Njihuni me funksionet e reja novatore të modelit të vitit 2020

Televizori inteligjent Samsung i vitit 2020 ndërthur teknologjitë të reja me dizajn të ri për t’u falur shikuesve një përvojë të re. Gjithashtu, falë Infinity Design të një ekrani të anuar paksa mbrapa, modelet tona kryesore Q900 dhe Q950 ju ofrojnë imersionin më të mirë. 

Përvojë imersive e zërit me Q-Symphony

Deri tani, kur ndizni altoparlantët soundbar, televizorit i fiket automatikisht zëri. Por Q-Symphony mundëson që televizori dhe soundbar-i të tingëllojnë së bashku në të njëjtën kohë. Kështu, mund të dëgjoni një tingull më të pasur se kurrë më parë. 
 

Televizori analizon sinjalet audiovizive dhe përcakton se nga cilët altoparlantë duhet të dalë zëri dhe si të bëhet shpërndarja e tingujve nëpër altoparlantë në bazë të inteligjencës artificiale (AI) dhe bashkëpunimit midis altoparlantëve. 

krahasim i funksionit q symphony ndezur dhe fikur

Shënim:

  • Ofrohet vetëm në modelin Q80T TV (me përjashtim të modelit Q80 49”) dhe në modelin e altoparlantit soundbar Q60T në 2020.
  • Ofrohet vetëm për llojin e lidhjes HDMI(ARC) ose lidhjes optike. 

Sigurohuni që altoparlanti soundbar të jetë i ndezur. Pastaj, aktivizoni lidhjen me altoparlantin soundbar në menynë e Daljes së Zërit (Sound Output).
Kur të bëni lidhjen me altoparlantin soundbar, zëri del automatikisht në të njëjtën kohë nga televizori dhe nga soundbar. 


Hapi 1.
Shtypni butonin “Home” (ka shenjën e shtëpisë) në telekomandën e televizorit dhe pastaj përzgjidhni menynë “Settings” (Cilësimet).

menyja e burimit soundbar

Hapi 2. Përzgjidhni menynë “Sound” (Zëri) dhe pastaj përzgjidhni “Sound Output” (Dalja e zërit).

përzgjedhja e menysë së zërit

Hapi 3. Gjeni dhe përzgjidhni altoparlantin soundbar të cilin dëshironi ta lidhni për Q-Symphony (p.sh., TV + Sound Bar [emri i pajisjes])

përzgjedhja e pajisjes soundbar

Shënim: Imazhet dhe menyja e pajisjes janë thjesht ilustrim në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj.

Përjetoni dizajnin e televizorit 2020 të anuar mbrapa

Modeli kryesor Samsung ofron jo vetëm performancë të përmirësuar, por edhe një dizajn veçanërisht mbresëlënës. Modelet e serisë 8K Q900 / 950 janë të parët televizorë Samsung me konceptin e dizajnit Infinity Design. Një prej veçantive të këtij dizajni të ri është se televizori është i anuar mbrapa me një kënd 3,5 gradë kur instalohet mbi bazën e përfshirë në kuti. Për këtë arsye, ofron këndin optimal të shikimit për shikuesin, nëse ekrani i madh është i instaluar në një vend relativisht të ulët. 

Shënim: Dizajni me anim mbrapa vlen vetëm për modelet e serisë Q900 / 950 të vitit 2020.

Veçanti të dizajnit për përqendrim maksimal

Dizajni me anim është bërë duke mbajtur parasysh jo vetëm rezolucionin më të mirë, por edhe këndin optimal të shikimit të ekranit të madh dhe, nëpërmjet kësaj, mund të maksimizohet përqendrimi i ekranit. Fotografia më poshtë tregon një televizor të anuar mbrapa dhe tregon edhe arsyen përse. Sytë e shikuesit janë pingul me ekranin. 

këndi i ekranit të anuar mbrapa

Mos tentoni ta korrigjoni animin e televizorit

Televizorët e serisë Q900/950 janë projektuar të anohen paksa mbrapa, që do të thotë se pjesa e sipërme e televizorit është diçka më larg se pjesa e poshtme. Kështu është konceptuar ky produkt. 
Edhe këndi i animit është i fiksuar, pra nuk mund të korrigjohet.
 

Ju lutemi, mos provoni ta korrigjoni apo të orvateni ta niveloni duke futur ndonjë objekt nën bazën e televizorit, sepse kjo mund të jetë e rrezikshme dhe mund të bëjë që televizori të humbasë stabilitetin dhe të rrëzohet. 

vërejtje për ekranin e anuar pas

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window