Samsung është e përkushtuar në pajtimin me ligjet dhe rregulloret lokale, si dhe në zbatimin e një kodi të rreptë sjelljeje për të gjithë punonjësit. Kompania beson se menaxhimi etik nuk është vetëm një formë për t’iu përgjigjur ndryshimeve marramendëse në mjedisin botëror të biznesit, por dhe një mënyrë për të ngritur besimin me palët e ndryshme të interesuara, duke përfshirë klientët, aksionarët, punonjësit, partnerët e biznesit dhe komunitetet lokale. Me synimin për t'u bërë një nga kompanitë më etike në botë, Samsung vazhdon të trajnojë punonjësit e saj dhe të zbatojë sisteme kontrolli, duke realizuar një menaxhim korrekt dhe të drejtë të korporatave.
Misioni dhe metoda jonë
Samsung ndjek një filozofi të thjeshtë Oss të biznesit: t'i përkushtojë talentin dhe teknologjinë e saj krijimit të produkteve dhe shërbimeve superiore që kontribuojnë në një shoqëri më të mirë globale. Për ta arritur këtë, Samsung u jep vlerë të lartë njerëzve dhe teknologjive të saj.
Vlerat që përcaktojnë shpirtin e Samsung
"Samsung" beson se jetesa sipas vlerave të forta është parimi kyç i një biznesi të mirë. Prandaj dhe këto vlera themelore, së bashku me një kod rigoroz sjelljeje, janë në zemër të çdo vendimi që merr kompania.
Pesë parimet e punës të Samsung
Në shprehje të angazhimit të saj për përgjegjësinë shoqërore të korporatave si një kompani udhëheqëse në botë, Samsung Electronics shpalli "Pesë parimet e punës të Samsung" më 2005. Parimet shërbejnë si baza e kodit botëror të sjelljes së kompanisë në pajtim me standardet ligjore dhe etike, si dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj shoqërore si kompani.
Njihuni me CEO tonë
Han, Jong Hee
- ㆍZëvendëskryetar & drejtor i përgjithshëm ekzekutiv [2022~aktualisht]
- ㆍZëvendëskryetar & Drejtues, Përvoja e pajisjeve [2021~aktualisht]
- ㆍPresident & Drejtues, Biznesi i shfaqjes vizuale [2017~2021]
- ㆍDrejtues, Ekipi i kërkimit &zhvillimit, Biznesi i shfaqjes vizuale [2015~2017]
- ㆍDrejtues, Zyra e kërkimit &zhvillimit, Biznesi i shfaqjes vizuale [2013~2015]
- ㆍDrejtues, Ekipi i kërkimit &zhvillimit të produktit, Biznesi i shfaqjes vizuale [2011~2013]
Historia
Pranimi i sfidave tё reja nё ruajtjen e trashёgimisё tonё
Kompania ka vazhduar novacionet pёr tё qёndruar njё udhёheqёs botёror nё gjysmё-pёrçuesit e memories, TVs, dhe smartfonat.
Mё 2019, Samsung deklaroi gjithashtu vizionin e saj tё ri tё CSR: “Together for Tomorrow! Enabling People.” Strategjia pёrvijoi angazhimet e kompanisё si njё qytetar i korporatёs botёrore, duke artikuluar sesi Samsung pёrpiqet tё pёrmbushё pёrgjegjёsitё sociale tё saj dhe etosin qё kompania do tё miratojё pёr shekullin e ardhshёm dhe mё tej.