Çfarë të bëni kur kufjet me kabllo nuk kanë zë

Nëse i keni lidhur kufjet me kabllo por prej tyre nuk e dëgjoni audion e pajisjes Galaxy, mund të jenë kufjet me defekt ose mund të ketë problem priza e kufjes në pajisje. Lexoni udhëzuesin e mëposhtëm për ta zgjidhur problemin.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Bëni prova të thjeshta për zgjidhjen e problemit të kufjeve

Kontrolloni se mos janë dëmtuar fizikisht kufjet me kabllo. Nëse spina e audios është e përthyer ose e thyer ose nëse është e dëmtuar ose e zhveshur kablloja, mundet të mos e dëgjoni audion nga kufjet.

kabllo e përthyer kabllo e përthyer

Kontrolloni nëse është përthyer spina e kabllos.

kabllo e dëmtuar kabllo e dëmtuar

Kontrolloni nëse është dëmtuar kablloja.

  • Edhe po të mos shihni ndonjë dëmtim fizik, kufjet mund të jenë gjithsesi të dëmtuara. Nëse keni një pajisje tjetër me të cilën mund t’i lidhni kufjet, provoni t’i lidhni me atë pajisje.
  • Kontrolloni nëse kufjet janë futur plotësisht në prizën e audios të pajisjes. Nëse nuk janë futur plotësisht, ka të ngjarë të mos njihen kufjet dhe të mos arrijë sinjali audio në dëgjuesit e kufjeve.
Spina e kufjes nuk është futur plotësisht Spina e kufjes nuk është futur plotësisht

Spina e kufjes nuk është futur plotësisht.

Spina e kufjes është futur plotësisht Spina e kufjes është futur plotësisht

Spina e kufjes është futur plotësisht.

Aksesorët e pajisjes mund të pengojnë futjen plotësisht të spinës së kufjeve në fole. Provoni ta hiqni mbështjellësen apo ngjitëset e telefonit përpara futjes së kufjeve.

Shtypni tastin e volumit anash pajisjes për të parë nëse funksionon.

shtypni tastin e volumit

Nëse keni një palë kufje rezervë, provoni t’i fusni në pajisje për të parë nëse punojnë. Nëse problemi vazhdon, kontrolloni se mos ka ndonjë dëmtim brenda prizës së kufjeve të pajisjes, me anë të një elektriku dore. Nëse është përthyer gjilpëra, ka nevojë të riparohet. Vizitoni Qëndra e Suportit për të rezervuar një takim.

 

 

plugging headphonefutja e kufjeve në pajisje

Shënim:

  • Vendi ku ndodhet tasti i volumit dhe priza e kufjeve mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.

Në regjimin e tingullit, toni i ziles dhe tingulli i njoftimit vijnë nga kufjet dhe nga altoparlanti. Nëse dëshironi që tingulli të vijë vetëm nga kufjet, ndryshojeni regjimin e tingullit, duke ndjekur këta hapa.

Si ta ndryshoni regjimin e tingullit

  • Dridhje: Njoftimi bëhet me anë të dridhjeve. Nga pajisja mund të dëgjohet gjithsesi zëri i muzikës ose videove.
  • Heshtje: Nuk bëhet njoftim me anë të tingullit ose të dridhjeve. Nga pajisja mund të dëgjohet gjithsesi zëri i muzikës ose videove.
Menyja e tingullit dhe dridhjeve Menyja e tingullit dhe dridhjeve

Hapi 1. Hapni Settings (Cilësimet) dhe prekni Sound and vibration (Tingujt dhe dridhja).

Regjimi me dridhje Regjimi me dridhje

Hapi 2-1. Zgjidhni Vibrate (Dridhje).

Regjimi me heshtje Regjimi me heshtje

Hapi 2-2. Ose zgjidhni Mute (Heshtje).

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window