Një epokë e re e televizorëve Samsung AI

Përjetoni ndryshimin mbresëlënës të televizorëve Samsung OLED

Një figurë e pastër shumëngjyrëshe e një luleje në ekranin Samsung OLED të vitit 2024. Një figurë e pastër shumëngjyrëshe e një luleje në ekranin Samsung OLED të vitit 2024.
  • * Televizori numër 1 në botë: Shpërndarja e shitjeve të televizorëve te prodhuesit në mbarë botën - njësitë në vit dhe të ardhurat e fituara
  • * Burimi:-Omdia, shkurt 2024. Rezultatet nuk janë një miratim nga Samsung. Çdo mbështetje në këto rezultate bëhet duke marrë vetë përsipër rrezikun pala e tretë.
Televizori numër 1 në botë për 18 VITE. Samsung është renditur marka numër 1 e televizorëve për 18 vjet. Televizori numër 1 në botë për 18 VITE. Samsung është renditur marka numër 1 e televizorëve për 18 vjet.

Pse
Samsung OLED?

Të zeza të thella, të bardha të pastra dhe ngjyra të gjalla

Cilësia e figurës OLED

Zhytuni në figurën me cilësi më të lartë të krijuar nga Samsung OLED

me procesorin NQ4 AI Gen2
Një shpërthim ngjyrash në një sfond të zi të përsosur, të përvijuar në formën e një televizori. Një shpërthim ngjyrash në një sfond të zi të përsosur, të përvijuar në formën e një televizori.

Lejoni cilësinë vërtet përfshirëse të figurës së Samsung OLED t'ju çojë përtej ekranit. Pikselët vetëndriçues të teknologjisë së fundit dhe procesori ynë NQ4 AI Gen2 përmirësojnë shfaqjet televizive dhe filmat tuaj të preferuar në rezolucion të pakrahasueshëm 4K . Bashkë me hartëzimin e ngjyrave OLED dhe teknologjitë e përmirësimit të ndriçimit do të përjetoni një figurë më të qartë që do t'ju bëjë të ndiheni sikur jeni vërtet aty.

  • * Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit.
  • * 4K AI Upscaling mund të mos zbatohet për lidhjen me kompjuter dhe modalitetin e lojës.

Zbuloni çdo detaj të vogël me kontrast të
përpiktë në çdo piksel

OLED Glare Free

Jeni shpërqendruar ndonjëherë nga shkëlqimi në ekranin e televizorit tuaj? Samsung OLED ul reflektimet nga burimet e dritës, si nga dielli ashtu edhe nga llambat, në mënyrë që të ruani një pamje të qartë të të zezave të thella dhe ngjyrave të ndezura. Tani mund të shijoni filmat dhe shfaqjet tuaja të preferuara pa u shqetësuar për reflektime shpërqendruese.

  • * Verifikuar si Glare Free nga UL duke u bazuar në metodat e verifikimit të përdorura nga UL. Për më shumë informacion mbi metodat e verifikimit të përdorura, vizitoni https://verify.ul.com/verifications/1310.
  • * Termi "Glare Free" vjen nga standardet e UL-së për certifikim dhe mund të mos përshkruajë me saktësi performancën e veçorisë.

Zbuloni çdo detaj të vogël me kontrast të përpiktë në çdo piksel

OLED HDR Pro (2,3 herë me më shumë ndriçim sesa OLED HDR)

Kapni detajet e ndërlikuara që ju thellojnë më shumë brenda historisë. Pavarësisht se po shikoni një skenë shumë të ndritshme ose të errët procesori ynë NQ4 AI Gen2 përdor teknologji të përmirësimit të ndriçimit dhe OLED HDR Pro, deri në 2,3 herë me më shumë ndriçim sesa modeli S85D, për t'ju dhënë një pamje të qartë të skenës.

* Në kulmin e ndriçimit, OLED HDR Pro është vlerësuar si 2,3 herë me më shumë ndriçim sesa OLED HDR.

Përvoja e lojërave në OLED

Rrisni fuqinë e lojërave tuaja me një ekran fitues

Skenat nga ''The First Berserker Khazan'' janë optimizuar në qartësi më të mprehtë nga procesori Samsung NQ4 AI Gen2 ndërkohe që një burrë luan në Samsung OLED. Skenat nga ''The First Berserker Khazan'' janë optimizuar në qartësi më të mprehtë nga procesori Samsung NQ4 AI Gen2 ndërkohe që një burrë luan në Samsung OLED.

Shijoni lojërat e optimizuara me Samsung OLED. Motion Xcelerator 144Hz u jep qartësi të mprehtë lëvizjeje lojërave tuaja të preferuara, ndërsa modaliteti AI Auto Game optimizon ne mënyrë automatike cilësimet e lojës tuaj duke ju përshtatur zhanrit të saj. Kështu që kur jeni duke i dhënë gaz drejt vijës së finishit ose jeni duke pushtuar armiqtë tuaj procesori NQ4 AI Gen2 punon fort për t'ju zhytur brenda atyre botëve.

Dizajni OLED

Projektuar për të qenë pothuajse aty, me bukuri kudo

Duke u karakterizuar nga profili më i hollë i televizorit deri tani, Samsung OLED përputhet bukur me çdo hapësirë. Linjat e pastra, kornizat minimaliste dhe një pjesë e pasme e sheshtë e bëjnë atë një shtesë të thjeshtë dhe elegante brenda çdo shtëpie. Për më tepër, One Connect Box dhe One Connect Cable ju ndihmojnë të mbani kabllot të mbledhura në një vend për një pamje lehtësisht të rregullt kudo të vendoset.

Një motiv i detajuar blu dhe rozë në një sfond sterrë të zi në ekranin e Samsung OLED të vitit 2024. Një motiv i detajuar blu dhe rozë në një sfond sterrë të zi në ekranin e Samsung OLED të vitit 2024.
Pjesa e pasme e televizorit Samsung OLED të vitit 2024 ka një paraqitje të pastër, falë One Connect Box e cila organizon kabllot e shumtë. Pjesa e pasme e televizorit Samsung OLED të vitit 2024 ka një paraqitje të pastër, falë One Connect Box e cila organizon kabllot e shumtë.

One Connect Box

Pjesa anësore e televizorit Samsung OLED të vitit 2024 shfaq dizajnin e tij Laser Slim me One Connect Box të montuar me kujdes në mbajtëse. Pjesa anësore e televizorit Samsung OLED të vitit 2024 shfaq dizajnin e tij Laser Slim me One Connect Box të montuar me kujdes në mbajtëse.

Dizajni LaserSlim

Katër altoparlantë të rrumbullakët të integruar në pjesën e pasme të televizorit Samsung OLED të vitit 2024 krijojnë një paraqitje harmonike. Katër altoparlantë të rrumbullakët të integruar në pjesën e pasme të televizorit Samsung OLED të vitit 2024 krijojnë një paraqitje harmonike.

Altoparlanti i integruar

Veçoritë novatore
të Samsung OLED

  • Samsung OLED i 2024 tregon një lule të detajuar me ngjyrat e saj të sakta.

    Kalibrim ekspert

    Shijoni riprodhim të përpiktë ngjyrash të cilat janë të njëjta me përmbajtjen origjinale. Falë kalibrimit tonë ekspert, merrni ngjyra sa më besnike ndaj origjinalit të cilat përshtaten edhe me ndryshimet më të imëta në nuanca.
  • Samsung OLED i 2024 tregon mostra të ngjyrave Pantone në një skenë natyre shumëngjyrëshe. Logot e ''Pantone'' dhe ''Vërtetuar nga Pantone SkinTone''.
    s

    Vërtetuar
    nga PANTONE

    Vërtetimi nga PANTONE certifikon shprehjen e saktë të 2030 ngjyrave PANTONE dhe 110 tonaliteteve të lëkurës të shtuara rishtazi. Në këtë mënyrë mund të shijoni një përvojë shikimi sa më të saktë dhe sa më pranë jetës reale si kurrë më parë.
  • Dy njerëz po shikojnë ekranin e televizorit Samsung OLED të vitit 2024 dhe po kontrollojnë pajisjet e tyre me aplikacionin SmartThings që e bën shtëpinë tyre inteligjente.

    SmartThings1

    Optimizoni pajisjet tuaja elektroshtëpiake në një stil jetese inteligjente të krijuar sipas nevojave tuaja. E përmirësuar me qendrën tonë të integruar SmartThings, keni mundësinë të shijoni një shtëpi inteligjente të personalizuar me pajisje të ndryshme të përputhshme me SmartThings të cilat do të lehtësojnë jetën tuaj të përditshme.
  • Televizori Samsung OLED i 2024 shfaq kanale të shumta falas dhe përmbajtje transmetimi në ekranin kryesor të sistemit operativ Samsung Tizen.

    Samsung Tizen OS2

    Përfitoni më shumë nga televizori juaj me aplikacionet dhe shërbimet e fundit në sistemin operativ Samsung Tizen. Shijoni kanale televizive falas dhe mijëra filma dhe shfaqje me Samsung TV Plus dhe lojëra të resë kompjuterike pa ndërprerje me Gaming Hub. Mund të menaxhoni edhe aktivitetet ditore me Daily+ dhe të kontrolloni pajisjet tuaja inteligjente nga televizori juaj me anë të SmartThings.
  • Pjesa e përparme dhe ajo e pasme e SolarCell Remote sipas një këndi të caktuar.

    SolarCell Remote3

    Pajisur me një panel diellor në pjesën e pasme që mund ta përdorni për karikim, tani nuk është nevoja që të përdorni bateri njëpërdorimëshe për SolarCell Remote pasi ato nuk janë zgjedhja më e mirë për mjedisin.
  • Logoja e Samsung Knox Security në një sfond të zi në ekranin e Samsung OLED të 2024.

    Samsung Knox Security4

    Pajisur me një panel diellor në pjesën e pasme që mund ta përdorni për karikim, tani nuk është nevoja që të përdorni bateri njëpërdorimëshe për SolarCell Remote pasi ato nuk janë zgjedhja më e mirë për mjedisin.
  • Dy njerëz po shikojnë televizorin Samsung OLED të vitit 2024 me Dolby Atmos të përfshirë, ndërsa tingujt e televizorit mbushin hapësirën rreth tyre.

    Dolby Atmos®

    Altoparlantët e rinj dhe më të mirë të kanalit Samsung prodhojnë një përvojë të tingullit rrethues të nivelit të lartë. Së bashku me Dolby Atmos, altoparlantët e kanalit më të mirë prodhojnë një tingull të dimensioneve të ndryshme i cili ju zhyt thellë brenda në aksion.
  • Kur Active Voice Amplifier Pro është joaktiv, dialogu i një burri në ekran shpërndan valë zanore më të vogla sesa zhurmat e sfondit në skenë dhe zhurma e një fshese me korrent në dhomë. Kur është akiv, valët zanore të dialogut të burrit janë më të mëdha dhe shpërndahen shumë më larg ekranit.

    Active Voice Amplifier Pro5

    Teknologjia e përmirësimit të zërit e mundësuar nga AI bën ta dëgjoni dialogun të pastër si kristal duke analizuar zhurmat e sfondit, qartësinë e zërit dhe zhurmat e ambientit për të izoluar zërat nga tingujt e tjerë. Shijoni një përvojë të pakrahasueshme të tingullit me dialog të qartë edhe në mjedise shpërqendruese.

Krahasoni televizorët Samsung OLED

  • Madhësia e ekranit

  • Rezolucioni

  • HDR (Diapazoni i lartë dinamik)

  • OLED Glare Free

  • Procesori

  • Motion Xcelerator

  • Freesync Premium Pro

  • Super Ultrawide GameView dhe Shiriti i lojërave

  • Dolby Atmos®

  • Object Tracking Sound

  • Q-Symphony tehnologija

  • Dizajni

  • Slim One Connect i montueshëm

  • Sistemi operativ Samsung Tizen

  • SmartThings

  • 77/65/55
  • 4K (3840 x 2160)
  • OLED HDR Pro
  • Po
  • Procesori NQ4 AI Gen2
  • Po (4K 144Hz)
  • Po
  • Po
  • Po
  • OTS+
  • Po
  • Dizajni Infinity One
  • Po
  • Po (Tizen™)
  • Po

Cilësi e shkëlqyer e vërtetuar nga ekspertët kryesorë në industrinë e televizorëve

Cilësia superiore e figurës dhe ndërtimi i Samsung OLED janë testuar dhe certifikuar nga institucionet kryesore në mbarë botën.

* Certifikimet nuk vlejnë për modelin S85D.

* Imazhet janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi. Specifikimet e pamjes dhe dizajnit që nuk ndikojnë në performancën e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.

1. Teknologjia, funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të variojnë sipas vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. 

Nevojitet Wi-Fi, Bluetooth ose lidhje tjetër rrjeti me valë, si dhe identifikimi në llogarinë Samsung. 

Pajisjet e lidhura shiten veç.

Përdorimi i teknologjisë Calm kërkon pranimin e njoftimeve të privatësisë të SmartThings dhe të pajisjes së regjistruar automatikisht.

Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.

2. Përmbajtja dhe shërbimet mund të variojnë sipas rajoneve dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. 

Përpara përdorimit kërkohet pranimi i kushteve të përgjithshme dhe politikës së privatësisë të Smart Hub.

Disa përmbajtje dhe shërbime kërkojnë regjistrim dhe abonim.

(Përveç Kinës, Turqisë, Izraelit) Nevojitet llogari Samsung për të përdorur gamën e plotë të veçorive të sistemit operativ Samsung Tizen, duke përfshirë veçoritë dhe aplikacionet e televizorit inteligjent. Nëse zgjidhni të mos identifikoheni, do të mund të lidheni vetëm me televizorin tokësor (zbatohet vetëm për pajisjet me sintonizues) dhe me pajisjet e jashtme (si p.sh. përmes HDMI). Mund t‘ju duhet të përdorni një pajisje të veçantë (p.sh. kompjuter ose celular) për të krijuar një llogari Samsung.

3. Për ta karikuar telekomandën me energji diellore, vendosni telekomandën e televizorit poshtë me panelin diellor të drejtuar për lart. Vendoseni në dhomën tuaj të ndenjes ndërkohë që dritat janë të ndezura ose mund ta vendosni pranë një dritareje ku do të përdorë dritën natyrale të diellit.

Në rast se bateria e telekomandës përfundon, mund ta karikoni atë duke përdorur një kabllo USB-C. Për të kontrolluar nivelin e mbetur të baterisë në telekomandë, referojuni menysë së televizorit (Cilësimet > Të përgjithshmet dhe privatësia > Kursimi i energjisë> Bateria e disponueshme e telekomandës).

Dizajni dhe pamja e butonave të telekomandës SolarCell Remote mund të ndryshojë sipas rajonit.

SolarCell Remote në modelet e televizorëve të vitit 2024 përmban minimumi 24% plastikë të ricikluar (duke u bazuar në peshën e të gjithë plastikës)

4. Siguruar nga Knox zbatohet vetëm për televizorët Samsung të mundësuar nga Tizen®, hedhur në treg që në vitin 2015.

Përditësimi i softuerit të sigurisë është i garantuar për të paktën tre vite që nga hedhja në treg e produktit.

Përditësimi më i fundit i softuerit është i nevojshëm.

5. Kjo veçori mund të aktivizohet te Menyja e televizorit > Modaliteti inteligjent > Adaptive Sound Pro. Cilësimi i parazgjedhur i Adaptive Sound Pro është joaktiv.