Si të rregulloni televizorin Samsung kur ndizet vetë vazhdimisht

Arsyet më të zakonshme të ndezjes vetvetiu të televizorit është ndonjë papastërti në butonin e fikje-ndezjes në pultin e telekomandimit, ose janë pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin ose cilësimet. Nëse ka ngecur butoni i ndezjes, pastroni pultin e telekomandimit. Për t’i kontrolluar lidhjet me pajisjet e jashtme, ju lutemi, ndiqni hapat në vijim. 

Kontrolloni regjistrat e ngjarjeve

Ndonjëherë ndezja jonormale ndodh për shkak të pajisjeve të jashtme apo të komandimit nëpërmjet funksionit CEC të pajisjeve të lidhura me HDMI. Në këtë rast, kontrolloni funksionin e historikut të televizorit, dhe mund të zbuloni se çfarë e nxit televizorin të ndizet vetvetiu.

Hapi 1. Shkoni te menyja dhe përzgjidhni “Support” (Mbështetja).

menyja e mbështetjes e televizorit

Hapi 2. Klikoni “About TV” (informacion mbi televizorin) dhe kontrolloni regjistrat e ngjarjeve.

informacion për televizorin

Shënim: 

  • Funksioni “About TV” gjendet vetëm në produktet e prodhuara në vitin 2019 ose më pas.
  • Sigurohuni që firmueri i televizorit të jetë i përditësuar me versionin më të fundit.

1. “Power-on reason” (arsyeja e ndezjes) shfaqet në historikun e regjistrit të ngjarjeve

Nëse arsyeja e ndezjes shfaqet në regjistrin e ngjarjeve, mund të kontrolloni përse është ndezur televizori. Televizori mund të jetë ndezur nga aplikacione në celular, nga sensorë, nga BT ose me anë të zërit. Mund ta zgjidhni problemin duke i shkëputur apo duke i çaktivizuar pajisjet e lidhura që shfrytëzojnë televizorin.

kontrolli i arsyes së ndezjes
  • YouTube - An app like YouTube apo si SmartThings në një pajisje të lidhur me të njëjtin AP mud të jetë arsyeja e ndezjes së televizorit.
  • Sensori - Zbuluar dhe shfrytëzuar nga sensori i dritës i caktuar në Ambient Mode.
  • WOL - Është ndezur nga funksioni eMac phy (Magic Packet).
  • BLE - Është ndezur nga funksioni i zgjimit në një pajisje BT. 

2. “CEC command” shfaqet në historikun e regjistrit të ngjarjeve

Funksioni CEC të jep mundësi t’i komandosh pajisjet e lidhura me HDMI me anë të një pulti të vetëm telekomandimi. Kur aktivizohet një pajisje e lidhur me HDMI, mund të shkaktojë edhe ndezjen e televizorit. Mund ta zgjidhni duke e çaktivizuar këtë funksion.

Home (Meny) > Settings (Cilësime) > General (Të përgjithshme) > External Device Manager (Administrimi i pajisjeve të jashtme) > Anynet+ (HDMI-CEC)

kontrolli i komandimit cec

3. “One Invisible connection” shfaqet në historikun e regjistrit të ngjarjeve

Ndonjëherë televizori ndizet/fiket automatikisht kur lidhja është e dobët (AOC Tilt). Në këtë rast, kontrolloni të gjitha lidhjet me kabllo midis televizorit dhe OCB-së.

kontrolli i lidhjes unike të padukshme

Rivendosja e televizorit në cilësimet nistore

Nëse metodat e lartpërmendura nuk e zgjdhin problemin, mund të përdorni edhe rivendosjen në pozicion nistor në cilësimet e fabrikës.

Home (Menyja) > Settings (Cilësimet) > General (Të përgjithshme) > Reset (Kthim në pozicion nistor)

Shënim: 

  • Ilustrimet e ekranit dhe menyja e pajisjes janë thjesht shembuj në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj.
  • Nëse problemi vijon, ju lutemi, kontaktoni Qendrën e Shërbimit Samsung për t’ju ndihmuar një teknik i kualifikuar.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window