VS6500RL Fshesë me korrent anti-lëmsh dhe furçë Soft Action
Pastrim i butë dhe efikas mbi dysheme të forta
Furçë kundër ngecjeve Soft Action
Pastrojini dyshemetë e forta në mënyrë më efikase dhe me më pak ngecje. Furça kundër ngecjeve Soft Action është prej tekstilesh të buta të thurura, duke përfshirë argjend antistatik. Prandaj, ajo kap pluhurin e imët në dyshemetë e forta dhe pastron pjesët e brendshme të ngushta. Ajo redukton gjithashtu edhe sasinë e qimeve të kafshëve që ngecin.
Lëreni të qëndrojë në këmbë vetë
Me vetëqëndrim
Një dizajn praktik me vetëqëndrim bën të mundur që ajo të qëndrojë vetë në këmbë. Nëse ndodh diçka urgjente ose nëse dëshironi të bëni pushim, mund të ndaloni menjëherë pastrimin dhe ta lini në këmbë. Dhe kjo e bën edhe më të lehtë magazinimin e saj.
Hiqni me lehtësi dhe me pastërti qimet e ngecura
Koshi dhe furça EZClean (teknologjia EZClean)
Teknologjia EZClean ju lejon të hiqni me lehtësi dhe me pastërti çdo pluhur apo mbetje të ngecur, duke përfshirë qimet e gjata. Për të zbrazur koshin EZClean thjesht tërhiqni një levë dhe furça EZClean del lehtë nga fshesa me korrent.
Pastroni me lehtësi zonat më të vështira për t'u arritur
Mjet i gjatë
Një mjet i gjatë e bën shumë më të lehtë pastrimin e vendeve të ngushta, të larta dhe të vështira për t'u arritur. Thjesht shkëputeni dhe zëvendësoni furçën ekzistuese për të arritur thellë në qoshe të vogla dhe për të pastruar tavane të larta pa u zgjatur.
Kthim i shpejtë shtesë, lëvizje e shpejtë shtesë
Manovrim i lehtë
Një dizajn për manovrim të lehtë ju lejon të lëvizni dhe pastroni shumë më lehtë dhe me pak mundim. Furça rrotulluese 180 gradë mund të rrotullohet shpejt rrotull pengesave, prandaj mund ta fusni edhe në hapësirat më të vogla.
Pastrim i plotë, çuditërisht i fuqishëm
Fuqi thithjeje ekstreme
Ofron fuqi ekstreme me motorin e fuqishëm 170W, që ka fuqi thithjeje që është 3 herë më e fortë se modelet tradicionale*. Bateria e saj 21.6V me jone litiumi funksionon gjithashtu pa ndërprerje për 30 minuta**.
* Bazuar në testimet e brendshme. Fuqia e thithjes është testuar krahasuar me modelin tradicional Samsung VC-LSS94 në përputhje me metodën e testimit të IEC. **Koha e deklaruar e përdorimit i aplikohet nivelit minimal të fuqisë, duke përdorur 1 bateri që është karikuar plotësisht për 3 orë.
Pastrim fleksibël 2 në 1 për më shumë hapësira
2 fshesa në 1Funksionon si 2 fshesa në 1 për të pastruar një shumëllojshmëri zonash. Si lloj i gjatë fshese është ideale për dyshemetë e mëdha, por thjesht duke hequr platformën e shkëputshme të pastrimit bëhet ideale për pastrimin e zonave më të vogla, hapësirave të ngushta ose mobilieve.
Energji bateri që zgjat me një prekje
Paketë baterie e heqshme 21.6V
Një paketë baterie e fuqishme e heqshme 21.6V me jone litiumi ofron energji që zgjat dhe që peshon pak për manovrim të lehtë. Ajo mund të zëvendësohet gjithashtu me një prekje, prandaj nuk do të keni nevojë asnjëherë ta ndërprisni pastrimin.
Aksesorë të integruar të lehtë për t'u gjetur dhe përdorur
Aksesorë të integruar
Përfshin aksesorët e heqjes së pluhurit dhe të hapësirave të ngushta që janë të integruar në dorezë. Ju mund ta ndërroni me shpejtësi dhe të përdorni mjetin më të mirë pa harxhuar kohë duke e kërkuar ose e duke e vendosur, prandaj mund të pastroni shpejt dhe pa ndërprerje.
Filtër që mund të lahet, rezistent dhe i lehtë për t'u pastruar
Filtër që mund të lahet dhe rezistent
Një filtër i thjeshtë shkume prej sfungjeri kap më shumë pluhur dhe mund të lahet dhe pastrohet me lehtësi. Mjafton një shpëlarje e shpejtë për të parandaluar bllokimin dhe për të ndihmuar ruajtjen e fuqisë së thithjes*
* Bazuar në testimet e brendshme. Për performancë optimale, nevojitet larja e rregullt e filtrit. Për detaje, referojuni udhëzuesit të përdorimit.
E hollë, e lehtë dhe e thjeshtë për t'u kontrolluar dhe magazinuar
Dizajn i hollë dhe me peshë të lehtë
Ka dizajn të hollë dhe peshë të lehtë vetëm 2,8 kg, prandaj është e thjesht për t'u kontrolluar dhe lëvizur nëpër shtëpi pa u munduar. Dhe mund të magazinohet me lehtësi, sepse trupi i hollë futet nëpër hapësira të ngushta dhe të vogla.
Specifikimet
-
Kapaciteti i pluhurit 0.25 ℓ
-
Fuqia maks. e konsumit 170 W
-
Pesha 2.8 kg
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme