregulloni ekuilibrin e zërit majtas/djathtas për t’iu përshtatur preferencave tuaja të dëgjimit.
  • * Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Ekuilibri i zërit majtas/djathtas
  • * Kjo veçori nuk përdoret për volumin e telefonatës.
Audio mono
Audio mono kombinon tingullin e stereos në një sinjal që dëgjohet përmes të gjithë altoparlantëve të kufjeve. Përdoreni këtë nëse keni një dëmtim të dëgjimit ose nëse një kufje e vetme është më e leverdishme.

* Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Audio mono

Përshtatni zërin
Mund të jeni më të ndjeshëm ose më pak të ndjeshëm ndaj disa frekuencave të zërit krahasuar me njerëz të tjerë. Përshtatja e zërit ju jep tingull të përsosur që është rafinuar tamam për veshët tuaj. Zgjidhni një cilësim paraprak që i përshtatet moshës tuaj ose provoni një analizë të dëgjimit për të marrë tingull plotësisht të personalizuar.

* Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Përshtatni zërin

Transkriptimi Live & Njoftime me tingull
Bëni biseda lehtësisht, me Transkriptim Live në Android. Veçoria do të zbulojë gjuhën që flitet nga mbi 70 gjuhë dhe dialekte. Ndihma e tekstit përshtatet ndërsa biseda juaj rrjedh. Njoftimi me tingull ju njofton bazuar në zërat përqark. Kjo veçori do t’ju lejojë të keni dijeni të gjendjeve të rëndësishme në shtëpi, si një alarm i zjarrit ose i rënies së ziles së derës, në mënyrë që të mund të përgjigjeni shpejt.
  • * Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Transkriptimi Live / Njoftime me tingull
  • * Mundësuar nga teknologjia e njohjes së ligjërimit nga Google.
  • * Bisedat qëndrojnë vetëm në telefonin tuaj, nuk ruhen në serverë të tjerë.
Tekst Live & Preferenca e tekstit
Me një takim të vetëm, Tekst Live në Android do të japë automatikisht tekst të çdo mediave në telefonin tuaj. Çdo video, podkast dhe mesazh audio në çdo app--edhe gjërat që regjistroni vetë. Mund të aktivizoni ose çaktivizoni tekstin dhe të personalizoni madhësinë ose stilin e tyre.
  • * Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Tekst live / Preferenca e tekstit
  • * Sot Live Caption lejon përdorimin e anglishtes dhe ka plane për të lejuar përdorimin e më shumë gjuhëve në të ardhmen e afërt.
  • * Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
  • * Jo të gjitha app-et lejojnë përdorimin e preferencave të tekstit.
Amplifikim i zërit të ambientit
Amplifikoni botën rreth jush. Dëgjoni bisedën tuaj më qartë me kufje duke pakësuar zhurmën përreth jush.
  • * Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Amplifikoni zërin e ambientit
  • * Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
Njoftimi me vezullim
Njoftimi me vezullim vezullon dritën e kamerës ose ekranin kur merrni njoftime ose kur bien zile. Mund të zgjidhni një ngjyrë të ndryshme për secilin app për të përcaktuar lehtësisht nga është duke ardhur një njoftim ose një zile.
  • * Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Cilësime të përmirësuara > Njoftimi me vezullim
  • * Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.

Orë

Heshtni të gjitha zërat
Heshtni të gjitha zërat fik të gjitha zërat nga pajisja.

* Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Heshtni të gjitha zërat

Audio mono
Kaloni kufjet tuaja nga zëri stereo në mono. Përdoreni këtë nëse keni një dëmtim të dëgjimit ose nëse një kufje e vetme është më e leverdishme.

Ekuilibri i zërit majtas/djathtas

Ekuilibri i zërit majtas/djathtas
Rregulloni ekuilibrin e zërit majtas/djathtas për t’iu përshtatur preferencave tuaja të dëgjimit.
  • * Si ta cilësoni: Cilësime > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të dëgjimit > Ekuilibri i zërit majtas/djathtas
  • * Kjo veçori mund të jepet nga One UI Watch 4.5.
  • * Kjo veçori nuk përdoret për volumin e telefonatës.

Buds

Personalizoni zërin e ambientit
Kur dëgjoni zëra përreth përmes Galaxy Buds, mund të përshtatni tonin, volumin M/D dhe ta bëni tingullin më të dëgjueshëm në drejtimin e shikimit, në mënyrë që të mund ta dëgjoni atë në tonin tuaj të preferuar.
  • * Si ta cilësoni: Galaxy Wearable > Cilësime të kufjeve > Mundësia e përdorimit > Personalizoni zërin e ambientit
  • * Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
Ekuilibri i zërit majtas/djathtas
Rregulloni ekuilibrin e zërit majtas/djathtas për t’iu përshtatur preferencave tuaja të dëgjimit.

* Si ta cilësoni: Galaxy Wearable > Cilësime të kufjeve > Mundësia e përdorimit > Ekuilibri i zërit majtas/djathtas

TV

Teksti
Tekste jepen për pothuajse të gjitha programet TV të SHBA-së. Dialogu shfaqet si tekst në ekran për përdoruesin e shurdhët ose me vështirësi të dëgjimit. Nëse tekstet pengojnë ekranin dhe ndërhyjnë me shikimin, mund t’i kaloni në një pozicion më të leverdishëm. Plus, për të përmirësuar shikueshmërinë, mund të cilësoni madhësinë e shkronjave, ngjyrën dhe ngjyrën e sfondit e të shtoni transparencë për t’iu përshtatur nevojave tuaja.
  • Tekst i mbyllur i ndarë
  • Pozicioni i testit automatik
  • Madhësia e shkronjave, ngjyra e sfondit dhe patejdukshmëria
  • * Si ta cilësoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Cilësime të tekstit
  • * Programi i transmetuar mund të ndryshojë sipas rajonit.
  • * Disponueshmëria e shërbimeve të tekstit mund të ndryshojë sipas çdo kompanie të transmetimit.
Zmadhimi i gjuhës me shenja
Zmadhimi i gjuhës me shenja njeh dhe zmadhon automatikisht zonën e gjuhës me shenja, duke u lejuar përdoruesve të shurdhër të shikojnë shprehje të gojës dhe të fytyrës më të detajuara. Mund të specifikoni një zonë të gjuhës me shenja dhe të rregulloni zmadhimin me deri në 200%. Përdoruesit e verbër gjithashtu mund të përdorin këtë funksion për të zmadhuar një zonë specifike, si rezultate për veprimtari sportive ose programe të kuizeve.
  • Zgjidhni zonën e zmadhimit
  • Rregulloni nivelin e zmadhimit të gjuhës me shenja

* Si ta cilësoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Cilësimet e zmadhimit të gjuhës me shenja

Audio me shumë dalje
Audio me shumë dalje lejon personat me vështirësi të dëgjimit t’i gëzohen TV me familjen. Zëri del si nga altoparlantët ashtu edhe kufjet në të njëjtën kohë. Çdo anëtar i familjes mund t’i gëzohet transmetimit në nivelet e tyre të volumit – personat me vështirësi të dëgjimit mund të dëgjojnë duke përdorur një pajisje bluetooth dhe anëtarët e familjes mund të dëgjojnë përmes altoparlantit të TV-së.

* Si ta cilësoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Audio me shumë daljes

Frigorifer

Titrat / Përshkrimi me audio
Përdoruesit mund të shohin përmbajtje të TV-së në frigoriferin Qendra e familjes. Përdoruesit me vështirësi të dëgjimit mund të aktivizojnë titrat duke hapur app-in TV Plus tëSamsung dhe duke takuar në imazhin e vogël të CC-së. Bisedat shfaqen në mënyrë vizive si tekst në ekran.
  • * Si të cilësoni në frigoriferin Qendra e familjes: Samsung TV Plus > CC Ndezur/Fikur
  • * Vetëm për përmbajtjet e TV-së që ofrojnë titra në Frigoriferin Qendra e familjes
Zilja e derës së hapur
Nëse ka një panel të kontrollit brenda frigoriferit, drita brenda frigoriferit vezullon për të dhënë një zile të derës së hapur bashkë me një njoftim me zë. Drita vezullon edhe kur dera është lënë pak e hapur. Ky funksion është krijuar duke mbajtur në mendje përdoruesit me vështirësi të dëgjimit.

* Kjo veçori është përdorur në modelet e frigoriferëve të hedhur në treg nga 2019 e më pas. Drita pulson kur dera lihet hapur për 5 deri në 10 minuta.

Ndihmë për Mundësinë e përdorimit për klientin

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe përmirësuar përvojën tuaj të mundësisë së përdorimit

Këshilla për cilësimin e mundësisë së përdorimit

  1. Smartfon/Tabletë

    Shkurtore të mundësisë së përdorimit - Shkurtorja e mundësisë së përdorimit ju lejon të përdorni veçoritë e mundësisë së përdorimit më shpejt dhe më lehtësisht. (Përdorni butonin e Mundësisë së përdorimit, Shtypni shpejt tastet e Anës dhe të ngritjes së Volumit, Shtypni dhe mbani të shtypur tastet e ngritjes dhe uljes së Volumit)

    Rivendosni cilësimet e mundësisë së përdorimit - Rivendosni cilësimet e mundësisë së përdorimit në nivelet e paracaktuara, veçmas nga cilësimet e tjera.

    Rekomanduar për ju - Mund të kontrolloni se cilat funksione të mundësisë së përdorimit jeni duke përdorni tashme dhe rekomandimet e funksionit për ju.

     

  2. Ora

    Shkurtore të mundësisë së përdorimit - Takoni tre herë me dy gishta në çdo ekran për të aktivizuar funksionin tuaj të zgjedhur të mundësisë së përdorimit.

     

  3. TV

    Rregulloni veçoritë e mundësisë së përdorimit të TV-së me një meny të thjeshtë me një prekje në ekran. Mund të aktivizoni shumicën e veçorive të TV-së me shkurtoren e Mundësisë së përdorimit. Pasi të jetë aktivizuar, hapni udhëzuesin me Zë dhe udhëzuesin e Gjuhës me shenja automatikisht. Për të shfaqur shkurtoren e Mundësisë së përdorimit, shtypni dhe mbani butonin e volumit. Përndryshe, shtypni dhe mbani butonin e heshtjes ose shtypni butonin e shfaqjes së tekstit.