Çfarë është palosja në mes të ekranit të Galaxy Z Fold5 / Flip5?

Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5 të palosur pjesërisht

Kur e hapni Galaxy Z Fold5 ose Flip5, mund të vini re një palosje në qendër të ekranit; kjo është karakteristikë tejet normale e ekraneve fleksibël.

Galaxy Z Fold5 dhe Flip5 përfshijnë UGT-në (xham tejet i hollë) e Samsung si ekran kryesor. Falë këtij materiali unik, ekrani ka rrafshtësi të përmirësuar që ju jep një përvojë të pabesueshme shikimi të qartë kur hapet. Ai është prodhuar nga shumë shtresa të holla, duke minimizuar trashësinë e ekranit, në mënyrë që të ruajë rezistencën dhe forcën, edhe pas qindra mijëra mbylljeve në vazhdimësi.

Kur hapet, palosja në qendrën e ekranit nuk ndikon në cilësinë ose në performancën e ekranit, duke ju lejuar që të vijoni me shijimin e përvojës si përdorues.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window