Bateritë janë mall konsumi, por jetëgjatësia e baterisë varet nga mënyra si përdoret dhe ku përdoret.
Nëse keni filluar ta ngarkoni tepër shpesh baterinë dhe kohëzgjatja e përdorimit me një ngarkim ka rënë ndjeshëm, drejtohuni në qendrën më të afërt të shërbimit.

Përkeqësimi i baterisë

Normalisht, shenjat e përkeqësimit të baterisë përfshijnë shkurtimin drastik të kohëzgjatjes së baterisë dhe fikje të papritur të pajisjes.
Mësoni për fikjen e papritur të pajisjes.

- Përkeqësimi elektriko-kimik i baterisë

Kjo ndodh pas përdorimit të përsëritur të baterisë, gjë e cila çon në rënie të cilësisë elektriko-kimike.
Kur cilësia elektriko-kimike bie shumë, kjo mund të shkaktojë rënie të fortë e të menjëhershme të tensionit, çka bën që pajisja të fiket për të mbrojtur pjesët e saj elektrike.

- Fikja e përkohshme për të shkak të kushteve të mjedisit

Një mjedis me temperatura tejet të ftohta mund të shkaktojë një rënie më të madhe të tensionit.
Në këtë rast, pajisja fiket për të ruajtur pjesët e saj.

Shenjat e përkeqësimit të baterisë

Me rënien e rendimentit, bateria mund të zgjasë shumë pak ose të fiket befas,
edhe sikur në ekran të duket sikur kapaciteti i baterisë nuk ka rënë.
Nëse keni probleme me bateri të përkeqësuar, drejtojuni qendrës më të afërt të shërbimit.

Ikona e flokut të dëborës Ikona e flokut të dëborës

Kjo mund të ndodhë kur moti është i ftohtë, dhe shpeshtësia mund të rritet në varësi të nivelit të dëmtimit.

Ikona e videolojërave Ikona e videolojërave

Me aplikacione me nivel të lartë performance, si aplikacionet e lojërave ose të kamerës, mund të ketë një rënie të performancës dhe një ngadalësim në reagim.

Kur duhet ta zëvendësoni baterinë

Nëse ju ndodh shpesh që telefoni të fiket në mënyrë të papritur, nëse kohëzgjatja e baterisë ka rënë në mënyrë drastike apo nëse keni probleme të tjera në lidhje me baterinë, drejtojuni qendrës më të afërt të shërbimit për një kontroll të pajisjes.
Në varësi të garancisë së pajisjes, mund të përfitoni zëvendësim falas.
Mund t’ju informojmë nëpërmjet një mesazhi në ekran nëse pajisja juaj ka nevojë për zëvendësim të baterisë.

Pamje e këshillës së Kujdesit për pajisjen për përkeqësimin e baterisë/reduktimin e performancës. Pamje e këshillës së Kujdesit për pajisjen për përkeqësimin e baterisë/reduktimin e performancës.

1. Klikoni mbi njoftimin në “Status bar”.

Pamje e shënimit të Përkeqësimit të baterisë/reduktimit të performancës. Pamje e shënimit të Përkeqësimit të baterisë/reduktimit të performancës.

2. Kontrolloni informacionin mbi gjendjen e baterisë.

Vetë-diagnozë e lehtë e baterisë

Kontrolloni gjendjen e baterisë së telefonit Samsung Galaxy

A po ngadalësohet pajisja juaj? Provoni të përdorni Kujdesin për telefonin i cili ofrohet në aplikacionin Samsung Members.
Mund të kontrolloni statusin e baterisë suaj dhe të optimizoni përdorimin e saj në pak sekonda.

Pamje e aplikacionit Samsung Members me ikonën Mbështetja të theksuar. Pamje e aplikacionit Samsung Members me ikonën Mbështetja të theksuar.

1. Hapni aplikacionin Samsung Members dhe prekni "Mbështetja" në fund.

Pamje e Diagnostikimit të Galaxy S23+ me Diagnostikimin e telefonit të theksuar. Pamje e Diagnostikimit të Galaxy S23+ me Diagnostikimin e telefonit të theksuar.

2. Kontrolloni statusin e baterisë nëpërmjet "Diagnostika e telefonit".

Pamje e "Diagnostikimi" me butonin "Testo të gjitha" të theksuar. Pamje e "Diagnostikimi" me butonin "Testo të gjitha" të theksuar.

3. Trokitni "Testo të gjitha".

Kontrolloni gjendjen e baterisë së Samsung Galaxy Watch

Përdorni veçorinë e re të diagostikimit të Galaxy për të testuar performancën dhe për të kontrolluar gjendjen e baterisë së Galaxy Watch.


※ Vetë-diagostikimi mbështetet në seritë Watch 4, Watch 5 dhe modelet më të fundit.

Pamje e aplikacionit për anëtarët në pajisjen Galaxy me opsionin "Mbështetja" të theksuar. Pamje e aplikacionit për anëtarët në pajisjen Galaxy me opsionin "Mbështetja" të theksuar.

1. Hapni aplikacionin Samsung Members dhe prekni "Mbështetja" në fund.

Pamje e pajisjeve të lidhura me orën Galaxy të theksuar. Pamje e pajisjeve të lidhura me orën Galaxy të theksuar.

2. Prekni "Diagnostika e pajisjes së lidhur".

Pamje e ikonës së statusit të baterisë të theksuar tek opsionet e diagnostikimit. Pamje e ikonës së statusit të baterisë të theksuar tek opsionet e diagnostikimit.

3. Nga opsionet e diagnostikimit zgjidhni "Statusit i baterisè".

※ Vetë-diagnostikimi i pajisjeve që mbahen në trup (menyja e diagnostikimit të pajisjes së lidhur) shfaqet në aplikacionin Samsung Members vetëm kur pajisja celulare Galaxy dhe pajisja që mbahet në trup janë të lidhura dhe aplikacioni Samsung Members, aplikacioni Members dhe softueri i pajisjes janë të gjithë të përditësuar.

Kërkim-verifikimi i baterisë Samsung

Kontrolli i plotë i cilësisë

Samsung Galaxy përmbush standardet ndërkombëtare të sigurisë në përdorimin e baterive të parrezikshme të cilësisë së lartë.
Bateritë tona kanë kaluar verifikime të brendshme dhe prova të cilësisë nga Autoritete Certifikimi të besuara.


※ Certifikata shtesë përtej kërkesave globale mund të ndryshojë nga vendi në vend apo nga produkti në produkt.