Si të zgjidh problemet me lidhjen e S Pen

S Pen është një stilolaps i veçantë, i cili është ekskluziv për seritë Galaxy dhe është projektuar për të të ndihmuar që të shijosh në maksimum pajisjet Samsung. Ai është i integruar në pajisje, ndaj je gjithmonë i lirë të krijosh, të skicosh, të projektosh apo të mbash shënime ndërsa je jashtë. Herë pas here mund të vësh re se S Pen yt ka vonesa ose humbet vazhdmisht lidhjen me pajisjen. Ja se si të zgjidhësh problemet me lidhjen që mund ta pengojnë S Pen tënd të punojë pa probleme.

Pamja e një personi që përdor S Pen në një pajisje Galaxy.

S Pen im nuk lidhet

Nëse S Pen nuk të lidhet me pajisjen tënde Galaxy:

1 Sigurohu që je duke përdorur S Pen e duhur pë pajisjen tënde Galaxy. S Pen ndryshojnë në varësi të pajisjes Galaxy që ke. Ata mund të mos përdoren në vend të njëri-tjetrit dhe mund të mos funksionojnë në pajisje të pambështetura.
2 Rilidh ose rivendos S Pen duke përdorur këto hapa:
Pamja e ekranit kryesor të telefonit Galaxy me gjestin rrëshqit poshtë. Pamja e ekranit kryesor të telefonit Galaxy me gjestin rrëshqit poshtë.

Hapi 1. Në ekranin kryesor, rrëshqit poshtë në panelin e njoftimeve.

Pamje e panelit të njoftimeve me një trokitje mbi mesazhin “S Pen u shkëput”. Pamje e panelit të njoftimeve me një trokitje mbi mesazhin “S Pen u shkëput”.

Hapi 2. Trokit njoftimin për lidhjen e S Pen.

Pamje e njoftimit “Fute S Pen në telefon”. Pamje e njoftimit “Fute S Pen në telefon”.

Hapi 3. Rivendos S Pen siç udhëzohet në ekran.

Pamje e mesazhit të konfirmimit “S Pen u lidh”. Pamje e mesazhit të konfirmimit “S Pen u lidh”.

Hapi 4. Prit për mesazhin e konfirmimit në telefonin tënd.

Për të rivendosur S Pen:

Pamja e ekranit kryesor me ikonën “Cilësimet” të theksuar. Pamja e ekranit kryesor me ikonën “Cilësimet” të theksuar.

Hapi 1. Nga ekrani i faqes kryesore shko te Cilësimet.

Pamje e menysë “Cilësimet” me “Funksionalitete të avancuara” të theksuara. Pamje e menysë “Cilësimet” me “Funksionalitete të avancuara” të theksuara.

Hapi 2. Rrëshqit poshtë dhe zgjidh “Funksionalitete të avancuara”.

Pamje e ekranit “Funksionalitete të avancuara” me “S Pen” të theksuar. Pamje e ekranit “Funksionalitete të avancuara” me “S Pen” të theksuar.

Hapi 3. Zgjidh “S Pen”.

Pamje e ekranit “S Pen” me “Veprimet ajrore” të theksuar. Pamje e ekranit “S Pen” me “Veprimet ajrore” të theksuar.

Hapi 4. Zgjidh “Veprimet ajrore”.

Pamje e ekranit “Veprimet ajrore” me ikonën “më shumë opsione” të theksuar. Pamje e ekranit “Veprimet ajrore” me ikonën “më shumë opsione” të theksuar.

Hapi 5. Trokit ikonën “më shumë opsione”.

Pamje e ekranit “Veprimet ajrore” me opsionin “Reseto S Pen” të theksuar në pjesën e sipërme të ekranit. Pamje e ekranit “Veprimet ajrore” me opsionin “Reseto S Pen” të theksuar në pjesën e sipërme të ekranit.

Hapi 6. Trokit “Rivendos S Pen”.

Nëse ende ke probleme me lidhjen pasi ke rivendosur S Pen tënd, rinis telefonin ose tabletin. Rinisja e pajisjes mund të rregullojë problemet dhe të ndihmojë që S Pen të lidhet sërish.

Ki parasysh: Ekspozimi ndaj objekteve magnetike ose metalike, si dhe ndaj kapakëve dhe mbrojtëseve të ekranit të palëve të treta mund të krijojë probleme me S Pen. Sigurohu që kapakët dhe mbrojtëset e ekranit të jenë të pastra, në gjendje të mirë dhe të miratuara nga Samsung.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window