Shtëpia inteligjente

Menaxhoni me zgjuarsi me aplikacionin SmartThings! Lidhni pajisjet e shtëpisë me SmartThings në televizorin tuaj për një përvojë vërtet të lidhur. Merrni kontrollin e përdorimit të energjisë suaj me modalitetin AI Energy dhe monitoroni konsumin e energjisë direkt nga televizori juaj Samsung.

Shërbyesi juaj më i mirë i shtëpisë

Një televizor inteligjent Samsung varet në mur duke shfaqur ekranin kryesor të SmartThings. Një ikonë televizori qëndron pezull në krye te ekranit. Pas pak, logoja e SmartThings shfaqet në ekran dhe vijat e bardha me pika shtrihen deri te kondicioneri, llamba që varet nga tavani, mikrovala, fshesa me korrent robot, pastruesi i ajrit dhe te abazhuri i tavolinës sipër banakut. Ikonat që përfaqësojnë pajisjet elektroshtëpiake të kontrolluara nga SmartThings shfaqen në krye, duke treguar aftësinë e televizorit për të menaxhuar aspekte të ndryshme të shtëpisë. Logoja e SmartThings mund të shihet në fund të ekranit. Në krah të saj shihet gjithashtu logoja e Matter. Një televizor inteligjent Samsung varet në mur duke shfaqur ekranin kryesor të SmartThings. Një ikonë televizori qëndron pezull në krye te ekranit. Pas pak, logoja e SmartThings shfaqet në ekran dhe vijat e bardha me pika shtrihen deri te kondicioneri, llamba që varet nga tavani, mikrovala, fshesa me korrent robot, pastruesi i ajrit dhe te abazhuri i tavolinës sipër banakut. Ikonat që përfaqësojnë pajisjet elektroshtëpiake të kontrolluara nga SmartThings shfaqen në krye, duke treguar aftësinë e televizorit për të menaxhuar aspekte të ndryshme të shtëpisë. Logoja e SmartThings mund të shihet në fund të ekranit. Në krah të saj shihet gjithashtu logoja e Matter.

SmartThings

Lejoni SmartThings1 që të zbulojë, të lidhë dhe të shfaqë të gjitha pajisjet tuaja që ndodhen përreth televizorit. Me një qendër IoT të integruar që mbështet Matter, një standard komunikimi IoT i njohur globalisht, mund të shijoni plotësisht lidhshmëri të përmirësuar pa nevojën e një qendre ose modeli tjetër.

Menaxhoni shtëpinë tuaj inteligjente në televizor

Në televizorin inteligjent Samsung, shfaqet faqja \"Pajisja\" e SmartThings, duke shfaqur një gamë pajisjesh elektroshtëpiake të lidhura. Sipër secilës pajisje shfaqen flluska me tekst: llamba tregon që drita është ndezur, televizori thotë SmartThings, frigoriferi thotë që dera është mbyllur dhe pastruesi i ajrit shfaq \"automatike\". Një ikonë në anën e majtë të ekranit, ndryshon për të shfaqur simbolin e elektricitetit. Më pas, flluskat me tekst shfaqen sërish nga secila pajisje për të ofruar konsumin e elektricitetit të secilës pajisje elektroshtëpiake. Televizori konsumon 21,0 kWh, kondicioneri 52,5 kWh, frigoriferi 47,9 kWh, lavatriçja 28,2 kWh, tharësja 30,6 kWh dhe pastruesi i ajrit 15,6 kWh. Në televizorin inteligjent Samsung, shfaqet faqja \"Pajisja\" e SmartThings, duke shfaqur një gamë pajisjesh elektroshtëpiake të lidhura. Sipër secilës pajisje shfaqen flluska me tekst: llamba tregon që drita është ndezur, televizori thotë SmartThings, frigoriferi thotë që dera është mbyllur dhe pastruesi i ajrit shfaq \"automatike\". Një ikonë në anën e majtë të ekranit, ndryshon për të shfaqur simbolin e elektricitetit. Më pas, flluskat me tekst shfaqen sërish nga secila pajisje për të ofruar konsumin e elektricitetit të secilës pajisje elektroshtëpiake. Televizori konsumon 21,0 kWh, kondicioneri 52,5 kWh, frigoriferi 47,9 kWh, lavatriçja 28,2 kWh, tharësja 30,6 kWh dhe pastruesi i ajrit 15,6 kWh.

Pamja 3D e hartës

E projektuar për komoditetin tuaj, veçoria Pamja 3D e hartës ju lejon që të kontrolloni dhe të monitoroni të gjitha pajisjet SmartThings. Merrni një pamje nga lart të shtëpisë suaj dhe monitoroni me lehtësi të gjitha pajisjet SmartThings me vetëm një vështrim.

Kursime energjie me
Modalitetin AI Energy dhe SmartThings

Modaliteti AI Energy

Kursimi i energjisë tani ka më shumë rëndësi se kurrë.
Me modalitetin AI Energy2, mund të kurseni energjinë në mënyrë aktive dhe të monitoroni kursimet tuaja. Nivelet e dritave rrethuese dhe zakonet e përdorimit zbulohen dhe analizohen automatikisht për të rregulluar ndriçimin dhe për të reduktuar konsumin e përgjithshëm të energjisë.

Fillimisht, modaliteti AI Energy në televizorin inteligjent është joaktiv. Në ekranin e telefonit shfaqen cilësime në lidhje me optimizimin e energjisë. Me një prekje, modaliteti AI Energy kalon nga joaktiv në aktiv, duke treguar që televizori inteligjent tani po optimizon në mënyrë aktive konsumin e energjisë. Kur modaliteti AI Energy aktivizohet, niveli i elektricitetit ulet dukshëm dhe nivelet e dritave kalojnë nga ditë në natë. Në të njëjtën kohë, në ekran shfaqet teksti \"Ndriçim me përshtatje\". Fillimisht, modaliteti AI Energy në televizorin inteligjent është joaktiv. Në ekranin e telefonit shfaqen cilësime në lidhje me optimizimin e energjisë. Me një prekje, modaliteti AI Energy kalon nga joaktiv në aktiv, duke treguar që televizori inteligjent tani po optimizon në mënyrë aktive konsumin e energjisë. Kur modaliteti AI Energy aktivizohet, niveli i elektricitetit ulet dukshëm dhe nivelet e dritave kalojnë nga ditë në natë. Në të njëjtën kohë, në ekran shfaqet teksti \"Ndriçim me përshtatje\".

Si të përdorni modalitetin AI Energy me aplikacionin SmartThings

Kurseni energjinë me SmartThings duke aktivizuar
modalitetin AI Energy, që ju lejon të monitoroni dhe të menaxhoni me lehtësi konsumin e energjisë.

Një person po mban një smartfon që shfaq ekranin kryesor të SmartThings. Me një prekje, personi akseson kategorinë \"Jeta\" ku ofrohen disa opsione të menaxhimit të shtëpisë. Më pas vazhdon të zgjedhë \"Energjia\" për të parë konsumin e energjisë në kohë reale. Pasi zgjidhet \"Energjia\", ekrani tregon sasinë e elektricitetit që po konsumohet nga disa pajisje në shtëpi. Një nga pajisjet e theksuara është televizori. Personi më pas aktivizon modalitetin AI Energy. Një person po mban një smartfon që shfaq ekranin kryesor të SmartThings. Me një prekje, personi akseson kategorinë \"Jeta\" ku ofrohen disa opsione të menaxhimit të shtëpisë. Më pas vazhdon të zgjedhë \"Energjia\" për të parë konsumin e energjisë në kohë reale. Pasi zgjidhet \"Energjia\", ekrani tregon sasinë e elektricitetit që po konsumohet nga disa pajisje në shtëpi. Një nga pajisjet e theksuara është televizori. Personi më pas aktivizon modalitetin AI Energy.
  • Përmbledhje

  • Madhësia e ekranit

  • 8K absolute, mbi të gjitha
  • 98/85/75/65/55"
  • Përvoja jonë më e përparuar 4K
  • 85/75/65/55/50/43"
  • Të zeza të pafundme me ekran vetë-ndriçues
  • 83/77/65/55"
  • E shkëlqyer, ngjyra që zgjasin
  • 98/85/75/65/55/50/43/32"
  • Galeria personale e arteve
  • 98/85/75/65/55/50/43/32"
  • Projektor inteligjent portativ
  • 100~30"
  • TV me dizajn unik
  • 65/55/50/43"
  • Ekrani rrotullues
  • 43"

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Çdo ndryshim në pamje dhe në specifikimet e dizajnit që nuk ndikojnë në performancën e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.

 

1. SmartThings: Teknologjitë, funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të variojnë sipas vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Kërkohet Wi-Fi, Bluetooth ose lidhje tjetër rrjeti me valë, si dhe identifikimi në llogarinë Samsung. Pajisjet e lidhura shiten veç. Përdorimi i teknologjisë calm kërkon pranimin e njoftimit të privatësisë të SmartThings, si dhe të regjistrimit automatik të pajisjes. Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak. Funksionaliteti i qendrës së integruar ofrohet për televizorët inteligjentë Samsung që nga viti 2022 e tutje, por specifikimet e sakta mund të variojnë sipas modelit kështu që referojuni faqes së të dhënave të produktit për më shumë informacione.

2. Modaliteti AI Energy: Modaliteti AI Energy është ekskluziv për modelet e reja të CU7000 për 2023↑ dhe 32' LS03C. Reduktimi aktual i energjisë mund të variojë sipas modelit dhe bazohet në testim të brendshëm. Ai mbështetet vetëm në disa rajone. Kërkohet që aplikacioni SmartThings të përdorë modalitetin AI Energy. Kini parasysh se Modaliteti AI Energy nuk mbështet modalitetin Lojë, Inteligjent, Art, Pasqyrimi i ekranit, Ambient ose Shitja me pakicë.