Si ta përdorni Kujdesin për Pajisjen në televizorin inteligjent Samsung

Nëse keni probleme me televizorin, mund të kujtoni se është më mirë t’i bëni reset e të filloni gjithçka nga e para. Megjithëse njëra prej zgjidhjeve mund të ishte edhe kjo, mund të mos jetë e nevojshme. Televizori ka të inkorporuar një funksion të vetë-diagnostikimit, i cili ka për qëllim t’ju ndihmojë t’u jepni zgjidhje problemeve me videon, figurën, zërin e shumë të tjera. 

Optimizojeni televizorin me Kujdesin për Pajisjen

Kujdesi për Pajisjen (Device Care) është një softuer për diagnostikimin e televizorit, i cili përdor të dhënat e televizorit dhe shfaq me një vështrim të vetëm statusin aktual të funksionimit të televizorit. Kur hyni në menynë Fillo Kujdesin për Pajisjen, Kujdesi për Pajisjen i bën një diagnostikim televizorit dhe shfaq listën e problemeve dhe statusin në të cilin ndodhet aktualisht televizori. Statusi i funksionimit të televizorit shfaqet në 2 faza dhe ndahet në “i mirë” dhe “i moderuar”. Në Kujdesin për Pajisjen mund të hyni nëpërmjet Menysë së Mbështetjes për Klientin. 


Këtu mund të kontrolloni dhe të pastroni edhe kapacitetin e memories, të bëni vetë një diagnostikim të problemeve apo të kërkoni mbështetje teknike. Në përfundim të diagnostikimit të televizorit, ky proces pastron memorien e kashesë dhe mbyll çdo aplikacion të aktivizuar në sfond për të liruar memorien. Ju lutemi, ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për të bërë një skanim të televizorit Samsung me Kujdesin për Pajisjen.

qled, kudesi për pajisjen, paneli kryesor
Notification of TV Status

Kategoria

Gjendja

I moderuar

Kapacitet ruajtjeje në memorie 0% (të shfaqur në ndërfaqen e përdoruesit), më pak se 70MB kapacitet RW

I mirë

Të gjitha të tjerat përveç statusit “I moderuar”

Fillo Kujdesin për Pajisjen bën skanime të televizorit për bërë një optimizim dhe diagnostikim të kushteve të televizorit, siç është problemi i ekranit të turbullt apo i kapacitetit të pamjaftueshëm të memories. Klikoni në butonin Fillo Kujdesin për Pajisjen në mes të ekranit, pas së cilës programi i inkorporuar i diagnostikimit do të kontrollojë gjendjen e televizorit; nëse ka ndonjë problem, ky do t’ju paraqitet në një listë në ekran. 


Ndiqni hapat e mëposhtëm për t’i bërë skanim televizorit me Kujdesin për Pajisjen. 

Hapi 1. Shtypni butonin “Home” (ka shenjën e shtëpisë) në telekomandën e televizorit dhe pastaj përzgjidhni “Settings” (Cilësimet). 

qled cilësimet e kujdesit për pajisjen

Hapi 2. Në menynë e cilësimeve, shkoni te “Support” (mbështetja) dhe atëherë përzgjidhni “Device Care” (Kujdesi për Pajisjen). 

qled cilësimet e kujdesit për pajisjen menyja e zërit

Hapi 3. Përzgjidhni “Start Device Care” (Fillo Kujdesin për Pajisjen) që ndodhet në mes të ekranit, dhe atëherë do të fillojë skanimi. 

qled fillo kujdesin për pajisjen

Menaxhimi i kapacitetit të memories (Manage Storage) në menynë e Kujdesit për Pajisjen ju jep mundësi të kontrolloni dhe të organizoni të dhënat që përdoren aktualisht në televizor. Nëse dëshironi të fshini një aplikacion të instaluar, përzgjidhni butonin “Delete” (Fshi) djathtas lart për ta fshirë aplikacionin e përzgjedhur. Gjithashtu, nëse klikoni butonin për shfaqjen e informacioneve të secilit aplikacion, mund të shihni informacione të tilla si kapaciteti total i aplikacionit, të dhënat e ruajtura në memorie dhe kashenë e të dhënave. 

  • Fshi: Përzgjidhni aplikacionin e instaluar të cilin dëshironi ta fshini dhe klikoni butonin Fshi. 
qled kujdesi për pajisjen menaxhimi i kapacitetit të memories
  • Shikoni të dhënat: Kontrolloni të dhënat aktuale dhe përdorimin e kashesë së aplikacionit dhe pastroni të dhënat dhe kashenë. 
qled kujdesi për pajisjen menaxhimi i kapacitetit të memories shikoni të dhënat

Shënim : Gjatë fshirjes së aplikacioneve nuk mund të përzgjidhen aplikacionet e instaluara nga fabrika. 

Në menynë “Self Diagnosis” (Auto-Diagnostikimi), mund të testoni drejtpërdrejt kushtet e ndryshme të televizorit për të parë nëse ka ndonjë anormalitet. Nëse problemet i shkakton vetë televizori, përdorni “Video Test” (testimin e videos), “Picture Test” (testimin e figurës) dhe “Sound Test” (testimin e zërit) për ta gjetur problemin. Në këtë meny mund të kontrolloni edhe lidhjet HDMI, sinjalin e rrjetit dhe lidhjen me “Smart Hub” (Stacioni Inteligjent).

qled kujdesi për pajisjen auto-diagnostikimi paneli i menysë
  • Testimi i videos: Kur keni probleme me cilësinë e videos së televizorit, përdorni testimin e videos. Videoja testuese projektohet me cilësinë maksimale të televizorit, pas së cilës shihet me kujdes ekrani për të parë mos ka ndonjë të metë. 
qled kujdesi për pajisjen auto-diagnostikimi videoja testuese
  • Testimi i figurisë: Kur keni problem me cilësinë e figurës së televizorit, përdorni testimin e figurës. Projektohet një foto testuese, pas së cilës shihet me kujdes ekrani për 5 sekonda për të parë mos ka ndonjë të metë.
  • Testimi i zërit: Kur keni problem me cilësinë e zërit të televizorit, përdorni testimin e zërit. Do të dëgjohet një melodi testuese në altoparlantin e përzgjedhur aktualisht të pajisjes, gjatë së cilës duhet dëgjuar me kujdes për të vërejtur nëse zëri është normal. 
  • Zgjidhja e problemeve me HDMI-në: Ky testim kontrollon nëse kablloja HDMI është lidhur si duhet me portën HDMI të televizorit. Përzgjidhni një portë HDMI të pajisjeve të jashtme të cilën do ta testoni si vijon dhe pastaj klikon butonin “Vazhdo përpara” (Next) për të filluar diagnostikimin. 
kujdesi për pajisjen auto-diagnostikimi zgjidhja e problemeve me HDMI-në
  • Informacioni për sinjalin: Kur të kontrolloni sinjalin e pajisjen së jashtme, përdorni “Signal Information” (informacioni për sinjalin). Mund të testoni edhe kabllon HDMI dhe të kontrolloni historikun e sinjalit.
  • Testimi i lidhjes me Stacionin Inteligjent “Smart Hub”: Mund të bëni një diagnostikim të lidhjes me rrjetin Wi-FI. Mund të duhen disa minuta për të kryer testimet e parametrave DNS, ISP etj.
  • Vendosja në reset e Stacionit Inteligjent “Smart Hub”: Mund t’u bëhet reset të gjitha cilësimeve të stacionit inteligjent, të aplikacioneve të shkarkuara dhe llogarive të ruajtura në televizor me numrin identifikues PIN.

Shënim: 

  • Videoja/figura e shfaqur gjatë testimit është cilësia më e mirë që mund të ofrojë televizori juaj. Por cilësia mund të ndryshojë në varësi të burimit të përdorur. 
  • Nëse zbuloni ndonjë problem gjatë testimit, televizori mund të ketë një problem. Për më shumë ndihmë, kontaktoni me Mbështetjen e Samsung-ut. 

Shënim: Imazhet dhe menyja e pajisjes janë thjesht ilustrim në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj. 

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window