Galaxy Tab S6 Lite (2020, LTE)

Galaxy Tab S6 Lite (2020, LTE)

SM-P615NZBASEE

  • Shkruani, vizatoni dhe luani me S-Pen tonë inteligjent
  • Portabilitet i përmirësuar me trup të hollë dhe të lehtë
  • Ekran i gjerë 10.4 inç me kornizë të ngushtë simetrike

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :
  • Frymëzohuni me S Pen
    S Pen
  • The nearest theater is 
where you are
    Ekrani 10.4”
  • Shpejtësi + Memorie + Fuqi = Gara epike
    7,040mAh
  • Siguria në çdo nivel mbron atë që është juaja
    Samsung Knox

Ndryshoni mënyrën se si mbani shënime

Galaxy Tab S6 Lite është shoqëruesi juaj i preferuar super portabël për mbajtjen e shënimeve. Ai vjen me një ekran të madh 10,4 inç në një trup të hollë dhe të lehtë, One UI 2 me Android, dhe S Pen në kuti dhe gati për t'u përdorur. Qoftë kur vizatoni, mësoni apo luani, ky është tableti i duhur i momentit.

*I matur diagonalisht si katror i plotë pa llogaritur këndet e rrumbullakosura. Zona reale e shikueshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakosura.**Imazh i simuluar.

I lehtë. I hollë. Përshtatet kudo.

Galaxy Tab S6 Lite është i hollë dhe i lehtë falë trupit integral prej metali. Ai futet lehtë në një çantë të vogël për portabilitet të vërtetë dhe stil minimalist. Merreni në Gri Oksford, Blu Angora dhe Rozë Chiffon.

*Disponueshmëria e ngjyrave të produktit mund të variojë sipas vendit dhe operatorit celular.

Frymëzohuni me S Pen

S Pen është një paketë me instrumente shkrimi në një. Mbërthimi i tij natyral, vonesa e ulët dhe ndjeshmëria mbresëlënëse e presionit do ta bëjë atë pajisje e zgjedhur për gjithçka nga vizatimet deri te redaktimi i dokumenteve. Dhe nuk do të harroni se ku e lini S Pen falë mbajtëses magnetike të tabletit.

Bëhuni gati për kohën e vizatimit dhe studimit

Qëndrimi në korrent me leksionet është shumë i thjeshtë me S Pen. Gjatë mbajtjes së shënimeve, mund të shkruani në fillim dhe të ndryshoni ngjyrat më vonë. Kaloni me shpejtësi nëpër shënimet tuaja kur i ruani me etiketa të kërkueshme. Madje shkruani direkt në PDF për më pak rrëmujë gjatë studimit. Kur është koha për të vizatuar, do të jeni i organizuar dhe gati.

*Quick Highlighter dhe Smart Search janë veçori të Samsung Note. Shënimi i PDF-ve mbështetet kur skedari PDF hapet me Write ose PDF. **Mjetet e S Pen të përshkruara mund të jenë të kufizuara me aplikacione të caktuara.

Kthejeni dhomën tuaj në klasë

Galaxy Tab S6 Lite e lehtëson mësimin vetë në shtëpi. Ndërsa shikoni leksione, përdorni S Pen për të hedhur shpejt idetë dhe për të organizuar mendimet tuaja në Samsung Notes - thjesht duke rregulluar transparencën e dritares. Kështu që ju mund të qëndroni një hap përpara me studimet edhe nga dhoma juaj.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustruese.

Vizatoni dhe qëndroni i lidhur me PENUP

Kaloni kohë në shtëpi me Galaxy Tab S6 Lite duke skicuar, ngjyrosur dhe duke ndarë vizatimet tuaja në aplikacionin PENUP. PENUP ju afron me të tjerët duke ju lënë të frymëzoheni dhe të frymëzoni, kështu që të mund të argëtoheni edhe kur jeni larg.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustruese.

Transportojeni me konfidencë dhe stil

Mbështilleni tabletin tuaj në një këllëf të lëmuar elegant po aq sa praktik. Kapaku i librit Galaxy Tab S6 Lite paloset rrotull dhe mbahet me magnete, në mënyrë që të mund të jeni gati kur dilni nga shtëpia. Madje ka edhe një fole për S Pen, në mënyrë që të siguroheni që të mos e harroni.

*Kapaku i librit Galaxy Tab S6 Lite shitet veç.

Produktiviteti nuk ka qenë kurrë kaq fleksibël

Produktivitet i plotë i ngjashëm me PC në një tabletë të hollë me Samsung DeX. Thjesht trokitni lehtë mbi butonin DeX në panelin e shpejtë për veçoritë që ju lejojnë të përdorni tabletën tuaj ashtu si një kompjuter. Hapni disa dritare në të njëjtën kohë, tërhiqni dhe lëshoni një foto në një email dhe klikoni me të djathtën për më shumë funksione.

* Vetëm modelet e mëposhtme të Galaxy Tab mbështesin DeX: S4, S5e, S6, S7, S7 +, Tab Active Pro

Kombinoni tabletën me smartfonin tuaj

Punoni me lehtësi nëpër të gjitha pajisjet tuaja. Ju mund të kopjoni një tekst ose një imazh nga telefoni juaj dhe ta ngjisni atë në tabletin tuaj, dhe anasjelltas. Ose shkruani një shënim në Samsung Notes dhe shfletoni Samsung Internet nga tableti juaj, pastaj hapni këto aplikacione në telefonin tuaj dhe vazhdoni atje ku e keni lënë.

* Të gjitha funksionet mbështeten nga One UI 3.1. Disponueshmëria e One UI 3.1 mund të ndryshojë në varësi të pajisjes, vendit, rajonit dhe operatorit celular. ** Të dy pajisjet duhet të kenë One UI 3.1, të kenë Bluetooth të aktivizuar dhe të jenë të lidhur me të njëjtën llogari Samsung.

Kinemaja më e afërt është aty ku jeni

Më pak kornizë do të thotë më shumë hapësirë për një ekran më të madh 10,4 inç në një tablet kompakt praktik. Shijoni një transmetim të improvizuar privat në park ose shikoni pa ndërprerje në krevat me altoparlantë të dyfishtë në orientim horizontal me tingull të pasur 3D.

*I matur diagonalisht si katror i plotë pa llogaritur këndet e rrumbullakosura. Zona reale e shikueshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakosura.

Shpejtësi + Memorie + Fuqi = Gara epike

Luani garë pas gare në një tablet që fiton. Ngarkoni me shpejtësi, luani lehtë dhe qëndroni të lidhur me shpejtësi të larta LTE dhe Wi-Fi. Me jetëgjatësinë e lartë të baterisë, mos u bëni merak se do t'ju ndërpritet transmetimi. Merrni më shumë hapësirë për të ruajtur përmbajtjen dhe skedarët tuaj me microSD të zgjerueshme.

*Kapaciteti aktual i hapësirës ruajtëse mund të variojë sipas vendit ose rajonit.**Karta microSD shitet veç. Deri në 1 TB. Memoria e jashtme mund të përdoret për të ruajtur media (foto, video, skedarë muzikorë), por jo aplikacione. Disponueshmëria mund të variojë sipas vendit dhe prodhuesit.***Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 6840 mAh (kapaciteti nominal i baterisë). Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.****Shpejtësia aktuale e rrjetit mund të variojë sipas distancës dhe cilësisë së rrjetit.*****Disponueshmëria dhe data e publikimit të lojës që tregohet mund të variojë sipas rajonit.******Imazhet të simuluara për qëllime ilustruese.

Distanca nuk mund të na mbajë të ndarë

Galaxy Tab S6 Lite me Google Duo ju afron me të gjithë njerëzit me të cilët dëshironi të jeni por nuk mundeni. Pavarësisht nëse po flisni me një të dashurin tuaj ose po ndani një moment me të gjithë grupin e miqve ose po qëndroni në kontakt me familjen, Tab S6 Lite me Google Duo i mban të gjithë së bashku edhe kur janë larg.

*Google Duo është markë tregtare e Google LLC.

Mos lejoni që vendndodhja të pengojë momentin tuaj

Kur ndodheni jashtë rrezes së Wi-Fi, Auto Hotspot kujdeset për ju. Lidheni në mënyrë të sigurt smartfonin dhe tabletin Galaxy për të ndarë të dhënat në mënyrë të sigurt. Pa cilësime menyje, pa kërkim, pa fjalëkalime të ngatërruara.

*Veçoria Auto Hotspot disponohet vetëm mes smartfonëve Samsung dhe tabletëve Samsung.**Auto Hotspot kërkon që të dyja pajisjet të jenë lidhur me të njëjtën llogari Samsung.***Disponueshmëria e hotspotit celular në telefon mund të variojë sipas politikës së operatorit celular.****Veçoria Auto Hotspot kërkon Android 10 ose version më të lartë.

Qëndroni në kontakt kur telefoni juaj është larg

Galaxy Tab S6 Lite sinkronizohet pa ndërprerje me smartfonin e Galaxy, në mënyrë që asnjëherë të mos humbni telefonatat kur ju vijnë. Gjithashtu ju lejon t'u përgjigjeni mesazheve urgjente me tekst, në mënyrë që asnjëherë të mos jeni të painformuar. Thjesht trokisni ikonën në Quick Panel për një lidhje të pandërprerë.

*Veçoria e telefonatës dhe dërgimit të mesazheve në pajisje të tjera mbështetet mes pajisjeve të Samsung që funksionojnë me Android P dhe me 3 GB RAM e lart. Data e prezantimit të funksionit të shërbimit mund të variojë sipas rajonit, operatorit celular dhe pajisjes.**Veçoria e telefonatës dhe dërgimit të mesazheve në pajisje të tjera kërkon që të dyja pajisjet të jenë të lidhura me të njëjtën llogari Samsung.***Veçoria e telefonatës dhe dërgimit të mesazheve në pajisje të tjera kërkon që pajisjet të lidhen fillimisht te cilësimet për t'u lidhur automatikisht.

Siguria në çdo nivel mbron atë që është juaja

Samsung Knox ofron siguri të shkallës ushtarake. Të dhënat tuaja private mbrohen nga softuerët keqdashës dhe sulmet keqdashëse përmes platformës së sigurisë Knox me shumë shtresa dhe në nivel hardueri.

*Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

Fokusohuni tek ajo që ka rëndësi, me One UI 2

Tregojuni syve dashuri

Nëse koha para ekranit ju lodh, provoni Dark Mode në One UI 2 për të reduktuar lodhjen e syve. Qoftë kur largoheni apo thjesht e përdorni përpara orarit të gjumit, sytë tuaj do t'ju falënderojnë. Dark Mode madje ndihmon në kursimin e baterisë thjesht duke e aktivizuar.

*Disponueshmëria e veçorive, aplikacioneve dhe shërbimeve të One UI mund të variojë sipas pajisjes, versionit të sistemit operativ dhe vendit.

E përputhshme me aftësitë e të gjithëve

One UI 2 në Android ofron mundësi për të gjithë duke ndryshuar mënyrën se si komunikojmë.

Përmirësimet e dëgjimit Përmirësimet e dëgjimit

Përmirësimet e dëgjimit

Zbuloni se si Galaxy Buds mund t'ju ndihmojë të dëgjoni më shumë. One UI 2 prezanton përmirësime të personalizuara të dëgjimit, si amplifikimi i tingullit të ambientit, te cilësimet e aksesueshmërisë.

*Galaxy Buds+ shiten veç.
Përmirësimet e vizibilitetit Përmirësimet e vizibilitetit

Përmirësimet e vizibilitetit

Personalizimi i preferencave të ngjyrave dhe elementeve të kontrastit të lartë janë edhe më të lehta me One UI 2. Tastiera e re është e sintonizuar me vizibilitet dhe definicion të përmirësuar.

Avantazhe argëtimi ekskluzive​

Zgjohuni me listën tuaj të preferuar të këngëve

Bëni më shumë se sa dëgjimi i muzikës. Dëgjoni me Spotify në Galaxy. Ngrihuni nga krevati me kolonën tuaj zanore të personalizuar. Madje bëni një kërkim të shpejtë për këngë direkt nga dritarja e Finder. Tani mund të sintonizoheni në listën tuaj të këngëve në më shumë mënyra me Spotify në Galaxy.

*Aplikacioni Spotify disponohet vetëm në vendet ku Spotify mbështetet, dhe nëse udhëtoni jashtë vendit mund të mos jetë i disponueshëm.

*Aplikacioni Spotify disponohet vetëm në vendet ku Spotify mbështetet, dhe nëse udhëtoni jashtë vendit mund të mos jetë i disponueshëm.

Specifikimet

  • Procesori 2.3GHz, 1.7GHz
  • Ekrani 10.4" (263.1mm)
  • Kamera kryesore - Rezolucioni 8.0 MP
  • Pesha (g) 467
  • Koha e luajtjes së videos (orë) Deri në 13

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

*Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e dhëna këtu mund të jetë të ndryshme nga specifikimet aktuale dhe përshkrimet për produktin. Samsung rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në këtë dokument dhe në produktin e përshkruar këtu, në çdo moment, dhe Samsung nuk ka asnjë detyrim për të dhënë njoftim rreth këtij ndryshimi. Të gjitha informacionet rreth funksioneve, veçorive, specifikimeve, ndërfaqes së përdorimit dhe informacion tjetër rreth produkteve të dhëna në këtë dokument duke përfshirë, por pa u kufizuar me, përfitimet, dizajnin, çmimet, komponentët, performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e produktit janë subjekte të ndryshimeve pa dhënë njoftim ose pa asnjë detyrim. Përmbajtjet brenda ekranit janë imazhe të stimuluara dhe janë vetëm për qëllime demonstrimi.

*Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.

Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.

*Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.

*Kapaciteti aktual i hapësirës ruajtëse mund të variojë sipas vendit ose rajonit.**Karta microSD shitet veç. Deri në 1 TB. Memoria e jashtme mund të përdoret për të ruajtur media (foto, video, skedarë muzikorë), por jo aplikacione. Disponueshmëria mund të variojë sipas vendit dhe prodhuesit.***Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 6840 mAh (kapaciteti nominal i baterisë). Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.****Shpejtësia aktuale e rrjetit mund të variojë sipas distancës dhe cilësisë së rrjetit.*****Disponueshmëria dhe data e publikimit të lojës që tregohet mund të variojë sipas rajonit.

*Mbulimi i rrjetit: Rrjeti i mbështetur nga kjo pajisje mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.