WW8400D Lavatriçe me teknologjinë AI Ecobubble™, SmartThings AI Energy, QuickDrive™, 9 kg, 1400 rpm

WW8400D Lavatriçe me teknologjinë AI Ecobubble™, SmartThings AI Energy, QuickDrive™, 9 kg, 1400 rpm

WW90DB8U9FGHU4

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Zgjidhni kapacitetin tuaj

Kursime inteligjente energjie

Modaliteti SmartThings AI Energy

Monitoroni dhe reduktoni përdorimin e energjisë së lavatriçes. Modaliteti AI Energy* ju lejon që të kontrolloni konsumin e energjisë dhe përllogarit faturën tuaj të energjisë. Për procese që punojnë në modalitetin AI Energy** ai redukton konsumin e energjisë deri në 70%*** duke përdorur Ecobubble™ për të larë me ujë të ftohtë në vend të ujit të ngrohtë dhe kohën e ciklit shtesë.

AI ​​Energy Mode is activated by checking the mode button to 'On' and selecting the device you want to run on Smartphone. The cycle is complete with AI Energy Mode which saves 397 Wh (70%) of energy. ※Image shown are for illustration purpose. Results may vary depending on the actual usage conditions. AI ​​Energy Mode is activated by checking the mode button to 'On' and selecting the device you want to run on Smartphone. The cycle is complete with AI Energy Mode which saves 397 Wh (70%) of energy. ※Image shown are for illustration purpose. Results may vary depending on the actual usage conditions.
* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohen një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.** Mund të zbatohet kur temperatura e zgjedhur e larjes është 20 ~ 40°C.*** Bazuar në testimet e brendshme të modelit WW11BB944AGB në kushtet normale të përdorimit. Rezultatet: Konsumi i energjisë pa modalitetin AI Energy = 0,539 KWh. Konsumi i energjisë me modalitetin AI Energy = 0,145 KWh. Rezultatet mund të ndryshojnë sipas kushteve aktuale të përdorimit.

Kurseni në larje

40% mbi vlerësimin standard A të efikasitetit në energji

Lani rrobat duke përdorur më pak energji. Lavatriçja Samsung kursen shumë energji dhe madje tejkalon kërkesat minimale të efikasitetit në energji për vlerësimin e klasës A deri në 40%. Teknologjitë e avancuara përmirësojnë performancën e larjes dhe shkurtojnë kohën e larjes, e cila redukton përdorimin e energjisë.

* Bazuar në testimet e brendshme Samsung. Modelet e serisë WW8400D 11 kg janë 40% më efikase se sa kërkohet për të arritur vlerësimin e efikasitetit në energji të klasës A sipas Rregullores (BE) nr. 2019/2014. Rezultatet mund të variojnë në varësi të mjedisit të përdorimit.

Larje inteligjente dhe e butë

AI Ecobubble™

Shijoni larje më efektive me AI Ecobubble™*. Krijon flluska që heqin 24% më shumë papastërti** edhe me ujë të ftohtë. Gjithashtu, dikton llojin e materialit dhe rregullon sasinë e flluskave, kohën e larjes, temperaturën dhe shpejtësinë e rrotullimit. Rrjedhimisht kursen deri në 70% energji*** krahasuar me larjen me ujë të ngrohtë dhe siguron 45,5% kujdes më të mirë për materialin***.

Bubbles are formed through the bubble holes within the washing machine’s drum. There are three type of textile. The enhanced bubble generation for each load* is formed in different amounts depending on the type of textile. AI Ecobubble™ helps up to 70% energy saving***, up to 24% better soil removal** and up to 45.5% better fabric care****. Bubbles are formed through the bubble holes within the washing machine’s drum. There are three type of textile. The enhanced bubble generation for each load* is formed in different amounts depending on the type of textile. AI Ecobubble™ helps up to 70% energy saving***, up to 24% better soil removal** and up to 45.5% better fabric care****.
* AI Ecobubble™ aktivizohet vetëm kur përzgjidhen cikle specifike, ku përfshihen Cotton, Synthetics dhe AI Wash me ngarkesë më të vogël se 2 kg.** Bazuar në raportin e testimit të performancës në laborator nga Springboard Engineering me shirita EMPA, ku krahasohet një solucion detergjenti normal dhe teknologjia e flluskave pa veprim mekanik. Rezultatet individuale mund të variojnë.*** Krahasuar me larjen me ujë të ngrohtë. * Testuar në përputhje me standardin IEC 60456-2010 / 4 kg ngarkesë larjeje / larje me ujë të ftohtë Super Eco (WF80F5E5U4W) krahasuar me ciklin Cotton 40°C pa Ecobubble™ (WF0702WKU). Rezultatet individuale mund të variojnë.**** Bazuar në një testim EMPA në një model 9 kg (WF906U4SAGD, Synthetics), me dhe pa Ecobubble™. Të dhënat janë mbledhur nga testime individuale. Rezultatet reale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual.

Performanca

Lan plotësisht në mënyrë inteligjente

AI Wash

Lani rrobat plotësisht* me më pak ujë dhe detergjent. AI Wash dikton peshën dhe butësinë e materialit dhe nivelin e ndotjes. Më pas rregullon ujin dhe detergjentin, si dhe kohën e njomjes, shpëlarjes dhe rrotullimit. Duke analizuar zakonet tuaja të larjes mund të përdorë më pak detergjent**.

* Bazuar në një algoritëm të krijuar nga IA. Rezultatet reale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual.** Krahasuar me një shpërndarës automatik të zakonshëm Samsung, që është i programuar të shpërndajë sasinë e rekomanduar të detergjentit. Bazuar në analizën e vazhdueshme të sasisë së detergjentit të përdorur në 10 ciklet e fundit. Rezultatet reale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual.

Pastron plotësisht

Bubble Shot

Pastron plotësisht rrobat, duke kursyer kohë, energji dhe ujë. Bubble Shot i lag rrobat duke spërkatur ujë nga sipër, në këtë mënyrë përdor deri në 20% më pak ujë* dhe detergjenti është më i dendur. Përmirëson performancën e larjes, shkurton kohën e ciklit deri në 25%* dhe përdor më pak energji.

* Bazuar në testimet e brendshme duke përdorur ciklin Cotton në një model WW7400D me Bubble Shot™ krahasuar me një lavatriçe tradicionale Samsung pa Bubble Shot™. Rezultatet mund të variojnë sipas llojit të rrobave dhe mjedisit të përdorimit.

Zgjidhni të kurseni kohë

QuickDrive™

Lani rrobat shpejt. QuickDrive™ është një opsion që shkurton kohën për 11 cikle dhe kur aktivizohet shkurton ndjeshëm kohën e larjes*. Q-Bubble™ kombinon rrotullimin dinamik të kazanit me spërkatje uji shtesë për të krijuar flluska të shumta. Në këtë mënyrë, detergjenti depërton shpejt dhe i lan rrobat në mënyrë të shpejtë dhe të butë.

* Bazuar në testimet e brendshme (sipas standardit IEC 60456-2010) të cikleve të WW9400B me opsionin QuickDrive™ krahasuar me ciklet pa opsionin QuickDrive™. Rezultati: Reduktim i kohës së larjes me 12,6%-57,5%. Rezultatet mund të ndryshojnë sipas kushteve aktuale të përdorimit.

Redukton mikroplastikën

Cikli Less Microfiber

Cikli Less Microfiber shërben që rrobat të lëshojnë më pak mikroplastika, që derdhen në ujin që shkarkohet. Duke rregulluar shpejtësinë e rrotullimit të motorit dhe intensitetin e larjes, cikli Less Microfiber redukton sasinë e mikrofibrës që lëshohet në ujin që shkarkohet deri në 54%*.

* Bazuar në testimet nga Ocean Wise Plastics Lab duke përdorur 2 kg ngarkesë me bluza me kapuç 100% poliester, duke krahasuar ciklin Synthetics në një model të zakonshëm Samsung WW4000T dhe ciklin Less Microfiber në WW7000B. Rezultatet mund të ndryshojnë sipas kushteve aktuale të rrobave dhe të përdorimit.

Me stil të përkryer

Dizajn BESPOKE me SpaceMax™

Përmirësoni shtëpinë tuaj dhe lani ngarkesa të mëdha me një kapacitet të madh prej 11 kg në një kabinet standard me thellësi prej 600 mm. Një dizajn i thjeshtë dhe i sheshtë kombinohet më së miri me ambientet e brendshme moderne dhe mobiliet e kuzhinës. Teknologjia SpaceMax™ krijon më shumë hapësirë brenda, në mënyrë që të lani më shumë rroba njëherazi, duke përfshirë artikuj të mëdhenj.

Duket gjithmonë bukur

Derë me xham të temperuar

Sigurohuni që lavatriçja juaj të duket e rregullt për një kohë të gjatë, edhe nëse dera me xham të temperuar hapet dhe preket shpesh. Xhami i temperuar i fortë dhe rezistent ka më pak gjasa të thyhet ose të gërvishtet krahasuar me një derë plastike. Gjithashtu shton një pamje elegante dhe e bën të lehtë shikimin e pjesës së brendshme.

Pastrim intensiv

Bubble Soak

Pastroni rrobat tuaja pa asnjë njollë, edhe nëse janë shumë të ndotura. Funksioni Bubble Soak ndihmon në heqjen e një sërë njollash të forta, si p.sh. gjaku, çaji, vera, makijazhi dhe bari. Rrobat njomen plotësisht brenda flluskave aktive, ndaj papastërtitë dhe njollat zbuten dhe mund të hiqen në mënyrë efikase*.

* Testuar në përputhje me botimin e 5-të të IEC 60456 / ngarkesë larjeje 8 kg / me larje Bubble Soak krahasuar me ciklet Cotton 40/60°C, Synthetic 60°C, dhe Denim 40°C pa Bubble Soak.

Prakticitet

Kurseni kohë dhe energji

Auto Dispense

Merrni rezultate të shkëlqyera në larje me më pak harxhime dhe mundime*. Auto Dispense shpërndan automatikisht sasinë e duhur të detergjentit dhe zbutësit për çdo ngarkesë. Ka ndarje të veçanta për secilin, edhe pse të dyja mund të përdoren për detergjentin, që të mos jetë e nevojshme ta rimbushësh pas çdo larjeje**.

* Rezultatet reale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual.** Auto Dispense mban detergjent për deri në 1 muaj larje, bazuar në mesatarisht 2~3 larje në javë (ngarkesë 5 kg/përdorim standard). Mund të ndryshojë sipas ngarkesës së rrobave dhe cilësimeve.

Larje inteligjente

AI Control

Lani rrobat lehtësisht dhe me efikasitet me AI Control. Ky funksion personalizon larjen duke kujtuar zakonet tuaja, duke sugjeruar ciklet* dhe duke shfaqur informacionin në kohën e duhur. Aplikacioni SmartThings** ofron këshilla mbi ciklet, planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu, zgjedh ciklin ideal të tharjes për një cikël larjeje***.

* Mesazhet me sugjerimet e ciklit shfaqen në një aplikacion në smartfon.** Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.*** Auto Cycle Link disponohet vetëm kur edhe lavatriçja edhe tharësja kanë AI Control dhe janë të lidhura me Wi-Fi.

Bëni SmartThings në shtëpi

Lidhni jetën tuaj me SmartThings

Me Wi-Fi të integruar

Përdoreni lavatriçen tuaj lehtësisht dhe efektivisht me aplikacionin SmartThings* i cili përmirëson larjen e rrobave. Funksioni Laundry Recipe rekomandon ciklin e përshtatshëm të larjes** për secilën ngarkesë. Laundry Planner përmirëson programin tuaj të përditshëm***. Dhe Auto Cycle Link**** përzgjedh një proces optimal tharjeje pas larjes.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung. Ruan të dhënat e përdoruesit, preferencat dhe zakonet e përdorimit për të sugjeruar opsionet më të dobishme.** Përdoruesi do të mbajë i vetëm përgjegjësi për çdo pasojë që mund të rezultojë, përfshirë ndër të tjera çdo dëmtim apo lëndim të shkaktuar nga informacioni jo i saktë i ofruar nga përdoruesi.*** Cikli i rekomanduar i larjes bazohet vetëm te koha dhe mund të mos jetë i përshtatshëm për llojin e materialeve apo nivelin e njollave të artikujve që po lani.**** Lidhja Wi-Fi, është e domosdoshme gjatë gjithë kohës dhe mund të rrisë konsumin e energjisë.

Kujdesi për rrobat me SmartThings

Kujdes i personalizuar. Larje rrobash pa mundim.

Shijoni larje të personalizuar dhe efikase të rrobave. Clothing Care* analizon përdorimin tuaj** dhe faktorë të tjerë për të bërë rekomandime dhe personalizuar ciklet***. Vendos sasinë e duhur të një detergjenti/zbutësi përmes barkodit****. Sugjeron procese bazuar në etiketat e kujdesit. Dhe mund të blini furnizime për larjen e rrobave*****.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-FI.** Ruan të dhënat e përdoruesit, preferencat dhe zakonet e përdorimit për të sugjeruar opsionet më të dobishme.*** Përdoruesi do të mbajë i vetëm përgjegjësi për çdo pasojë që mund të rezultojë, përfshirë ndër të tjera çdo dëmtim apo lëndim të shkaktuar nga informacioni jo i saktë i ofruar nga përdoruesi.**** Ky funksion është i disponueshëm vetëm kur përdorni disa detergjente dhe zbutës të regjistruar në bazën e të dhënave të SmartThings (nga dhjetori 2023).***** Për të përdorur Alexa Smart Reorder për të blerë furnizime, duhet të lidhni SmartThings me Alexa dhe të aktivizoni Alexa Smart Reorder.

Energjia me SmartThings

Përdorim efikas i energjisë. Kursime inteligjente.

Menaxhoni përdorimin e energjisë në shtëpinë tuaj në çdo kohë. Energjia me SmartThings* ofron këshilla të dobishme për efikasitetin në energji. Gjithashtu ju lejon të monitoroni konsumin e energjisë të pajisjeve inteligjente** në kohë reale dhe ta krahasoni me muajin e mëparshëm. Dhe ju sinjalizon nëse objektivat tuaja mujore mund të tejkalohen.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.** Energjia me SmartThings momentalisht funksionon me rreth 40 pajisje elektroshtëpiake Samsung që kanë të aktivizuar opsionin SmartThings. Këtu përfshihen lavatriçet, tharëset e rrobave, lavastoviljet, kondicionerët, pastruesit e ajrit, fshesat me korrent, furrat, aspiratorët, pianurat, mikrovalët, televizorët (nga qershori 2022) dhe matësit e energjisë.

Kujdesi për shtëpinë me SmartThings

Mirëmbajtje e zgjuar. Mirëmbajtje e lehtë.

Kujdesuni për lavatriçen tuaj lehtësisht. Kujdesi për shtëpinë me SmartThings* ju njofton kur duhen zëvendësuar pjesë dhe ndihmon me zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu ju tregon se si të përditësoni softuerin e shërbimeve dhe pajisjeve. Ofron gjithashtu këshilla të dobishme për përdorimin e pajisjeve tuaja, si edhe një manual përdorimi.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

Higjiena

Redukton bakteret

Hygiene Steam

Jepuni rrobave një pastrim të thellë dhe higjienik. Hygiene Steam çliron avull nga fundi i kazanit. Heq papastërtitë dhe 99,9 % të disa baktereve* si dhe alergjenët që shkaktohen nga parazitët shtëpiakë**. Hygiene Steam redukton ekspozimin ndaj parazitëve shtëpiakë, maceve, qenve, polenit të barit dhe mykut***.

* Bazuar në raportin e testit të Intertek për ciklin Hygiene Steam. Heq 99,9% të Staphylococcus aureus dhe Escherichia coli. Rezultatet individuale mund të ndryshojnë.** Bazuar në raportin e testit të Intertek për ciklin Hygiene Steam.*** Bazuar në raportin e testit të Fondacionit Britanik për Alergjitë (BAF) për ciklin Hygiene Steam, Allergy UK konsideron se ky produkt, me përdorimin e duhur, do të zvogëlojë ekspozimin ndaj parazitëve shtëpiakë, maceve, qenve, polenit të barit dhe mykut.

Mbajeni lavatriçen të freskët

Drum Clean +

Mbajeni pjesën e brendshme të lavatriçes të pastër dhe higjienike. Drum Clean + heq papastërtitë dhe 99,9% të disa baktereve që shkaktojnë aroma të këqija* nga kazani duke e mbushur me ujë, pulsuar dhe rrotulluar. Një curril uji dhe centrifugimi i shpejtë heqin gjithashtu papastërtitë nga guarnicioni i derës. Dhe ju njofton kur ka nevojë për pastrim**.

* Eliminon 99,9% të baktereve (Pseudomonas Aeruginosa) nga brenda lavatriçes dhe heq papastërtitë nga guarnicioni prej gome. Bazuar në testimin dëshmuar nga Intertek të ciklit Drum Clean +.** Jep njoftim pas çdo 40 ciklesh.

Pastron mbetjet

Sirtari StayClean

Mos harxhoni më detergjent dhe shmangni punën e lodhshme të pastrimit të sirtarit të detergjentit. Sirtari StayClean garanton që të shpëlahet pjesa më e madhe e detergjentit me një sistem të dizajnuar posaçërisht për shpëlarjen me ujë. Kështu, ka më pak mbetje sapuni dhe sirtari qëndron i pastër dhe higjienik.

Efikasitet

Jetëgjatë dhe efikase

Teknologjia e inverterit dixhital

Përfitoni efikasitet në energji, më pak zhurmë dhe performancë afatgjatë. Teknologjia e inverterit dixhital përdor magnete të fuqishme për një performancë të qetë dhe të fuqishme, por konsumon më pak energji se një motor universal. Gjithashtu ka kohëzgjatjen më të madhe në industri dhe garanci prej 20 vitesh* për motorin.

Garancia 20-vjeçare e pjesëve vlen vetëm për motorin me inverter (nga muaji prill 2024).

Si ta matësh

Specifikimet

  • Teknologjia me flluska Po
  • Klasa e efikasitetit të energjisë A
  • Shpejtësia e centrifugimit 1400 rpm

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.