Si të rregulloni televizorin Samsung kur nuk ndizet
Çfarë duhet të bëj nëse televizori shfaq një ekran të zi.
Ju lutem vini re: Verifikimi i furnizimit me energji elektrike tek modelet që vijnë me kutinë OneConnect (Q7, Q9 2018 ose The Frame) duhet të bëhet duke përdorur kutinë OneConnect dhe jo në ekran.
Disa televizorë kanë një çelës fikje/ndezje përveç butonit Standby. Klikoni butonin ‘Fik / Ndiz’ i cili është zakonisht i vendosur në pjesën e pasme të TV-së.
Ose përdorni butonin me prekje, i cili ndodhet poshtë të treguesit standby.
Kjo duhet t’ju japë mundësinë të ndizni televizorin dhe të navigoni normalisht.
Ju lutem vini re: Në modelet më të reja ky buton ndodhet prapa ekranit, menjëherë pas treguesit standby. Në modelet më të vjetra mund të gjendet në pjesën e përparme të ekranit.
Hiqeni televizorin nga priza dhe provojeni duke futur në prizë një pajisje tjetër për të parë nëse funksionon. Vendoseni spinën drejtpërdrejt në prizë pa përdorur një kabllo zgjatuese ose një prizë të shumëfishtë.
Ju mund të provoni ta vendosni televizorin në një prizë tjetër.
Udhëzim: Sigurohuni që bateritë në telekomandë të funksionojnë. Nëse mendoni se ka një problem me telekomandën, provoni butonat në televizor.
Nëse në televizor shfaqet menyja, shihni hapin 2.
Nëse menyja nuk shfaqet, shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur televizorin dhe përsëritni hapin e parë. Nëse përsëri nuk e shihni menunë, lexoni udhëzuesit tanë për zgjidhjen e problemeve dhe përdorni seksionin Problemet me energjinë elektrike për të mënjanuar defektet e tjera.
Nëse pajisja nuk funksionon në një televizor tjetër, kabllot mund të jenë me defekt. Mundohuni ta lidhni pajisjen me një kabëll tjetër.
Udhëzim: Nëse kjo është hera e parë që e lidhni pajisjen me televizorin, mund ta keni bërë gabim lidhjen e kabllove. Rilexoni udhëzimet se si të rilidhni pajisjen, rilidhni kabllot me kujdes dhe më pas provoni ta përdorni përsëri pajisjen.
Nëse keni kabëll apo një kuti sateliti, verifikoni që të jetë e futur në prizë dhe e ndezur.
Televizori ka një mikroprocesor dhe program që herë pas here mund të ndalojë së punuari (në të njëjtën mënyrë mund të ndodhë me një kompjuter).
Për të kryer një rikonfigurim, shkëputni televizorin nga rrjeti elektrik dhe prisni dy minuta. Rivendoseni televizorin në prizë.
Shtypni dhe mbani butonin Ndezje/Fikje ose të Ndezjes në televizor për 10 sekonda. Kjo do të ri-konfigurojë televizorin dhe do t'ju lejojë të kontrolloni që problemi nuk është me telekomandën
Kontrolloni nëse drita treguese në fund të televizorit është e ndezur. Nëse po, televizori juaj është i ndezur. Nëse nuk shfaqet asnjë dritë, ka të ngjarë që televizori juaj të mos marrë rrymë.
Mund të ketë defekt me bordin e qarkut. Mos u përpiqni ta zëvendësoni atë vetë. Jeni të lutur të kontaktoni Samsung Support për ndihmë.
Ju lutem vini re: Nëse televizori juaj është ende nën garanci, nuk do të kërkohen shpenzimet e udhëtimit ose riparimit.
Nëse pasi keni provuar hapat e mësipërm, problemi ende nuk është zgjidhur, ju lutemi kontaktoni Call Center-in tonë ose klikoni Back për t'u kthyer në Support Section në faqen tonë të internetit dhe provoni udhëzuesin tonë për mënjanimin e defekteve. Nëse na telefononi dhe flisni me një përfaqësues të Technical Suport, ju lutemi të keni gati modelin e televizorit dhe numrin serial në mënyrë që ne të mund të kryejmë shërbimin tonë sa më shpejt të jetë e mundur.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window