Jet 90E premium
key features
-
Pastrim i përparuar, por me peshë të lehtë
-
Digital Inverter Motor
-
Jet Cyclone
-
Sistemi i filtrimit HEPA me 5 shtresa*
Thithje e jashtëzakonshme
Jet Cyclone
Do të keni ajër më të pastër dhe fuqi të jashtëzakonshme thithjeje me strukturën multi-ciklon dhe me efikasitet të lartë të sistemit Jet Cyclone. Një shteg optimal ajri redukton rezistencën e ajrit dhe 9 ciklonet dhe 27 hyrjet e ajrit minimizojnë humbjen e thithjes. Gjithashtu ndan në mënyrë higjienike grimcat e imëta të pluhurit nga ajri.
* Bazuar në testimet e brendshme duke përdorur IEC62885-2. cl.5.9. krahasuar me Samsung VS80N8014KR/EN.
E fuqishme me tapetet
Furça Turbo Action
Kapni grimcat e imëta të pluhurit në tapete si edhe dyshemetë e forta me furçën Turbo Action. Ajo rrotullohet rreth 3750 herë në minutë*. Një kokë rrotulluese 180 gradë ju lejon të ndryshoni me lehtësi drejtimin dhe të pastroni çdo qoshe. Dhe mund ta kryeni me lehtësi mirëmbajtjen e kazanit rrotullues duke e shkëputur me një klikim.
* Bazuar në testimet e brendshme duke përdorur regjimet Min, Mid dhe Max. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.
Deri në 40 minuta* pastrim
Bateri që hiqet dhe që zgjat
Pastroni për një kohë të gjatë pa e rikarikuar. Një bateri me efikasitet të lartë (1800mA) vazhdon të thithë për deri në 40 minuta*. Ajo ruan 70% të performancës së vet origjinale deri në 500 cikle**. Dhe mund ta hiqni dhe ta zëvendësoni gjithashtu me lehtësi me një bateri rezervë*** për të pastruar për deri në 80 minuta.
* Koha e deklaruar e funksionimit aplikohet për nivelin minimal të fuqisë me një mjet të pamotorizuar të vendosur.** Ruan 70% të kapacitetit pas 5 viteve përdorimi prej 100 ciklesh/vit. 1 cikël: përdorimi total i baterisë nga një karikim i plotë. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit. Bazuar në testimet e brendshme. *** Bateritë shtesë shiten veç si aksesorë.
Karikues ergonomik
Z Station
Vendoseni dhe karikojeni fshesën tuaj me korrent më lehtë duke përdorur platformën e karikimit Z Station. Një pjerrësi 7 gradë e bën më të lehtë parkimin dhe shkëputjen e fshesës me korrent. Me dizajnin e saj të hollë dhe të pavarur mund ta vendosni atë kudo. Ajo gjithashtu ka përshtatës të dyfishtë karikimi, që ju të mund të karikoni dy bateri* në vetëm 3.5 orë**
* Bateritë shtesë shiten veçmas si aksesorë.** Bazuar në testimet e brendshme, duke karikuar nivelin e baterisë nga 0% në 100%. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.
* Bateritë shtesë shiten veçmas si aksesorë.** Bazuar në testimet e brendshme, duke karikuar nivelin e baterisë nga 0% në 100%. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.
Kontrollojeni me një shikim
Ekrani dixhital
Sigurohuni që fshesa juaj me korrent është gjithmonë në gjendje optimale pune me një ekran të integruar dixhital. Ju mund ta kontrolloni në mënyrë intuitive statusin e pajisjes, si p.sh. nivelin e fuqisë dhe llojin e furçës. Dhe ju sinjalizon nëse ka probleme ose bllokime me tubin e furçës. Kështu mund ta kontrolloni dhe mirëmbani atë me efikasitet.
Kosh që mund të lahet plotësisht
Kosh pluhuri që mund të lahetMbajeni koshin e pluhurit të pastër nga ana higjienike dhe zbrazeni me lehtësi fshesën tuaj me korrent. I gjithë koshi i pluhurit, duke përfshirë sistemin multi-ciklon, mund të lahet plotësisht, prandaj mund të mbahet i pastër dhe i freskët. Ai mund të hiqet gjithashtu pa e shkëputur tubin nga trupi
Komoditet ergonomik
Tubi teleskopik
Pastrojeni shtëpinë tuaj me lehtësi me kontrollin dhe lëvizjen e lehtë. Një dizajn me peshë të lehtë siguron lehtësi maksimale në përdorim dhe redukton lodhjen e kyçeve. Ju mund ta përshtatni gjatësinë e tubit teleskopik në 4 nivele për të gjetur atë që është më komod për ju. Kështu, mund të pastroni me lehtësi nëpër të gjithë shtëpinë.
Pastroni dyshemetë e forta
Furça Soft Action
Kapni pluhurin e imët në dyshemetë e forta dhe në pjesët e ngushta duke përdorur furçën Soft Action të thurur me fije antistatike argjendi. Një kokë rrotulluese 180 gradë ju lejon të pastroni çdo qoshe. Ajo nuk lejon që qimet e kafshëve të ngecin brenda furçës. Dhe mund ta kryeni me lehtësi mirëmbajtjen e furçës me një klikim butoni.
* Bazuar në testimet e brendshme duke përdorur regjimet Min, Mid dhe Max. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.
Fshini dyshemetë e forta
Fshesë rrotulluese
Mbajini dyshemetë e forta të pastra më lehtë me një fshesë opsionale rrotulluese. Shtupat e saj të njoma me rrotullim të dyfishtë mundësojnë pastrim efikas me më pak mundim. Ju mund të përdorni gjithashtu shtupa prej mikrofibre të ripërdorshme ose lecka të lagura njëpërdorimëshe. Ajo funksionon për deri në 75 minuta*, që ju të fshini në mënyrë të përkryer dyshemetë e forta.
* Koha e deklaruar e funksionimit aplikohet për regjimin "Wet" kur është e vendosur fshesa rrotulluese. * Në dispozicion si opsion për modele të caktuara.
Specifikimet
-
Kapaciteti i pluhurit 0.5 ℓ
-
Fuqia maks. e konsumit 410 W
-
Pesha 2.6 kg
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme