Përse po më ngadalësohet telefoni dhe si mund ta shpejtoj?

Smartfonat mund të ngadalësohen, të ngrijnë ose të bllokohen për arsye të ndryshme. Shkaku, me gjasë, mund të jetë mbarimi i kapacitetit të arkivimit ose memories ose një softuer i vjetruar. Këtu japim disa këshilla praktike si ta ktheni në gjendje pune telefonin.

Shënim:

  • Pamjet e ekranit dhe elementet e menysë mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit.

Nëse lironi një pjesë të kapacitetit të arkivimit të brendshëm të telefonit, kjo mund të ndihmojë që telefoni të punojë më mirë. Hiqni skedarët apo aplikacionet që duhen hequr, duke përdorur Kujdesin për pajisjen.

kujdesi për baterinë dhe pajisjen kujdesi për baterinë dhe pajisjen

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet), pastaj prekni "Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen)

kujdesi për pajisjen arkivimi kujdesi për pajisjen arkivimi

➋ Prekni "Storage” (Arkivimi)

kontrolloni dhe fshini përmbajtjen që keni të ruajtur kontrolloni dhe fshini përmbajtjen që keni të ruajtur

➌ Kontrolloni kapacitetin e arkivimit dhe përzgjidhni skedarët dhe aplikacionet që dëshironi të fshini. Hiqini nga telefoni.

Shënim:

  • Nëse nuk shihni një opsion për fshirje/çinstalim do të thotë se skedarët/aplikacionet i nevojiten sistemit operativ dhe duhen mbajtur në telefon.

Shpejtësia e pajisjes mund të ngadalësohet kur aplikacionet janë aktive në sfond. Mbajeni pajisjen në gjendje optimale pune me anë të Optimizimit.

kujdesi për baterinë dhe pajisjen kujdesi për baterinë dhe pajisjen

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet), pastaj prekni "Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen)

kujdesi për pajisjen arkivimi kujdesi për pajisjen arkivimi

➋ Prekni "Memory” (Memoria)

kujdesi për pajisjen pastro tani kujdesi për pajisjen pastro tani

➌ Klikoni butonin "Clean now" (Pastro) për të liruar vend në memorie

KËSHILLA PRAKTIKE

Dëshironi vetëm të mbyllni disa aplikacione të caktuara?

Shkoni te “Memory” (Memoria) dhe prekni “Apps not used recently” (App-et që nuk janë përdorur së fundmi). Pastaj përzgjidhni aplikacionet që dëshironi t’i mbyllni me forcë (Force stop).

aplikacionet që nuk janë përdorur së fundmi mbyllje me forcë aplikacionet që nuk janë përdorur së fundmi mbyllje me forcë

KËSHILLA PRAKTIKE

Shtoni në ekran dritaren e shpejtë (widget) të Kujdesit për pajisjen dhe optimizojeni telefonin me lehtësi

Shfrytëzoni sa më mirë telefonin me anë të dritares së shpejtë të Kujdesit për pajisjen. Mjafton të prekni butonin “Optimizo” në ekranin kryesor të dritares së shpejtë dhe do të filloni të lironi hapësirë.

kujdesi për pajisjen ekrani i shpejtë optimizo telefonin kujdesi për pajisjen ekrani i shpejtë optimizo telefonin

KËSHILLA PRAKTIKE

Diagnostikimi me Samsung Members

Klikoni aplikacionin Samsung Members dhe nënndarjen “Diagnostics” (Diagnostikimi) për të filluar menjëherë ose nënndarjen “Get help” (Merr ndihmë) dhe përzgjidh “Diagnostics” (Diagonistikimi).
Këtu mund të kontrolloni gjendjen e pajisjes dhe si të veproni.

merr ndihmë diagnostikimi statusi i pajisjes merr ndihmë diagnostikimi statusi i pajisjes

Përditësimi i softuerit me versionin më të fundit mund ta përmirësojë funksionimin e telefonit, sepse rrit përputhshmërinë dhe rregullon probleme me anë të plotësimeve të sigurisë.

Për të kontrolluar nëse ka përditësim të softuerit, shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni “Software update” (Përditësim softueri). Pastaj, prekni “Download and install” (shkarko dhe instalo).

Verifikoni versionin e softuerit

Cilësimet Rreth telefonit Cilësimet Rreth telefonit

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni "About phone” (Rreth telefonit)

informacion për softuerin informacion për softuerin

➋ Prekni "Software information” (Informacion për softuerin)

verifiko versionin ekzistues të softuerit të pajisjes verifiko versionin ekzistues të softuerit të pajisjes

➌ Verifikoni versionin ekzistues të softuerit të pajisjes

Përditësojeni softuerin

Cilësime Përditësim softueri Cilësime Përditësim softueri

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni "Software update” (Përditësim softueri)

Përditësim softueri shkarkoni dhe instaloni Përditësim softueri shkarkoni dhe instaloni

➋ Përzgjidhni "Download and install” (Shkarko dhe instalo)

Përditësim softueri versioni më i fundit Përditësim softueri versioni më i fundit

➌ Përzgjidhni versionin më të fundit të përditësimit të softuerit

KËSHILLA PRAKTIKE

Keni probleme me një aplikacion në veçanti?

Shkoni te aplikacioni dhe prekni shenjën "ⓘ". Përzgjidhni “App details in store” (Informacioni mbi aplikacionin në dyqan) dhe klikoni butonin “Update” (Përditëso) për të instaluar versionin më të fundit.

Të dhënat e aplikacionit në Dyqan versioni më i fundit Të dhënat e aplikacionit në Dyqan versioni më i fundit

Rindezja e telefonit është një mënyrë e thjeshtë për të hequr çdo aplikacion të papërdorur që është aktiv në sfond dhe për ta shpejtuar.

I bëni restart automatik në mënyrë periodike telefonit me “Auto restart”. Shini më poshtë si ta konfiguroni.

kujdesi për baterinë dhe pajisjen kujdesi për baterinë dhe pajisjen

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni "Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen)

kujdesi për pajisjen automatizimi kujdesi për pajisjen automatizimi

➋ Prkeni menynë me tri pika në cepin e djathtë lart dhe klikoni "Automation” (Automatizimi).

auto restart orari i caktuar auto restart orari i caktuar

➌ Prekni "Auto restart at set times” (Rinis auto në orë të caktuara)

përcaktimi i orës për rindezje automatike përcaktimi i orës për rindezje automatike

➍ Përzgjidhni ditën e rindezjes në rubrikën "Schedule” (Orari) dhe shkoni në rubrikën "Time" (Ora) për të caktuar orën e rindezjes automatike për ta përfunduar konfigurimin

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window