Si të përdorni Tap View dhe Multi View
Tap View dhe Multi View janë funksione të dobishme për ndarjen e ekranit. Tap View ju jep mundësi të pasqyroni telefonin me një prekje të televizorit, ndërsa Multi View ju ofron mundësi të pafundme për shfaqjen e disa ekraneve në një ekran dhe për shikimin e disa llojeve të gjërave në të njëjtën kohë. Përdoruesit mund ta ndajnë përmbajtjen e dëshiruar mediatike në ekrane të mëdha e të ndryshme.
Trokisni lehtë telefonin për ta pasqyruar në televizor
Nëse dëshironi të transferoni përmbajtje të tilla si fotografi apo video nga pajisja celulare në televizor, mjafton ta afroni këtë pajisje pranë televizorit. Nëse trokisni lehtë, ajo pasqyrohet menjëherë, e gjitha falë funksionit Tap View. Pasqyrim më i lehtë, më i shpejtë dhe më i mirë i ekranit, pa pasur nevojë për rrjet Wi-Fi apo për internet, për të ndarë një çast të bukur të jetës suaj të përditshme.
Bëni kujdes që telefonin ta trokisni lehtë në mënyrë që të mos e dëmtoni pa dashje. Mos e përplasni pajisjen celulare pas qoshes së televizorit apo drejtpërdrejt në ekranin e televizorit. Nëse është e nevojshme, telefonit mund t’i vini një mbështjellëse mbrojtëse. Për të arritur rezultatet më të mira, duhet të trokisni lehtë në pjesën e sipërme ose anësore të televizorit.
Shënim: Ofrohet vetëm për modelet e televizorëve TU7000 e lart (përfshirë televizorin Lifestyle/Outdoor) dhe modelet Samsung Galaxy që nga prezantimi i produktit. (Android 8.1 e lart)
Për ta përdorur Tap View, duhet ta aktivizoni funksionin Tap View në aplikacionin SmartThings të telefonit.
Hapi 1. Në telefon, hapni aplikacionin SmartThings dhe pastaj prekni ikonën e Menysë (tri vijat horizontale).
Hapi 2. Prekni “Settings” (Cilësime) dhe pastaj shkoni në Tap View. Aktivizojeni me çelësin e aktivizimit.
Hapi 3. Afrojeni telefonin pranë televizorit dhe pastaj trokiteni lehtë për të mundësuar njoftimin e zbulimit të pranisë së telefonit kur të shfaqet në ekranin e telefonit.
Shënim:
- Për ta përdorur Tap View, përditësoni aplikacionin SmartThings në mënyrë që të jetë i versionit 1.7.45 ose më lart. Këtë aplikacion mund ta shkarkoni në Google Play Store ose Apple App Store.
- Kur të filloni pasqyrimin, duhet të anuloni modalitetin e kursimit të energjisë në cilësimet e Energjisë.
- Sigurohuni që Smart View lejohet në televizor. (Settings (cilësime) > General (të përgjithshme) > External Device Manager (Menaxhimi i pajisjeve të jashtme) > Device Connect Manager (Menaxhimi i lidhjeve të pajisjeve) > Access Notification (njoftimi për lejimin e lidhjes))
Për të shmangur dëmtimin pa dashje të pajisjes, duhet të trokitni lehtë. Nëse e prekni pajisjen në ekranin ose në cepin e televizorit, kjo mund ta dëmtojë rëndë ekranin. Nëse është e nevojshme, telefonit mund t’i vini një mbështjellëse mbrojtëse. Për të arritur rezultatet më të mira, duhet të trokisni lehtë me pjesën e pasme të telefonit në pjesën e sipërme ose anësore të kornizës së televizorit.
- Mos e trokitni pajisjen mbi ekran apo mbi cepa.
- Mbulojeni telefonin me mbështjellëse mbrojtëse dhe trokitni lehtë mbi kornizën e jashtme të televizorit.
Multi View në ekranin e madh
Multi View ju jep mundësi të shfaqni në televizor njëkohësisht dy gjëra. Në ekranin majtas mund të shikoni përmbajtje nga burime të ndryshme si STB, sinkronia e televizorit, aplikacione, pajisje Blue-ray apo pajisje videolojërash, ndërsa telefonin mund ta pasqyroni në ekranin djathtas. Lidheni pajisjen dhe vendosini sipas dëshirës parametrat e përmasave dhe të zërit. Bërja e disa gjërave njëkohësisht në ekranin e madh të një televizori QLED është e lehtë dhe e thjeshtë.
Shënim: Ofrohet vetëm në modelet TU8500 (NIKE-L) e lart.
Mënyra e përdorimit të Multi View ndryshon në varësi të llojit të pajisjes së lidhur me televizorin.
Për shembull, për të shikuar ekranin e një pajisjeje celulare apo të një kompjuteri në Multi View, mjafton ta lidhni pajisjen me pasqyrim (Ndryshon sipas sistemit operativ: Smart View/Screen mirroring (pasqyrimi i ekranit)/Airplay2/Projekto në një ekran). Gjithashtu, nëse dëshironi të shikoni ekranin e një pajisjeje të jashtme siç është një pajisje videoloje, në Multi View, shkoni në menynë “Select Content” (Përzgjidh përmbajtjen) dhe përzgjidhni pajisjen nga lista. Më poshtë, mund të shihni të tjera kombinime ekranesh të Multi View, dhe mund të përzgjidhni e të përcaktoni përmbajtjen e çdo ekrani duke përzgjedhur ekranin djathtas dhe ekranin majtas.
- Select Content (përzgjidh përmbajtjen): Përzgjidhni përmbajtjen e cila do të shfaqet në anën e majtë ose të djathtë të ekranit.
- Watch Mobile/Camera (Shiko celularin/kamerën): Pasqyroni ose transmetoni në televizor përmbajtjen e telefonit nëpërmjet butonit të pasqyrimit të ekranit/Smart View në një celular Android ose butonin Airplay2 në një pajisje iOS. Pasqyroni ekranin e kompjuterit nëpërmjet funksionit “Project to a screen” (projekto në ekran). Përzgjidhni një kamera të lidhur SmartThings ose mund të përzgjidhni një uebkam të lidhur.
- Screen Size (madhësia e ekranit): Nëpërmjet kësaj mund të ndryshoni përmasat e të dy ekraneve sipas preferencës suaj. Për shembull, mund të vendosni një dritare më të vogël në qoshen lart djathtas ose të bëni një ndarje të barabartë të të dy ekraneve.
- PIP (Picture in Picture) Position (pozicioni i ekranit brenda ekranit): Përzgjidhni pozicionin e ekranit më të vogël kur shfaqet në ekranin kryesor. Mund të përzgjidhni anën e majtë lart dhe anën e djathtë lart ose anën e majtë poshtë dhe anën e djathtë poshtë për ekranin e vogël. Nëse nuk ju pëlqen pozicioni që keni zgjedhur për ekranin e vogël, mund ta ndryshoni gjithsesi më pas.
- Sound Output (dalja e zërit): Lidhni pajisje Bluetooth/Wireless të zërit për çdo dritare. 2 persona mund të ndjekin secilin ekran duke lidhur kufjet e tyre me ekranin përkatës.
- Sound Distribution (shpërndarja e zërit): Përzgjidhni këtë opsion për të dëgjuar materialin audio nga të dy ekranet njëkohësisht. Zëri do të dalë njëkohësisht nga altoparlantët e televizorit dhe të pajisjes së jashtme.
Shënim: Imazhet dhe menyja e pajisjes janë thjesht ilustrim në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj.
- Ekran pajisjeje celulare: Kur bëni pasqyrim të një smartfoni, mund të shihni telefonin e pasqyruar në ekranin e djathtë të Multi View. Mund të pasqyroni foto, video dhe mesazhe për t’i parë më bukur në një ekran të madh.
- Ekran televizori ose kompjuteri: Kur bëni pasqyrim të një kompjuteri, kur transmetoni nga një aplikacion televizori apo nga një kamera IoT, ekrani ndahet në mënyrë të barabartë në Multi View. Për shembull, mund të luani një lojë në ekranin e majtë, ndërkohë që ndiqni një video shpjeguese për atë lojë nga kompjuteri, e shfaqur në ekranin e djathtë.
- Ekran PIP: Mund të vendosni edhe pozicionin PIP (Picture in Picture) (pozicioni i ekranit brenda ekranit). Ia vlen të aktivizosh përmbajtje me interes në një ekran të vogël ndërkohë që ndjek një film apo një ndeshje sportive.
Kalimi në ekran të plotë
- Për të kaluar në ekran të plotë, përzgjidhni një prej ekraneve të Multi View dhe shtypni butonin e përzgjedhjes. Tani mund të kontrolloni aplikacionet dhe burimet.
- Për t’u kthyer në ekranin multi të mëparshëm, në telekomandë shtypni dhe mbani të shtypur butonin e kthimit mbrapa.
- Për ta mbyllur plotësisht modalitetin Multi View, në telekomandë shtypni dhe mbani të shtypur butonin e kthimit mbrapa, ndërkohë që të dyja anët i keni në fokus.
Shënim: Nëse dëshironi që videot e YouTube të transmetohen gjithmonë me ekran të plotë, mund ta ndryshoni këtë cilësim. (Setting (cilësime) - General (të përgjithshme) - Smart feature (funksione inteligjente) - Auto Run Multi View Casting 'Off’ (transmetimi automatik në Multi View i çaktivizuar))
Mund të përdorni një kombinim të ndryshëm burimesh në varësi të llojit të televizorit Samsung që keni.
Televizorët QLED
- Në ekranin në të majtë: Mund të shfaqni sintoninë e televizorit, pajisjet e lidhura me HDMI ose disa prej aplikacioneve të televizorit.
- Në ekranin në të djathtë: Mund të bëni pasqyrim të ekranit (Android/Airplay2(iOS), të bëni transmetim të mediave të telefonit ose të përzgjidhni një kamerë të lidhur.
Televizorët UHD
- Në ekranin në të majtë: Mund të shfaqni sintoninë e televizorit ose pajisje të lidhura me HDMI.
- Në ekranin në të djathtë: Mund të bëni pasqyrim të ekranit të telefonit (Android).
Celularët dhe pajisjet e mbështetura
- Funksionon me pajisjet që mund të bëjnë pasqyrim të ekranit, përfshirë smartfonat dhe tabletat. (Android 4.2 e më lart)
- Funksionon me pajisjet që punojnë me Airplay 2 përfshirë iPhone, iPad, iPod touch ose Mac book.
- Kompjuterët me Windows 10
Kamerat e mbështetura
- Logitech HD Pro Webcam C920
- Logitech HD Pro Webcam C920S
- Logitech C922 Pro Stream Webcam
- Logitech C922X Pro Stream Webcam
- Logitech C925E
- Logitech C930e
Shënim: Lista e pajisjeve të mbështetura dhe kamerave USB mund të përditësohet pa njoftim të mëtejshëm.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window