Si futet Disney+ në smart TV

Një person duke ndjekur Disney+ në TV

Disney+  është më në fund i disponueshëm! Tani mund të zbuloni lajmet më të fundit, të shikoni filmat vizatimorë tuaj të preferuar dhe t'i ndani këto momente me familjen tuaj. Star Wars, National Geographic, si dhe i gjithë universi Marvel janë përfshirë në këtë aplikacion të ri transmetimi.

Ju lutem vini re: Disney+ është i disponueshëm në Samsung Smart TVs nga gama 2016 K (Tizen 2.4 dhe më lart). Ju mund të shihni listën e modeleve të përputhshëm në faqe e dedikuar. Nëse Disney+ nuk është i përputhshëm me TV-në tuaj, ju mund të përdorni pajisje të tjera për ta aksesuar atë. Për shembull, ju mund të përdorni smartphone-in ose tabletin tuaj Samsung për të pasqyruar ekranin e pajisjes suaj në TV, ose ju mund të përdorni kompjuterin tuaj ose një pajisje lojërash PS4 ose Xbox.

Përpara se të kënaqeni me aplikacionin Disney+ në televizorin tuaj, do t'ju duhet të krijoni një llogari Disney+ me smartfonin, tabletin ose kompjuterin tuaj.

Pasi të krijohet llogaria juaj, ndiqni këto hapa:

Nëse Smart TV-ja juaj Samsung është një model i vitit 2016 ose i mëvonshëm dhe ju nuk jeni në gjendje të instaloni Disney+, ndiqni këto rekomandime: 

  • Kryeni një ri-konfigurim të Smart Hub duke kryer sa më poshtë:
  • Menu > Configuration > Smart hub > Reset Smart Hub.
    Pastaj verifikoni nëse mund të instalohet aplikacioni.
  • Nëse përsëri ju nuk mund ta instaloni aplikacionin, ri-konfiguroni TV-në tuaj duke ndjekur hapat e mëposhtëm: 
    Menu > Assistance > Self-diagnosis > Reset > Enter PIN (0000) >  Zgjidhni "Yes" në dritaren e shfaqur.
    NË fund, verifikoni në se funksionon.
  • Nëse problemi nuk shmanget, jeni të lutur të na kontaktoni.

Për TV-të Smart Samsung më të vjetër

Nëse TV-ja juaj Samsung është prodhuar para vitit 2016 dhe për pasojë nuk mund të mbështetë aplikacionin Disney+, ka disa mënyra alternative për ta lidhur. Ju mund të përftoni Disney+ duke lidhur një pajisje tjetër të përputhshme si smartphone-i, tableti, PC-ja ose pajisja juaj e lojërave.

Disney+ në TV

Hapi 1. Hapni faqen Disney+ në laptopin ose PC-në tuaj dhe logohuni.

Hapi 2. Lidheni TV-në dhe laptopin ose PC-n tuaj me një kabëll HDMI.

Hapi 3. Zgjidhni Home > Source > HDMI, pastaj Disney+ duhet të shfaqet në ekranin e TV-së.

Hapi 1. Lidheni smartphone-n dhe TV-në duke përdorur një kabëll HDMI (USB Tipi-C me HDMI).

Hapi 2. Klikoni Continue > Start në celularin tuaj, ai do të pasqyrohet në ekranin e TV-së.

Verifikoni nëse funksioni Smart View mbështetet nga TV-ja tuaj. Nëse po, ju mund të shkarkoni dhe aktivizoni aplikacionin Disney+ në pajisjen tuaj celulare.

Hapi 1. Klikoni Smart View > Phone → Other Device për ta lidhur.

Hapi 2. Zgjidhni TV-në dhe pastaj klikoni butonin Start Now.

Në një PS4, shtypni butonin e ndezejes dhe shkoni tek PlayStation Store për të kërkuar dhe shkarkuar Disney+. Futini në faqe (disneyplus.com/begin) dhe logohuni, pastaj futni PIN-in me 8 shifra të shfaqur në ekran. 

Pajisjet e mbashtetura përfshijnë: Amazon Fire TV / Apple TV (gjenerata e 4rt dhe më vonë) / Chromecast / PlayStation / Roku / Xbox / Xfinity Flex dhe X1 TV Box.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window