Shtëpia inteligjente
me SmartThings

Bëni SmartThings!
TV inteligjentë Samsung vijnë me një qendër SmartThings të integruar që ju lejon të merrni në dorë shtëpinë dhe jetën tuaj. Lidhni pajisjet tuaja inteligjente, optimizoni efikasitetin e energjisë, përmirësoni rutinën tuaj ditore, etj.
— të gjitha në TV tuaj inteligjent Samsung.

Lidhini pajisjet e shtëpisë për një stil jetese më inteligjente

Një TV inteligjent Samsung është instaluar në murin e dhomës së ndenjes, i shoqëruar me logot SmartThings dhe Matter. TV shfaq ekranin kryesor të SmartThings. Ikonat shfaqen rreth pajisjeve të ndryshme të shtëpisë në dhomë si p.sh. te abazhuri anësor, kondicioneri, grilat, fshesa robotike me korrent dhe te pastruesi i ajrit, duke treguar lidhshmëri. Zmadhoni në ekranin e TV. Ekrani i TV shfaq kartën e abazhurit anësor, prej nga ku statusi i pajisjes ndryshon nga Fikur në Ndezur. Ekrani rrëshqet në kartën e grilës, prej nga ku statusi i pajisjes ndryshon nga Mbyllur në Hapur. Ekrani rrëshqet në kartën e pastruesit te ajrit, prej nga ku statusi i pajisjes ndryshon nga Fikur në Automatik. Zmadhon për të shfaqur të gjithë dhomën, ku pajisjet e ndikuara shfaqen në gjendjen e tyre të ndryshuar

Bëni SmartThings!

Lejoni TV tuaj të zbulojë, lidhë dhe të shfaqë të gjitha pajisjet e shtëpisë rreth tij. Me një qendër SmartThingstë integruar1 që mbështet standardet IoT si Matter, mund të lidhet me pajisje të ndryshme të përputhshme që e zbukurojnë jetën tuaj të përditshme. Nuk ka nevojë për qendraapo njësi ndërlidhëse shtesë — thjesht lejoni TV tuaj inteligjent Samsung që të bëhet truri i shtëpisë suaj inteligjente.

Menaxhoni shtëpinë tuaj inteligjente në TV tuaj

Pamja 3D e hartës2

Shijoni një strukturë 3D intuitive të të gjithë sistemit tuaj të shtëpisë inteligjente. Kontrolloni me një shikim të vetëm vendndodhjen, statusin, përdorimin e energjisë dhe të dhëna të tjera nga pajisjet tuaja të përputhshme që janë të lidhura. Kaq informacion ju duhet për të menaxhuar shtëpinë tuaj inteligjente, të gjitha në një pamje të vetme pa mundime.

Të gjitha aplikacionet që nevojiten për t'jua zbukuruar jetën e përditshme, në një vend të vetëm

Ekrani kryesor për Samsung Daily+ shfaq aplikacionet dhe shërbimet e ndryshme. Teksti në krye shkruan "Bëj SmartThings dhe pasuroje jetën e përditshme me SmartThings". Ekrani lëviz poshtë për të theksuar pajisjet inteligjente më të përdorura dhe funksionet e ndryshme në hapësirën e punës. Ekrani lëviz përsëri sipër dhe shfaq kategorinë që ndryshohet nga Të spikatura te Shëndeti. Ekrani lëviz përsëri poshtë dhe thekson opsionet Technogym dhe Gjurmuesi i stërvitjes të disponueshme në kategorinë e Shëndetit. Për Gjurmuesin e stërvitjes, theksohet opsioni Galaxy Watch 6.

Samsung Daily+

Shijoni një gamë të gjerë aplikacionesh dhe shërbimesh që ju ndihmojnë për të menaxhuar aktivitetet e përditshme dhe stilin e jetesës. Samsung Daily+3 ofron akses në shërbimet si SmartThings, Gjurmuesi i stërvitjes, Hapësira e punës dhe shumë të tjera.

Çojini seancat tuaja të stërvitjes në shtëpi një nivel më lart

Gjurmuesi i stërvitjes4

Shikoni progresin e stërvitjes tuaj dhe përmbajtjen tuaj të preferuar në të njëjtën kohë. Mjafton të lidhni një pajisje që vishet me TV tuaj për të shfaqur të dhëna në kohë reale si rrahjet e zemrës dhe kaloritë të mbivendosura në ekran.

Aksesoni informacione të dobishme përgjatë ditës, edhe kur TV juaj është i fikur

Paneli ditor

Aksesoni informacione të dobishme përgjatë ditës, edhe kur TV juaj është i fikur. Mund të personalizoni Panelin tuaj ditor5 me miniaplikacione si Moti, Statusi i pajisjeve të shtëpisë, Energjia, Shënime, Këshilla etj. Paneli ditor mund të aktivizohet pa duar nëpërmjet aktivizimit me zë ose kur i afroheni TV.

Një burrë duke kaluar pranë një TV inteligjent Samsung në dhomën e tij të ndenjes. Ndërkohë që ai kalon, ekrani i TV ndizet për të shfaqur orën 09:00 dhe datën 25 mars, e hënë, më pas lëviz në disa opsione të ndryshme për Panelin ditor. Ekrani i parë shfaq motin me një temperaturë aktuale në vlerën 16 gradë Celsius dhe parashikon temperatura në vlerën 15 gradë në 08:00, 17 gradë në 12:00 dhe 16 gradë në 16:00. Ekrani i dytë shfaq Shënimet me një "Gëzuar Ditëlindjen" nga Lisa ditën e hënë, më 7 gusht. Ekrani i tretë shfaq statusin e pajisjeve të shtëpisë të lidhura me SmartThings, përfshirë temperaturën 26 gradë Celsius, lagështinë në 67,3 për qind dhe 3 drita të ndezura. Ekrani i katërt shfaq Këshillat me këshillën për të Shtypur dhe mbajtur shtypur miniaplikacionin për të ndryshuar renditjen. Ekrani i pestë shfaq Energjinë me informacionin që deklaron se ju keni përdorur 7,2 për qind të objektivit tuaj mujor në vlerën 28,21 deri më tani në këtë muaj dhe një objektiv mujor në vlerën 50,00. Ekrani i gjashtë shfaq një kamerë që tregon një postier në ambientin e jashtëm.

Kurseni energji me analizë inteligjente

Modaliteti AI Energy

Kursimi i energjisë është i lehtë kur AI e bën atë për ju. Me modalitetin AI Energy6, TV juaj zbulon nivelet e ndriçimit përreth dhe analizon sjelljet e përdorimit, më pas rregullon bardhësinë në një mënyrë që e redukton konsumin e përgjithshëm të energjisë. Ai analizon gjithashtu përmbajtjen në ekran, skenë pas skene, për të rregulluar me delikatesë bardhësinë për një efikasitet më të mirë në energji.

Një TV Samsung është instaluar në murin e dhomës së ndenjes. Dhomat e çelëta kalojnë në një ambient më të errët që ngjan me natën. TV dikton ndryshimin në ndriçim përmes një sensori dhe optimizon konsumin e energjisë, që tregohet me një ikonë prize me një numër të reduktuar të shiritave të energjisë. Modaliteti AI Energy ju lejon që të përmirësoni kursimin e energjisë kur shikoni TV edhe kur nuk jeni në shtëpi. TV dërgon valë përgjatë dhomës për të diktuar praninë njerëzore. Një skicë bosh në divan tregon që askush nuk ndodhet afër dhe si pasojë TV e optimizon konsumin e energjisë, që tregohet me një ikonë prize me një numër të reduktuar të shiritave të energjisë.

Si të përdorim modalitetin AI Energy me aplikacionin SmartThings

Përdorni aplikacionin SmartThings për të kontrolluar modalitetin AI Energy. Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni, të caktoni objektiva mujorë të personalizuar, të zgjidhni pajisjet për funksionim etj.

Një TV inteligjent Samsung shfaq një pamje 3D të hartës. Në afërsi, një dorë po mban një smartfon që shfaq ekranin kryesor të SmartThings. Me një prekje, smartfoni akseson kategorinë Jetesa ku ofrohen disa opsione të menaxhimit të shtëpisë. Më pas vazhdon të zgjedhë "Energjia" për të parë konsumin e energjisë në kohë reale. Pasi zgjidhet "Energjia", ekrani shfaq sasinë e energjisë elektrike që po konsumohet nga disa pajisje në shtëpi. Një nga pajisjet e theksuara është TV. Personi më pas aktivizon modalitetin AI Energy.
  • Përmbledhje

  • Madhësia e ekranit

  • 8K absolute, mbi të gjitha
  • 98/85/75/65/55"
  • Përvoja jonë më e përparuar 4K
  • 85/75/65/55/50/43"
  • Të zeza të pafundme me ekran me vetë-ndriçim
  • 83/77/65/55"
  • Ngjyrë e shkëlqyeshme që zgjat
  • 98/85/75/65/55/50/43/32"
  • Galeria juaj e artit në TV
  • 98/85/75/65/55/50/43/32"
  • Projektor inteligjent portativ
  • 100~30"
  • I bukur, pa kushte
  • 65/55/50/43"
  • Ekrani rrotullues
  • 43"
  • Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi. Ndryshimet e ndërfaqes së përdoruesit ose të pamjes dhe ndryshimet në specifikimet e dizajnit mund të ndodhin pa njoftim paraprak. Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë sipas rajonit.
  • Specifikimet e detajuara mund të ndryshojnë në bazë të modelit, kështu që referojuni faqes së të dhënave të produktit për më shumë informacion.
  1. SmartThings: Teknologjia, funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të variojnë sipas vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Nevojitet Wi-Fi, Bluetooth ose lidhje tjetër rrjeti me valë, si dhe identifikimi në llogarinë Samsung Account. Pajisjet e lidhura shiten veç. Përdorimi i teknologjisë Calm kërkon pranimin e njoftimeve të privatësisë të SmartThings dhe të pajisjes së regjistruar automatikisht. Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak. Funksionaliteti i qendrës së integruar ofrohet për TV inteligjentë Samsung që nga viti 2022 e tutje. Të gjitha modelet e TV të vitit 2022 dhe modelet e serisë Crystal UHD të vitit 2023/2024 kanë nevojë për aksesorin e njësisë ndërlidhëse të SmartThings, që shitet veç.
  2. Pamja 3D e hartës: Imazhi është i simuluar dhe vetëm për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak. Ky funksion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të pajisjes. Për një listë të detajuar të pajisjeve që mbështeten, vizitoni https://partners.smartthings.com/supported-devices.
  3. Samsung Daily+: Samsung nuk është përgjegjës për ndonjë nga shërbimet e palëve të treta dhe nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim apo humbje të shkaktuar nga shërbimet e palëve të treta. Shërbimet e disponueshme dhe ndërfaqja e përdoruesit janë subjekt i ndryshimeve pa njoftim paraprak.
  4. Gjurmuesi i stërvitjes: Pajisjet e mbështetura janë Galaxy Watch 4 ↑ me Galaxy Mobile (One UI 4.1.1 e lart) me versionin më të fundit të softuerit. Pajisjet duhet të jenë të identifikuara në të njëjtën Samsung Account. Vendoseni orën dhe pajisjen celulare pranë ekranit për të përdorur Gjurmuesin e stërvitjes.
  5. Paneli ditor: Shërbimet e ofruara në Panelin ditor mund të variojnë sipas shtetit.
  6. Modaliteti AI Energy: Norma e kursimit të energjisë mund të variojë sipas rajonit, modelit, përmasave, kushteve të shikimit ose llojit të përmbajtjes. Produktet e transportuara në modalitetin Eco kanë disa funksione të modalitetit AI Energy të aktivizuara në mënyrë të paracaktuar, kështu që nivelet e kursimit të energjisë duke aktivizuar modalitetin AI Energy mund të duken më të ulëta krahasuar me modalitetin standard. Modaliteti AI Energy nuk funksionon me modalitetin e lojës. Kursimet e energjisë janë bazuar në rezultatet e testimeve të brendshme dhe mund të ndryshojnë në varësi të përmbajtjes së shfaqur dhe niveleve të ndriçimit rrethues.