Galaxy Tab A9+ (Wi-Fi)
key features
-
Ekrani
-
Memoria
-
5G
-
Multi Tasking
Galaxy Tab A9 | Tab A9+
*Imazh i simuluar. Ngjyra dhe disponueshmëria mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose operatorit celular.
Klasik dhe bashkëkohor
Me stil dhe me elemente elegante, Galaxy Tab A9 dhe Tab A9+ ka dizajn elegant dhe trup të lëmuar prej metali. Shijoni dizajnin e veçantë të tabletit Samsung në ngjyrë grafiti, të argjendtë dhe blu deti, ku secila nuancë thekson sharmin e natyrshëm.
*Galaxy Tab A9 dhe Tab A9+ disponohen në ngjyrë grafiti, të argjendtë dhe blu deti. Disponueshmëria e ngjyrave mund të ndryshojë sipas shtetit ose operatorit telefonik.**Trashësia e Galaxy Tab A9 është 8,0 mm. Trashësia e Galaxy Tab A9+ është 6,9 mm.
Pamje të gjera dhe të ndritshme me lëvizje të pandërprerë
Përjetoni kënaqësinë e argëtimit në ekran të madh dhe të ndritshëm. Shpejtësia e lartë e rifreskimit të ekranit e Galaxy Tab A9+ ju mundëson të përfshiheni në pamjet me lëvizje të pandërprerë dhe të rrjedhshme. Hyni në botën e përmbajtjes suaj të preferuar edhe kur jeni jashtë dhe ka diell.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.**Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy Tab A9 është 8,7" në drejtkëndësh të plotë pa marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Madhësia e ekranit të Galaxy Tab A9+ është 11,0" në drejtkëndësh të plotë pa marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Zona reale e shikueshme është më e vogël, për shkak të këndeve të rrubullakëta.***Shpejtësia e rifreskimit të ekranit të Galaxy Tab A9 arrin deri në 60 Hz. Shpejtësia e rifreskimit të ekranit të Galaxy Tab A9+ arrin deri në 90 Hz.
Ruani më shumë nga gjërat që ju pëlqejnë
Galaxy Tab A9 dhe Tab A9+ vijnë me memorie RAM deri në 8 GB, duke siguruar vonesë më të vogël gjatë kryerjes së disa detyrave. Për më tepër, hapësira ruajtëse e integruar 128 GB ruan të gjitha videot, fotografitë dhe skedarët tuaj me rezolucion të lartë. Mund të zgjeroni hapësirën ruajtëse me kartë microSD deri në 1 TB. Ruani më shumë nga gjërat që ju pëlqejnë dhe fshini më pak.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.**Opsionet e hapësirës ruajtëse mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose rajonit.***Disponueshmëria reale e hapësirës ruajtëse mund të variojë sipas softuerit të instaluar paraprakisht.****Disponohen dy opsione të memories dhe hapësirës ruajtëse për Galaxy Tab A9 dhe Tab A9+: Memorie 4 GB dhe hapësirë ruajtëse 64 GB, memorie 8 GB dhe hapësirë ruajtëse 128 GB.*****Karta MicroSD shitet veçmas. Të gjitha modelet mbështetin kartat microSD me hapësirë ruajtëse deri në 1 TB. Memoria e jashtme mund të përdoret për të ruajtur media (foto, video, skedarë muzikorë), por jo aplikacione. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të shtetit dhe prodhuesit.
Transmetoni, luani dhe shfletoni më shpejtë me 5G
Përjetoni fuqinë e lidhjes tepër të shpejtë 5G në Galaxy Tab A9+. Lidhuni pa probleme me botën e internetit në mënyrë që të bëni më shumë gjëra dhe t'i bëni ato më shpejt. Shijoni një përvojë pa vonesa ndërsa transmetoni përmbajtje, shkarkoni skedarë të mëdhenj dhe shumë të tjera.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.**Lidhja 5G mbështetet vetëm në Galaxy Tab A9+.***Kërkohet lidhje optimale 5G. Shërbimet 5G mbështeten vetëm në vendndodhjet që mbështesin rrjetin 5G. Shpejtësia reale mund të ndryshojë sipas vendit, operatorit dhe mjedisit të përdorimit.
Ndajeni ekranin në tre pjesë. Shumëfishoni produktivitetin tuaj
Kryeni disa detyra njëkohësisht. Me Galaxy Tab A9+, mund të skiconi plane arkitekturore dhe të zgjidhni pamje mahnitëse dhe të bisedoni me video - mund të hapni deri në tre aplikacione në një ekran pa mbyllur asnjë dritare.
*Në Galaxy Tab A9 mund të hapen njëkohësisht deri në dy aplikacione. Në Galaxy Tab A9+ mund të hapen njëkohësisht deri në tre aplikacione.**Disa aplikacione mund të mos e mbështesin kryerjen e disa detyrave njëkohësisht.***Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.
*Në Galaxy Tab A9 mund të hapen njëkohësisht deri në dy aplikacione. Në Galaxy Tab A9+ mund të hapen njëkohësisht deri në tre aplikacione.**Disa aplikacione mund të mos e mbështesin kryerjen e disa detyrave njëkohësisht.***Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.
Rrethohuni nga audio e pasur
Zhytuni në botën e pasur të tingujve me altoparlantët që ofrojnë përvojë audioje përfshirëse. Pavarësisht nëse po shijoni një film ose muzikë, Galaxy Tab A9+ ju lejon të përfshiheni plotësisht në tingull 3D me qartësi dhe thellësi mahnitëse.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.**Galaxy Tab A9 përfshin altoparlantë të dyfishtë (1,0 W). Galaxy Tab A9+ përfshin altoparlantë Quad (1,2 W).***Si Galaxy Tab A9, edhe Galaxy Tab A9+ mbështesin Dolby Atmos.
Siguroni qetësinë tuaj mendore
Mbajeni informacionin tuaj të sigurt. Ruani të dhëna të rëndësishme në Secure Folder dhe monitoroni statusin e përgjithshëm të sigurisë së pajisjes suaj në panelin e kontrollit të privatësisë. Përfitoni sa më shumë nga përvoja juaj me Samsung Galaxy, pa u shqetësuar për çështjet e sigurisë.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.
- *Të gjitha funksionet mbështeten nga One UI 5.1. Disponueshmëria e One UI 5.1 mund të ndryshojë në varësi të pajisjes, shtetit, rajonit dhe operatorit.**Çdo pajisje duhet të ketë One UI 5.1, të ketë Bluetooth të aktivizuar dhe të jetë e lidhur me të njëjtën llogari Samsung.***"Vazhdo aplikacionin në pajisje të tjera" është i përputhshëm vetëm me Samsung Internet dhe Samsung Notes. Në mënyrë që kjo veçori të funksionojë, të dyja pajisjet që do të përdorni duhet të jenë të identifikuara në të njëjtën llogari Samsung dhe të lidhura me të njëjtin rrjet Wi-Fi, me Bluetooth dhe me veçorinë "Vazhdo në pajisje të tjera" të aktivizuar në të dyja pajisjet****Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.
Specifikimet
-
Procesori 2.2GHz, 1.8GHz
-
Ekrani 11.0" (278.2mm)
-
Kamera kryesore - Rezolucioni 8.0 MP
-
Pesha (g) 480
Suporti
Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin
Pyetjet e shpeshta
- Zhbllokoni Samsung Galaxy-n tuaj me një metodë të mëparshme të bllokimit të ekranit
- Si të luash tinguj në të dy altoparlantët dhe të zgjidhësh problemet me heqjen e zërit
- Emrat e thjeshtë të aplikacioneve në Galaxy One UI 6
- Rreth Panelit anësor të përditësuar dhe qasjes në veçorinë Përzgjedhja inteligjente
- Si të përditësoni telefonin ose tabletin tuaj Samsung Galaxy
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme