Hidhuni një sy funksioneve të reja të kamerës së Galaxy Z Flip
Smartfoni i ri me palosje dhe modern, Galaxy Z Flip ofron një përdorim të paprecedentë të kamerës, e cila bën selfit më të mira dhe fikson momentet nga çdo kënd i imagjinueshëm me objektivin ultra të gjerë dhe modalitetin e natës hyperlapse.
Bëni foto dhe video pa e prekur telefonin
Ky telefon me palosje është perfekt për bërjen e fotove me anën e komandave zanore, kur jeni duke përdorur ekranin e kapakut ose kur është i palosur në modalitetin Flex (Free-stop). Bëni foto me lehtësi me Galaxy Z Flip duke e komanduar me zë ose duke ngritur pëllëmbën përpara ekranit.
Shënim: Modaliteti Flex funksionon vetëm brenda një këndi të caktuar.
Si t’i përzgjidhni Opsionet e kamerës
Hapi 1. Hapeni telefonin dhe shkoni në aplikacionin Kamera.
Hapi 2. Prekni ikonën Cilësime, e cila ndodhet lart majtas.
Hapi 3. Prekni menynë e Opsionet të kamerës.
Mund të aktivizoni mënyra të tilla si Kontrolli zanor dhe Trego pëllëmbën.
- Prekni çelësin aktivizues të kontrollit me anë të zërit, për të bërë foto duke thënë fjalë kyçe, të tilla si “Qesh”, “Gati” ose “Shkrepe”. Mund të regjistroni edhe video, duke thënë “Bëj video”.
- Për të aktivizuar njohjen e pëllëmbës, prekni çelësin aktivizues Trego pëllëmbën. Do të mund të bëni foto duke i treguar pëllëmbën ekranit. Nëse jeni duke përdorur ekranin e kapakut dhe nëse ngrini pëllëmbën përpara ekranit, do të aktivizoni një autoshkrepje pas disa sekondash të caktuara, duke e ditur kështu se kur do të shkrepet fotoja.
Fotografim i përmirësuar gjatë natës
Kamera e telefonit Galaxy Z Flip është e fuqishme edhe gjatë natës. E ndërthurur me qëndrimin e palosur freestop, që funksionon si këmbalec, aparati ju ofron një tjetër lloj fotografie gjatë natës.
Nëse përdorni modalitetin Natë, do të mund të bëni deri në 14 shkrepje në 5 sekonda, të cilat bashkohen për të nxjerrë një foto të ndriçuar dhe të pastër.
Për të aktivizuar modalitetin e natës, hapni aplikacionin Kamera, prekni menynë Më tej dhe prekni ikonën e modalitetin të natës.
Përdoni funksionin “Night hyperlapse” në kamera për të nxjerrë video dinamike gjatë natës.
Për të aktivizuar funksionin hyperlapse, hapni aplikacionin Kamera, prekni menynë Më tej dhe prekni hyperlapse dhe prekni ikonën me pamjen e hënës.
Shënim: Kur të përdorni modalitetin hyperlapse natën, duhet të mos e lëvizni telefonin. Rekomandohet ta palosni telefonin në kënd të drejtë dhe ta vendosni mbi një sipërfaqe të qëndrueshme.
Bëni foto dhe video me një gamë të gjerë raportesh ekrani
Llojet e raporteve të ekranit
- 3:4 : vetëm foto (fotoja e vendosur si konfigurim automatik)
- 9:16 : foto, video (video e vendosur si konfigurim automatik)
- 1:1 : foto, video
- 9:22 : foto, video
- 16:9 : vetëm video
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window