Si ta përdornin modalitetin “portret” në modelin “Sero”

Televizori Sero i Samsung-ut ofron modalitetin “portret” për të shfaqur siç duhet përmbajtjen e celularit dhe për ta ndryshuar atmosferën e dhomës me përmbajtje të ndryshme të modalitetit “portret”. Kemi një udhëzues të hollësishëm, më poshtë, se si të përdoret modaliteti “portret”:

Kaloni nga modaliteti “panoramë” në modalitetin “portret”


Ka tri mënyra se si ta kaloni Sero-n nga formati panoramë në atë portret. Mund të përdorni telekomandën e furnizuar, funksionin “Bixby Voice” ose aplikacionin SmartThings të lidhur me Sero-n. Zgjidhni njërën prej tri mënyrave që ju përshtatet më së miri dhe provojeni.
 

  • Mënyra 1. Në telekomandën inteligjente Samsung, shtypni butonin e rrotullimit.
  • Mënyra 2. Në telekomandën inteligjente Samsung, shtypni butonin “Bixby” dhe thoni: “Portrait Mode” (modaliteti portret) ose “Rotate vertically” (Rrotullohu verikalisht).
  • Mënyra 3. Në aplikacionin SmartThings, përzgjidhni “The Sero”, prekni “TV Control” dhe pastaj prekni butonin e rrotullimit.
Televizori Sero rrotullohet

Shënim: Kur ekrani kalon nga panoramë në portret, përmbajtja shfaqet në qendër dhe madhësia ndryshon në varësi të raportit të imazhit.

Si ta vendosni përmbajtjen në modalitetin “portret”

Mund të përzgjidhni lloje të ndryshme përmbajtjesh për modalitetin “portret”: “Clock” (ora), “Poster” (afishe), “My Photo” (fotografia ime), “Cinemagraph” (kinematografi) dhe “Sound Wall” (muri zanor). Këto funksione bëjnë që televizori Sero të shkrihet më së miri me hapësirën tuaj. Mund ta ndryshoni atmosferën e dhomës me njërin prej pesë modaliteteve.

Duke përdorur telekomandën

Hapi 1. Shtypni butonin “Select” (përzgjidh) në ekranin e përmbajtjes vetëm për modalitetin “portret”.

Hapi 2. Shkoni majtas ose djathtas për ta ndryshuar kategorinë e përmbajtjes.

Hapi 3. Shkoni në kategorinë e dëshiruar të përmbajtjes dhe lëvizni poshtë ose lart për ta përzgjedhur.

Duke përdorur aplikacionin SmartThings

Hapi 1. Në aplikacionin SmartThings, prekni “The Sero” dhe prekni “Portrait Mode” (modaliteti portret).

Hapi 2. Përzgjidhni kategorinë e përmbajtjes, përzgjidhni përmbajtjen e dëshiruar dhe pastaj prekni “View” (shfaq) në butonin “The Sero” në ekran.

Shënim:

  • Modaliteti “portret” mund të mos mbështetet në varësi të aplikacionit dhe përmbajtja e furnizuar do të përditësohet në të ardhmen.
  • Imazhet dhe menyja e pajisjes janë thjesht ilustrim në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window