Vizioni

Vizioni

Smartfon/Tabletë

TalkBack
Funksioni i lexuesit të ekranit ofron komente me fjalë duke shpjeguar përmbajtjen në ekran, në mbështetje të përdoruesve me dëmtim të shikimit. Kjo do të thotë që ju mund ta përdorni pajisjen tuaj edhe pa parë ekranin.
  • * Si të aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > TalkBack
  • * Asistent zëri dhe TalkBack të Google janë integruar sërish në një veçori të unifikuar të leximit të ekranit. Veçoria e re TalkBack kombinon fuqitë dhe identitetet e secilit lexues të ekranit. Provojeni vetë. Veçoritë e Asistentit të zërit bashkë me Google TalkBalk do të vazhdojnë të jepen (One UI 3.0 dhe më të rinj).
Mëso më shumë
Regjimi i Shfaqjes
Në Regjimin e shfaqjes mund të rrisni kontrastin në ekran ose të bëni që përmbajtja të duket më e madhe. Nuk ka nevojë të aktivizoni çdo veçori të mundësisë së përdorimit si Shkronja me kontrast të lartë, Tastiera me kontrast të lartë dhe Zmadhimi i ekranit individualisht. Mund të zgjidhni regjimin e përshtatshëm për ju menjëherë.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Regjimi i shfaqjes
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI 4.0 dhe më të rinj.
Tema me kontrast të lartë
Përdorni një temë me përmbajtje me ngjyrë të hapur në një sfond të errët për lexim më të lehtë dhe shikueshmëri më të lartë. Kjo ndihmon në pakësimin e lodhjes së syve sidomos kur përdorni telefonin tuaj në një mjedis të errët për një periudhë kohe të gjatë. Kjo tema të ndryshme me kontrast të lartë të disponueshme në Galaxy Themes.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Tema me kontrast të lartë

Shkronja me kontrast të lartë
Rregulloni ngjyrën dhe konturin e shkronjave për të rritur kontrastin ndërmjet tekstit dhe sfondit.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Shkronja me kontrast të lartë

Tastiera me kontrast të lartë
Një shumëllojshmëri e opsioneve të tastierës me kontrast të lartë rrisin madhësinë e tastierës së Samsung dhe ndryshojnë ngjyrën e tasteve për të rritur kontrastin ndërmjet tekstit dhe sfondit.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Tastiera me kontrast të lartë

Theksoni butona
Tregon butonat me ngjyra për t’i bërë të dallohen.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Theksoni butona

Kontur Relumino
Nëse keni probleme me shikimin e objekteve në video ose fotografi në ekranin tuaj për shkak të shikimit të turbullt, provoni Kontur Relumino. Jep konture të dallueshme ndërmjet objekteve dhe pjesëve rreth tyre.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Kontur Relumino
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI 6.1.
  • * Disponueshmëria e veçorisë mund të ndryshojë sipas specifikimit të modelit.
Shkëmbimi i ngjyrave
Shkëmbeni ngjyrat e ekranit për shikueshmëri më të mirë.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > shkëmbimi i ngjyrave

Korrigjimi i ngjyrave
Nëse është e vështirë për ju që të dalloni disa ngjyra në ekran, përdorni korrigjimin e ngjyrës për t’ju ndihmuar që t’i dalloni më mirë. Ju lejon të rregulloni dhe vendosni kombinimin e ngjyrës që funksionon më mirë për ju.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Korrigjimi i ngjyrës
Filtri i ngjyrave
Disa njerëz e kanë të vështirë të lexojnë ndaj një sfonditë bardhë, duke u shpërqëndruar nga leximi i një artikulli ose një mesazhi. Nëse keni këtë lloj problemi, veçoria e filtrit të ngjyrës mund t’ju ndihmojë. Ndryshimi i ngjyrës së ekranit tuaj është treguar se përmirëson shpejtësinë dhe lehtësinë e leximit.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Filtri i ngjyrës
  • * Disponueshmëria e veçorisë mund të ndryshojë sipas specifikimit të modelit.
Pakësoni animacionet
Pakësoni lodhjen e syve ose duke minimizuar ose duke hequr efekte të lëvizjes që ndodhin ndërmjet faqeve ose përmes përdorimit të app-eve.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Pakësoni animacionet

Pakëson transparencën dhe turbullimin
Pakësoni transparencën dhe turbullimin në dialogë dhe meny për t’i bërë më të dukshme.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Pakësoni transparencën dhe turbullimin
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI 4.0.
Shumë i zbehtë
Nëse ekrani juaj është shumë i ndritshëm, edhe në cilësimin e ndriçimit më të ulët, aktivizoni Shumë i zbehtë për lexim më të rehatshëm në errësirë.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Shumë i zbehtë
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI 4.0.
  • * Disponueshmëria e veçorisë mund të ndryshojë sipas specifikimit të modelit.
Zmadhimi
Mund të zmadhoni të gjithë ekranin tuaj ose pjesë të zgjedhura të ekranit. Përdorni funksionin e Zmadhimit shpejt duke përdorur shkurtoren. Mund të kaloni lehtësisht ndërmjet regjimeve të zmadhimit të të gjithë ekranit dhe zmadhimit të pjesës së ekranit.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Zmadhimi

Xhami zmadhues
Mini-aplikacioni i Xhamit zmadhues ju ndihmon të zmadhoni lehtësisht objektet rreth jush. Gjithashtu përfshin filtra të ngjyrave, komandime të ndriçimit dhe kontrastit për një shikim më të qartë të tekstit dhe imazheve. Mund të shkoni Mini-aplikacionin e Xhamit zmadhues në ekranin fillestar nga menyja e mini-aplikacioneve.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Zmadhuesi

Trashësia e kursorit
Mund të vendosni trashësinë e kursorit të tekstit për njohje më të mirë vizive.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Trashësia e kursorit

Madhësia dhe ngjyra e treguesit
Mund të rregulloni madhësinë ose ngjyrën e treguesit të mausit ose të vendit të prekjes që shfaqet në ekran.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Madhësia dhe ngjyra e treguesit

Madhësia dhe stili i shkronjave
Mund të ndryshoni madhësinë dhe stilin e shkronjave për të përmirësuar lexueshmërinë dhe dukshmërinë e tekstit në ekranin tuaj.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Madhësia dhe stili i shkronjave

Zmadhimi i ekranit
Ndryshoni zmadhimin e ekranit. Do të rregullojë madhësinë e elementëve në ekranin tuaj.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Zmadhimi i ekranit

Koha për të bërë veprimin
Mund të zgjidhni për sa kohë të shfaqni mesazhe që ju pyesin të ndërmerrni veprim, por janë të dukshme vetëm përkohësisht, si njoftime të përkohshme në ekran ose komanduesin e volumit. Do t’ju ndihmojë të mos ju mungojë ajo që ju nevojitet.

* Si ta aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Cilësimet e përparuara > Koha për të bërë veprimin

Tastiera e inputit me të folur me zë të lartë
Mund të bëni që teksti që shtypët t’ju lexohet me zë të lartë duke përdorur Tastierën Samsung. Tastiera e inputit me të folur me zë të lartë jep informacion të shtypjes së elementëve, fjalëve ose të dyjave sipas preferencës tuaj.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Flisni futjet e tastierës me zë të lartë

Përshkrimi me audio
Mund të cilësoni të dëgjoni veçorinë 'Përshkrimi me audio' automatikisht kur shikoni një video që përmban një 'Përshkrim me audio'.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Përshkrimi me zë

Vizioni Bixby për mundësinë e përdorimit
Bixby Vision jep përshkrim me fjalë të asaj që shikon, duke ju ndihmuar të kuptoni botën rreth jush.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Vizioni Bixby për mundësinë e përdorimit
  • * Regjimi i Përshkrimit të skenës tashmë lejon përdorimin e anglishtes (SHBA), frëngjishtes, gjermanishtes, italishtes, gjuhës koreane, gjuhës kineze mandarin, portugalisht, rusishtes dhe spanjishtes (Spanjë).
  • * Regjimi i Indentifikuesit të objektit lejon përdorimin e 17 gjuhëve, që janë të njëjta si gjuhët që mund të përdoren në veçorinë e përkthimit.
Etiketa e zërit
Mund të përdorni etiketa NFC për të dalluar objekte të formës së ngjashme duke u ngjitur atyre etiketa. Mund të regjistroni dhe t’i caktoni një regjistrim me zë një etikete NF. Regjistrimi me zë dëgjohet kur vendosni telefonin tuaj pranë etiketës NFC.

* Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Etiketa e zërit

Shkurtoret e mundësisë së përdorimit
Shkurtoret e mundësisë së përdorimit ju lejon të përdorni veçoritë e mundësisë së përdorimit më shpejt dhe më lehtësisht.
  • Përdorni butonin/gjestin e Mundësisë së përdorimit
  • Shtypni shpejt tastet anësore dhe të Rritjes së volumit
  • Shtypni dhe mbani të shtypur tastin e Rritjes dhe uljes së volumit

* Si ta aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Cilësimet e përparuara > Shkurtoret e Mundësisë së përdorimit

Të rekomanduara për ju
Mund të kontrolloni se cilat veçori të mundësisë së përdorimit janë aktivizuar dhe të merrni veçoritë e rekomanduara që janë më të leverdishme për ju

* Ku ta gjeni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Të rekomanduara për ju

Rivendosni cilësimet e mundësisë së përdorimit
Rivendosni cilësimet paraprake të mundësisë së përdorimit ndërsa mbani cilësimet e tjera të personalizuara të pandryshuara.

* Si ta aktivizoni: Cilësimet > Menaxhimi i përgjithshëm > Rivendosni > Rivendosni cilësimet e mundësisë së përdorimit

Orë

TalkBack
Funksioni i lexuesit të ekranit ofron komente me fjalë duke shpjeguar përmbajtjen në ekran, në mbështetje të përdoruesve me dëmtim të shikimit. Kjo do të thotë që ju mund ta përdorni pajisjen tuaj edhe pa parë ekranin.
  • * Si ta aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > TalkBack
Shkronja me kontrast të lartë
Rregulloni ngjyrën dhe konturin e shkronjave për të rritur kontrastin ndërmjet tekstit dhe sfondit.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Shkronja me kontrast të lartë
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI Watch 4.5.
Korrigjimi i ngjyrave
Nëse është e vështirë për ju që të dalloni disa ngjyra në ekran, përdorni korrigjimin e ngjyrës për t’ju ndihmuar që t’i dalloni më mirë. Ju lejon të rregulloni dhe vendosni kombinimin e ngjyrës që funksionon më mirë për ju.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Korrigjimi i ngjyrës
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI Watch 4.5.
Shkëmbimi i ngjyrave
Shkëmbeni ngjyrat e ekranit për shikueshmëri më të mirë.

* Si ta aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të shikueshmërisë > Shkëmbimi i ngjyrave

Filtri i ngjyrave
Disa njerëz e kanë të vështirë të lexojnë ndaj një sfonditë bardhë, duke u shpërqëndruar nga leximi i një artikulli ose një mesazhi. Nëse keni këtë lloj problemi, veçoria e filtrit të ngjyrës mund t’ju ndihmojë. Ndryshimi i ngjyrës së ekranit tuaj është treguar se përmirëson shpejtësinë dhe lehtësinë e leximit.

* Si ta aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të shikueshmërisë > Filtri i ngjyrave

Pakësoni animacionet
Pakësoni lodhjen e syve ose duke minimizuar ose duke hequr efekte të lëvizjes që ndodhin ndërmjet faqeve ose përmes përdorimit të app-eve.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Pakësoni animacionet
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI Watch 4.5.
Pakëson transparencën dhe turbullimin
Pakësoni transparencën dhe turbullimin në dialogë dhe meny për t’i bërë më të dukshme.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Pakësoni transparencën dhe turbullimin
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI Watch 4.5.
Zmadhimi
Takoni tre herë në ekran me një gisht për të zmadhuar ose zvogëluar përmbajtjen në ekran.

* Si ta aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të shikueshmërisë > Zmadhimi

Shkronja të trasha
Mund të ndryshoni shkronjat në të trasha për të përmirësuar lexueshmërinë dhe shikueshmërinë e tekstit në orën tuaj.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të vizionit > Shkronja të trasha
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI Watch 4.5.
Madhësia e shkronjave
Mund të ndryshoni madhësinë e shkronjave për të përmirësuar lexueshmërinë dhe shikueshmërinë e tekstit në orën tuaj.

* Si ta aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Përmirësime të shikueshmërisë > Madhësia e shkronjave

Ora me dridhje
Merrni orën e tanishme me vibrime. Trokitja e fushës së orës me dy gishtërinj jep orën dhe trokitja dy herë me dy gishtërinj jep minutat.

* Si ta aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Të përparuara > Ora me dridhje

Koha për të bërë veprimin
Mund të zgjidhni për sa kohë të shfaqni mesazhe që ju pyesin të ndërmerrni veprim, por janë të dukshme vetëm përkohësisht, si njoftime të përkohshme në ekran ose komanduesin e volumit. Do t’ju ndihmojë të mos ju mungojë ajo që ju nevojitet.
  • * Si të përdorni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Cilësimet e përparuara > Koha për të bërë veprimin
  • * Kjo veçori do të jetë e disponueshme nga One UI Watch 4.5.
Shkurtoret e mundësisë së përdorimit
Shkurtoret e mundësisë së përdorimit ju lejon të përdorni veçoritë e mundësisë së përdorimit më shpejt dhe më lehtësisht.
  • Trokisni tre herë me 2 gishta
  • Shtypni dy herë tastin Fillestar
  • * Si ta aktivizoni: Cilësimet > Mundësia e përdorimit > Cilësimet e përparuara > Shkurtoret e Mundësisë së përdorimit

TV

Udhëzuesi me zë
Udhëzuesi me zë lejon Smart TV-të të japin një përshkrim me audio të elementëve të shfaqur në ekranin tuaj. Ndihmon përdoruesit e verbër dhe ata që kanë vështirësi në shikimin e ekranit të përdorin funksionet bazë të TV dhe shërbimet e ndryshme të zgjuara, si Internetin dhe kërkimet me komentet me zë. Me Udhëzuesin me zë, mund të dëgjoni informacion mbi kanalin dhe volumin e tanishëm, transmetime të tanishme e të ardhshme dhe orarin e shikimit.
  • Rregulloni volumin/shpejtësinë/tonin
  • Rregulloni volumin e sfondit të TV-së ndërsa përdorni Udhëzuesin me zë
  • * Si ta aktivizoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Udhëzuesi me zë
  • * Si ta aktivizoni: Shtypni dhe mbani të shtypur butonin e volumit për t’u futur te shkurtoret e Mundësisë së përdorimit > Udhëzuesi me zë
Përshkrimi me audio
Përshkrimi me audio është një shërbim që jepet nga shumë programe televizive të SHBA-së për përdoruesit e verbër ose ata që kanë vështirësi në shikimin e ekranit. Transmetohet një audio shtesë që jep një përshkrim me fjalë të skenës për të ndihmuar kuptimin tuaj. Gëzojuni një përvoje më të gjallë me një tregim të ndryshimeve të skenës, shprehjeve të personazheve, gjesteve e veshjeve dhe me shumë.
  • * Si ta aktivizoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Përshkrimi me audio
  • * Përshkrimi me audio është i disponueshëm vetëm nëse lejohet nga transmetimi që jeni duke parë tani.
Zmadhimi grafik
Nëse nuk mund ta shihni ekranin mirë me shikimin e ulët, mund të zmadhoni ekranin për të parë imazhin ose tekstin më të madh. Mund të zmadhoni ekranin siç ju pëlqen deri në 200% ose të rregulloni pozicionin e pjesës që do të zmadhohet.
  • Rregulloni nivelin e zmadhimit
  • Rregulloni pjesën e lëvizjes për të zmadhuar

* Si ta aktivizoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Zmadhimi grafik

Kontrasti i lartë
Teksti me ngjyrë të hapur ndaj një sfondi të errët lejon ata që nuk dallojnë ngjyrat ose me shikim të dobët të shohin tekstin në ekran më qartë. Mund të ndryshoni ngjyrën e sfondit të ekranit të shërbimit kryesor në të zi dhe ngjyrën e tekstit në të bardhë ose të verdhë për të rritur shikueshmërinë dhe për të pakësuar lodhjen e syrit. Plus, ekrani i menysë transparente në TV ndryshon automatikisht në të errët për ta bërë tekstin më të lexueshëm.

* Si ta aktivizoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Kontrasti i lartë

Zmadhimi
Funksioni Zmadhimi i bën menytë dhe tekstin më të madh për të ndihmuar ata me shikim të dobët. Mund të shihni tekst më të madh dhe pjesë të detajuara të ekraneve të shërbimit, si informacioni i Kanalit, Smart hub, Cilësimet, mesazhet që shfaqen dhe më shumë.

* Si ta aktivizoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Zmadhimi

Shkalla e grisë
Nëse keni probleme me njohjen e ngjyrave ose keni lodhje të madhe të syve, mund të ndryshoni ngjyrën e ekranit në bardhë-e-zi duke përdorur shkallën gri. Mund të përdorni regjimin bardhë-e-zi për të bërë më të mprehta kufijtë e turbullt të shkaktuar nga ngjyra dhe të qetësoni sytë tuaj pa lodhur sytë tuaj.

* Si ta aktivizoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Shkalla e grisë

Shkëmbimi i ngjyrave
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj dritës ose keni shikim të dobët, mund të kaloni sfondin në të zi dhe tekstin në të bardhë. Shkëmbimi i ngjyrave ndihmon në rritjen e njohjes vizive, pakësimin e shkëlqimit verbues dhe pakësimin e lodhjes së syve.

* Si ta aktivizoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Shkëmbimi i ngjyrave

SeeColors
App- SeeColors, i disponueshëm në të gjithë TV-të QLED të Samsung ndihmon ata që kanë një pamjaftueshmëri të shikimit të ngjyrave që të rregullojnë ngjyrën e ekranit për t’ju përshtatur syve të tyre. Mund të kontrolloni praninë dhe shkallën e mosdallimit të ngjyrave dhe, bazuar në diagnozën, të rregulloni ngjyrën e ekranit ndaj spektrit të ngjyrave që mund të njohin sytë tuaj.
  • * Si ta aktivizoni: Shtypni Fillestar > Meny > App-et > Stili i jetesës > Shihni Ngjyrat ose Shtypni Fillestar > Meny > App-et > Kërko > Fut 'SeeColors'
  • * Mund të shkarkoni app-in SeeColors në App-et (dyqani i Samsung për app-et e Smart TV).
Mëso telekomandën
Mëso telekomandën u lejon përdoruesve të verbër ose përdoruesve me shikim të dobët që të mësojnë shpejt vendndodhjen dhe përdorimin e butonave të telekomandës. TV do t’ju thotë se çfarë bën secili buton pasi ta shtypni atë.

* Si ta aktivizoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Mëso telekomandën

Ekrani i të mësuarit të menysë
Ekrani i të mësuarit të menysë u lejon përdoruesve të verbër ose përdoruesve me shikim të dobët të mësojnë funksionet e ndryshme të TV-së. Jep shpjegime e-manuale me audio sesi të përdoret telekomanda, menyja e mundësisë së përdorimit, udhëzuesi me zë i TV-së, udhëzuesi i transmetimit, orari i shikimit dhe më shumë.

* Si ta aktivizoni: Shtypni Kryesor > Meny > Cilësime > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme & Konfidencialiteti > Mundësia e përdorimit > Ekrani i të mësuarit të menysë

Pajisjet e kuzhinës/jetesës

TalkBack i SmartThings për pajisjet dhe shërbimet e shtëpisë
Mund të komandoni pajisjet e shtëpisë me lexuesin e ekranit TalkBack të SmartThings. Është një veçori që ndihmon përdoruesit me dëmtime të shikimit. Talkback siguron informacion me zë për të ndihmuar në kuptimin e përmbajtjes së ekranit dhe lexon me zë përmbajtjen e përqendruar. Fokusi mund të komandohet duke takuar ose rrëshqitur në ekran. Një përdorim praktik për personat me dëmtime të shikimit është verifikuar.
  • Dëgjo se çfarë është në ekran
  • Hap elementin e përqendruar
  • Kaloni fokusin te një element tjetër
  • Për të kaluar lart ose poshtë listës
  • Për të kaluar kutinë e përqendrimit në elementin e parë ose të fundit në ekran
  • * Si ta konfiguroni në pajisjet mobile: Cilësim > Mundësia e përdorimit > TalkBack
  • * Veçoritë e Ndihmësit me zë do të vazhdojnë të jepen me Google TalkBack nga One UI 3.0 për SmartThings.

Makina larëse/tharëse

Ngjitëse të Braille
Pikat Braille dhe me prekje janë përdorur për butonat kryesore, duke i bërë ata të lehtë për t’u gjetur për përdoruesit me dëmtime të shikimit. Ngjitëset Braille jepen falas sipas kërkesës për përdorim dhe përshtaten në mënyrë të përsosur me pajisjet Samsung.

* Tani, ngjitëset Braille jepen sipas kërkesës për modelet e makinave larëse dhe tharëse të hedhura në treg nga 2019 e më pas.

Panel i kontrollit me shikueshmëri të përmirësuar
Makina larëse dhe tharësi mund të përdoren edhe në mjedise të errëta me një ekran LCD të shndritshëm. Në vend të shenjave dhe treguesve në panelin e kontrollit të makinave larëse dhe tharëse, përdoret një panel LCD i kontrollit me tekst të zmadhuar për të siguruar shikueshmëri edhe në mjedise të errëta.

* Kjo veçori përdoret në modelet e makinës larëse/tharëse me LCD.

Tingulli i përdorshëm UX
Përdoruesit mund të dallojnë funksionet e makinës larëse dhe tharësi sipas zërit dhe tingullit. Për shembull, nëse përdoruesi kthen dorezën e një makine larëse/tharësi, dëgjohet një tingull çdo herë që arrihet cikli Normal. Gjithashtu, kur përdoruesi rrit temperaturën e ujit të një makinë larëse, shkalla e zërit rritet.

Frigorifer

Tingulli i përdorshëm UX
Përdoruesit mund të dallojnë temperaturën e një frigoriferi sipas tingullit. Për shembull, kur përdoruesi rritet temperaturën, shkalla e zërit rritet.
Teksti tek të folurit
Qendra e familjes ofron funksione teksti-tek-të-folurit në App-in Receta e Zgjuar dhe Atelie (Koleksioni i Artit) për këdo. Lexoni dhe dëgjoni përshkrimet me zë të recetave dhe koleksioneve tuaja të preferuara të artit kur duart dhe sytë tuaj janë të zëna me punë. Ky funksion mund të ndihmojë përdoruesit me dëmtime të shikimit të dëgjojnë përshkrimet e përmbajtjes.

* Funksionon në App-et Receta e Zgjuar dhe Atelie në Frigoriferin Qendra e familjes. Tashmë, App-i Atelie funksionon në Kore, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine/Karaibe.

Pjatalarësja/Pianura me induksion

Tingulli i përdorshëm UX
Përdoruesit mund të dallojnë funksionet e pjatalarëses dhe pianurës me induksion sipas zërit dhe tingullit. Për shembull, nëse përdoruesi zgjedh regjimin e pjatalarëses, dëgjohet një tingull çdo herë zgjidhet regjimi më majtas. Gjithashtu, kur përdoruesi rrit nivelin e fuqisë së një pianure me induksion, shkalla e zërit rritet.

Ndihmë për Mundësinë e përdorimit për klientin

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe përmirësuar përvojën tuaj të mundësisë së përdorimit