Nuk e kam të saktë vendndodhjen GPS në telefon. Si ta rregulloj këtë problem?

Saktësia e vendndodhjes mund të ndryshojë në varësi se ku ndodheni. Ndonjëherë GPS nuk funksionon mirë kur ndodheni brenda një shtëpie apo një ndërtese. Kjo ndodh ngaqë vetë ndërtesat mund të pengojnë lidhjen me satelitin.

Ju lutemi, vini re rastet e mëposhtme kur mund t’ju humbë sinjali GPS.

  • Janë çaktivizuar cilësimet GPS.
  • Është i fikur ekrani i pajisjes.
  • E mbani celularin në atë mënyrë që e bllokon antenën. Kjo ndodh sidomos me smartfonin Galaxy Z Flip kur është i palosur.
  • Nëse ndodheni në një zonë me ndërtesa të larta të cilat e zënë pamjen e hapur të qiellit.
  • Qielli i vrenjtur në prag të stuhisë mund ta pengojë pamjen e satelitëve.
  • Pajisja është lidhur me sinjal të dobët Wi-Fi.
  • Përdoret një mbështjellëse telefoni e një pale të tretë që nuk është autorizuar nga Samsung.

Nëse qielli është i kthjellët dhe ju ndodheni jashtë, por megjithatë pajisja nuk tregon saktë vendndodhjen, atëherë ndiqni hapat e mëposhtëm.

Shënim:

  • Mund të lindë një problem me GPS-në për smartfonat Samsung që punojnë me sistemin Android 10. Vendndodhja mund të duket e saktë për arsye të ndryshme: sinjal i penguar GPS, çaktivizim i cilësimeve të vendndodhjes ose moscaktim i saktë i opsionit të vendndodhjes.
  • Cilësimet dhe elementet e menysë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit. Kur ndodheni brenda veturës, mundet që sinjali GPS të jetë më i dobët për shkak të faktorëve të ndryshëm që shkaktojnë interferencë. Së pari, nëse nuk e keni ndezur veturën dhe keni probleme me sinjalin GPS, atëherë mund ta ketë fajin materiali errësues i veturës. Materialet errësuese metalike mund ta dobësojnë sinjalin. Së dyti, nëse e keni ndezur veturën, pajisjet e ndryshme elektronike brenda saj mund të shkaktojnë interferencë në sinjalin GPS. Prandaj ju rekomandojmë të kontrolloni nëse janë fikur këto pajisje elektronike dhe nëse kjo e përmirëson sinjalin GPS.
  • Dobësim sinjali GPS mund të vijë edhe nga përdorimi i një mbështjellëseje celulari të një pale të tretë jo të autorizuar nga Samsung, në varësi të materialit dhe peshës së mbështjellëses. Hiqeni mbështjellësen dhe shihni nëse janë zgjidhur problemet.
  • Pamjet e ekranit dhe elementet e menysë mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit.

Për ta përmirësuar funksionimin GPS, në fillim duhet të siguroheni që GPS është konfiguruar siç duhet. Ndiqni hapat e mëposhtëm për ta rritur saktësinë e GPS-së:

Cilësimet e vendndodhjes Cilësimet e vendndodhjes

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni "Location” (Vendi)

Aktivizoni cilësimet e vendndodhjes Aktivizoni cilësimet e vendndodhjes

➋ Vendoseni në "Aktiv"

Përmirësoni saktësinë e vendndodhjes Përmirësoni saktësinë e vendndodhjes

➌ Shkoni në “Improve accuracy” (Përmirëso saktësinë)

Skanimi Wi-Fi dhe Bluetooth Skanimi Wi-Fi dhe Bluetooth

➍ Prekni “Wi-Fi and Bluetooth scanning” (Skanimi Wi-Fi dhe Bluetooth). Vendosini në “Aktiv”.

Saktësia e vendndodhjes Google Saktësia e vendndodhjes Google

➎ Shkoni në “Google Location Accuracy” (Saktësia e vendndodhjes e Google)

Përmirësimi i saktësisë së vendndodhjes aktive Përmirësimi i saktësisë së vendndodhjes aktive

➏ Verifikokni nëse është aktivizuar “Improve Location Accuracy” (Përmirëso saktësinë e vendndodhjes)

Shënim:

  • Nëse e përdorni Saktësinë e vendndodhjes Google ndërkohë që keni të aktivizuar shërbimin internet të operatorit celular, kjo mund t’ju sjellë shpenzime për shërbimin e internetit, në varësi të kontratës së keni.

Mund t’ju duhet të jepni leje që aplikacionet të cilat përdorin sinjalin GPS të vijojnë shërbimet e tyre kur janë të hapura në sfond. Ndiqni hapat e mëposhtëm:

Përzgjidhni vendndodhjen nga cilësimet Përzgjidhni vendndodhjen nga cilësimet

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni "Location” (Vendi)

Verifikoni aktivizimin e vendndodhjes te lejet e aplikacioneve Verifikoni aktivizimin e vendndodhjes te lejet e aplikacioneve

➋ Shihni nëse është aktivizuar “Location" (Vendi) dhe përzgjidhni "App permissions” (Lejet e app-it).

Përzgjidhni aplikacionin që përdor sinjalin GPS. Përzgjidhni aplikacionin që përdor sinjalin GPS.

➌ Nga lista e aplikacioneve, përzgjidhni një aplikacion i cili përdor sinjalin GPS, siç është Messages (Mesazhet).

Opsioni i preferuar për lejimin e vendndodhjes Opsioni i preferuar për lejimin e vendndodhjes

➍ Përzgjidhni opsionin që preferoni.

Shënim:

  • Në pajtim me politikën e re të Google, kërkohet që smartfonat që funksionojnë me sistemin Android 10 të lejojnë GPS për aplikacionet përkatëse së bashku me të dhënat për vendndodhjen.
  • Informacioni juaj GPS mund të jetë i pasaktë kur është i fikur ekrani i pajisjes, në varësi të opsionit që keni përzgjedhur në lejet e aplikacionit. Kontrolloni secilin opsion të mëposhtëm dhe përzgjidhni atë që ju përshtatet më mirë.
    “Allow all the time” (Lejo gjithmonë): GPS i lejohet aplikacionit edhe kur aplikacioni punon në sfond.
    “Allow only while using the app” (Lejo vetëm kur përdor aplikacionin): Vendndodhja e pajisjes i bëhet e ditur aplikacionit vetëm kur është duke u përdorur aplikacioni.
    “Ask every time” (Pyet çdo herë): Sa herë që e hapni aplikacionin, ai duhet t’ju kërkojë leje për ta përdorur vendndodhjen.
    “Deny” (Refuzo): Ky opsion nuk ia lajon aplikacionit ta dijë vendndodhjen.
  • Ju lutemi, bëni kujdes t’i përditësoni aplikacionet në versionin më të fundit, nëse nuk i keni përditësuar ende.
  • Nëse keni përsëri probleme me vendndodhjen, kontrolloni nëse të njëjtat probleme lindin edhe kur përdorni aplikacione të tjera me GPS.

KËSHILLA PRAKTIKE

Si t’i jepni leje GPS një aplikacioni.

Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni "Apps” (Aplikacionet). Përzgjidhni aplikacionin për të cilin dëshironi të mundësoni vendndodhjen dhe prekni “Permission” (Lejet). Pastaj, përzgjidhni "Location" (Vendndodhja) dhe prekni "Allow all the time” (Lejo gjithmonë).

Cilësimi i lejes së vendndodhjes për aplikacionin Cilësimi i lejes së vendndodhjes për aplikacionin

KËSHILLA PRAKTIKE

Keni probleme me një aplikacion në veçanti?

Shkoni te aplikacioni dhe prekni shenjën "ⓘ". Përzgjidhni “App details in store” (Informacioni mbi aplikacionin në dyqan) dhe klikoni butonin “Update” (Përditëso) për të instaluar versionin më të fundit.

Të dhënat e aplikacionit instalo versionin më të fundit Të dhënat e aplikacionit instalo versionin më të fundit

Nëse një aplikacion me GPS futet në listën e aplikacioneve në fjetje, pajisja jua çaktivizon shërbimet GPS. Mjafton ta hiqni aplikacionin nga kjo listë, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Kujdesi për baterinë dhe pajisjen Kujdesi për baterinë dhe pajisjen

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni "Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen)

Kujdesi për pajisjen bateria Kujdesi për pajisjen bateria

➋ Përzgjidhni “Battery” (Bateria)

Caqet e përdorimi në sfond Caqet e përdorimi në sfond

➌ Përzgjidhni “Background usage limits” (Caqet e përdorimit në sfond)

Aplikacionet në gjumë Aplikacionet në gjumë

➍ Përzgjidhni “Sleeping apps” (App-e të përgjumura)

Fshini aplikacionet në gjumë Fshini aplikacionet në gjumë

➎ Prekni menynë me tri pika në cepin e djathtë lart dhe klikoni "Delete” (Hiq).

Hiqni aplikacionet me GPS Hiqni aplikacionet me GPS

➏ Përzgjidhni të gjitha aplikacionet me GPS që mendoni se do të përdorni dhe përzgjidhni "Remove” (Largo).

Nëse telefoni është në regjimin e kursimit të energjisë ose nëse ekrani është i fikur, aplikacionet me GPS mund të mos marrin të dhëna në kohë reale. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe bëni kujdes të ndryshoni regjimin e kursimit të energjisë në “performancë e lartë” ose “optimizuar”.

Kujdesi për baterinë dhe pajisjen Kujdesi për baterinë dhe pajisjen

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni "Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen)

Kujdesi për pajisjen bateria Kujdesi për pajisjen bateria

➋ Përzgjidhni “Battery” (Bateria)

Përzgjidhni regjimin e kursimit të energjisë Përzgjidhni regjimin e kursimit të energjisë

➌ Përzgjidhni "Power saving mode” (Regjimi kursim energjie)

Regjimi i kursimit të energjisë kufizoni aplikacionet dhe ekranin bazë Regjimi i kursimit të energjisë kufizoni aplikacionet dhe ekranin bazë

➍ Çaktivizoni “Power saving mode” (Regjimi kursim energjie) dhe “Limit apps and home screen” (Kufizo app-et dhe Ekranin bazë).

KËSHILLA PRAKTIKE

Pajisja ju kalon automatikisht në regjimin e kursimit të energjisë?

Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni "Battery and device care” (Kujdesi për baterinë dhe pajisjen). Prekni menynë me tri pika në cepin e djathtë lart dhe klikoni "Automation” (Automatizimi). Sigurohuni që të jetë çaktivizuar "Adaptive power saving" (Kursim energjie përshtatës).

Kursim energjie përshtatës çaktivizuar Kursim energjie përshtatës çaktivizuar

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window