Tregoni kujdes gjatë përdorimit të pajisjes Galaxy Z Flip
Galaxy Z Flip është smartfoni i parë me ekran fleks infinit, me bazë qelqi ultra të hollë.
Duke qenë se kjo pajisje prodhohet duke përdorur material qelqi të përkulshëm, ka nevojë për kujdes të shtuar dhe për mirëmbajtje, në mënyrë që të japë rezultate maksimale.
Nëse ndiqni këto këshilla të rëndësishme, si më poshtë, do të mund të ruani në maksimum pamjen dhe funksionimin e këtij telefoni të palosshëm.
Mos ushtroni presion me dorë apo me sende të mprehta mbi ekran
Nuk rekomandohet të ushtrohet presion mbi ekranin kryesor apo të shtypni ekranin apo objektivin e kamerës së përparme me sende të forta apo të mprehta, si stilolaps apo thua.
Kini parasysh se nga përplasja apo shtypja me forcë e një instrumenti mbi ekranin kryesor mund ta gërvishtë apo ta dëmtojë shtresën mbrojtëse të qelqit ultra të hollë. Prekeni pa forcë ekranin, për ta ruajtur.
Shënim: Në varësi të llojit të gërvishtjes apo dëmtimit, riparimi mund të mos mbulohet nga garancia dhe atëherë mund t’ju lindin kosto shtesë riparimi.
Mos e shpalosni pajisjen duke futur gishtin midis ekranit
Nëse shpalosni apo e hapni pajisjen duke futur gishtin midis ekranit, mund ta gërvishtni apo ta shponi ekranin.
Rekomandohet që pajisja të shpaloset ose të hapet duke e kapur nga pjesët anësore.
Pastrojeni ekranin nga çdo trup i huaj
Gjatë palosjes, mos vendosni sende të tilla si karta krediti, monedha apo çelësa mbi ekranin kryesor. Mund të dëmtohet ekrani.
Paloseni pajisjen përpara se ta futni në çantë apo diku tjetër. Kujdesuni të mos e futni të papalosur, sepse ka mundësi që ndonjë send ta gërvishtë apo shpojë ekranin.
Mbajeni telefonin larg pajisjeve që ndikohen nga magnetet.
Sende të tilla magnetike, si kartat e kreditit, kartat çelës, kartat e imbarkimit apo kartat e parkimit mund të dëmtohen ose të çaktivizohen nga magnetet që ndodhen brenda telefonit, prandaj mos e vendosni telefonin pranë fushave magnetike.
Telefoni mund të ndikojë edhe në pajisje të tilla mjekësore si pacemaker ose defribilatorë të implantuar kardioverter Nëse përdorni pajisje të tilla mjekësore, mbajeni telefonin larg tyre dhe konsultohuni me mjekun përpara se ta përdorni pajisjen.
Ruajeni pajisjen që të mos depërtojnë në të lëngje apo pluhura.
Pajisja Galaxy Z Flip nuk i reziston ujit apo pluhurave.
Ekrani me prekje mund të mos funksionojë mirë në lagështi apo nëse laget nga uji.
Rekomandohet ta ruani fletën e ngjitur transparente për ta mbrojtur ekranin.
Mos vendosni në ekran fletë apo figura të tjera ngjitëse.
Ju lutemi, përdorni fletën transparente mbrojtëse të autorizuar nga Samsung-u për të zvogëluar goditjet që mund t’i vijnë nga jashtë ekranit kryesor.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window