Si të zgjidhni një problem gjatë përdorimit të aplikacionit Smart View

Funksioni Smart View jua bën shumë të lehtë shfaqjen e ekranit të telefonit në televizor. Nëse hasni në probleme gjatë përdorimit të Smart View, ju lutemi ndiqni udhëzuesin më poshtë.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Çfarë është Smart View?

Smart View është një mënyrë e pasqyrimit të telefonit në ekranin e televizorit me anë të rrjetit Wi-Fi. Mund të shihni fotot, videot, prezantimet dhe lojërat e preferuara në një ekran më të madh. Nëse Smart View nuk funksionon, i bëni restart ose rindizeni pajisjen dhe zakonisht kjo e zgjidh problemin. Nëse përsëri keni probleme me përdorimin e Smart View, kontrolloni këto kushte të rëndësishme për përdorimin e Smart View.

Mësoni më shumë për Smart View në faqen “Si të pasqyroni smartfonin Samsung në televizor”, me Mbështetjen Samsung.

Telefoni duhet lidhur me të njëjtin rrjet ku është lidhur televizori smart.  Ndiqni hapat e mëposhtëm për të kontrolluar nëse po përdoret e njëjta lidhje Wi-Fi.

Hapi 1. Rrëshqitni gishtin nga pjesa e sipërme e ekranit për poshtë, për të hapur Panelin e shpejtë.

Hapi 2. Prekni dhe mbani të shtypur ikonën Wi-Fi për të hapur Cilësimet Wi-Fi.

Cilësimet wi-fi

Hapi 3. Këtu mund të verifikoni nëse jeni lidhur me rrjetin e duhur dhe mund ta ndryshoni, nëse është nevoja.

Nëse televizori kërkon leje, duhet të përzgjidhni në televizor “lejo” (Allow).

Hapi 1. Prekni ikonën Smart ViewPanelin e shpejtë.

Hapi 2. Përzgjidhni televizorin tuaj.

smart view

Kujdesuni të jetë përditësuar softueri i televizorit. Nëse keni një Smart TV Samsung, kontrolloni nëse ka përditësime që mund t’i bëhen softuerit, në menynë e cilësimeve.

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) dhe pastaj përzgjidhni Support (Mbështetja).

përditësimi i softuerit të televizorit smart

Hapi 2. Përzgjidhni Software Update (përditësimi i softuerit) dhe pastaj përzgjidhni Update Now (përditëso tani).

përditësimi i softuerit të televizorit smart 2

Hapi 3. Nëse ka përditësime, do të shkarkohen dhe do të instalohen në televizor. Nëse nuk ka përditësime të reja, përzgjidhni OK për të dalë nga menyja.

Shënim:

  • Mos e fikni televizorin pa përfunduar përditësimi. Kur të përfundojë përditësimi, televizori kryen rindezje automatikisht.
  • Adresa apo rruga e ndjekur për përditësimin mund të ndryshojë në varësi të modelit të televizorit.

Nëse imazhi i telefonit duket shumë i vogël në ekranin e televizorit, mund të ndryshoni raportin e pamjes në Smart View. Në telefon, prekni ikonën e kaltër Smart View, pastaj prekni Phone aspect ratio (Ekrani për telefonin). Mund të përzgjidhni këtu cilësimet që dëshironi.

Smart view-raporti i pamjes i telefonit

Nëse nuk japin rezultat metodat e mësipërme, mund ta riktheni pajisjen në cilësimet nistore të fabrikës, me të cilat e keni pasur kur e ndezur për herë të parë. Ju lutemi, vini re se rivendosja në cilësimet e fabrikës është një proces i pakthyeshëm. Sigurohuni që t’i keni ruajtur të gjitha informacionet tuaja në një vend tjetër përpara se të provoni rivendosjen në gjendjen nistore të telefonit.

Hapi 1. Shkoni në Cilësimet > General management (Menaxhimi i përgjithshëm).

Hapi 2. Prekni Reseto > Factory data reset (Ricilësim në parametrat e fabrikës).

Hapi 3. Shkoni në fund të faqes dhe përzgjidhni Reseto.

Hapi 4. Përzgjidhni Delete all (Fshi të gjitha).

Shënim:

  • Smart View mund të përdoret me telefonat Galaxy që përdorin Android 4.3 ose më të vonët dhe me pajisjet që mbështetin Miracast.
  • Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menyja mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window