Si të regjistroj një video me lëvizje super të ngadaltë me Galaxy S9/S9+?

Kamera e pasme e Galaxy S9 / S9+ ka një veçori të re që ju jep mundësi të regjistroni dhe të luani raste të veçanta dhe skena që lëvizin shpejt me lëvizje super të ngadalta.


Me Lëvizjet super të ngadalta mund të kapni pjesët e dëshiruara me 960fps për 0,2 sekonda dhe t’i luani për rreth 6 sekonda duke zbuluar detajet që normalisht syri i njeriut nuk i kap dot.

Dy modalitete të ndryshme regjistrimi

Ka dy opsione të ndryshme për të regjistruar me lëvizje super të ngadalta:
 

  • Multi-shkrepje: Regjistroni një video dhe kapni disa momente me lëvizjet super të ngadalta.
  • Një shkrepje: Regjistroni një video dhe kapni një moment të vetëm me lëvizje super të ngadalta.

Si mund të bëj video duke përdorur lëvizjet super të ngadalta?

Përdorni këtë veçori në një vend që ka dritë të mjaftueshme.

1

Hapni kamerën dhe shtypni "Lëvizje super të ngadalta" në ekranin e shikimit.

Hapni kameren dhe shtypni Levizje super te ngadalta ne ekranin e shikimit
2 Shtypni ikonën "Cilësimet".
Shtypni ikonen cilesimet
3 Shtypni "Lëvizje supe të ngadalta".
Shtypni Levizje supe te ngadalta
4 Zgjidhni "Multi-shkrepje" ose "Një shkrepje" dhe shtypni dy herë butonin "Prapa" për t’u kthyer në ekranin e shikimit të kamerës.
Zgjidhni Multi shkrepje ose Nje shkrepje dhe shtypni dy here butonin Prapa per t u kthyer ne ekranin e shikimit te kameres

Kur zgjidhni opsionin Multi-shkrepje, sigurohuni që metoda është e vendosur në "Auto". 

Kur zgjidhni opsionin Multi shkrepje, sigurohuni qe metoda eshte e vendosur ne Auto
5 Shtypni ikonën "Regjistro" për të filluar regjistrimin e një videoje dhe butonin "Stop" për të ndaluar regjistrimin.

Ndërsa regjistroni një video në opsionin Multi-shkrepje, çdo sekuencë në të cilën subjekti lëviz do të kapet automatikisht me lëvizje super të ngadalta.


Për ta lëvizur zonën e dallimit të lëvizjeve, shtypni dhe mbani shtypur pjesën brenda kuadros dhe tërhiqeni në një vend të ri. Për të rregulluar madhësinë e sipërfaqes, shtypni dhe mbani shtypur një cep të kuadros dhe tërhiqeni.

Regjistroni nje video ne opsionin Multi shkrepje

Pikat e bardha që shfaqen sipër ikonës "Stop" bardhë e zi tregojnë numrin e sekuencave të regjistruara me lëvizje super të ngadalta. Mund t’i përdorni lëvizjet super të ngadalta deri në 20 herë në një video të vetme.

Mund t i perdorni levizjet super te ngadalta deri ne 20 here ne nje video te vetme

Ju lutemi vini re: Kur regjistroni një video në metodën Auto, regjistrimi me lëvizje super të ngadalta mund të fillojë padashur nëse ka lëvizje që dallohen nga kamera. Gjithashtu mund të dallohen lëvizje:
 

  • Kur pajisja dridhet.
  • Kur një objekt tjetër i afrohet subjektit në vendin e dallimit të lëvizjeve.
  • Kur regjistroni në dritë që dridhet, si për shembull drita fluoreshente.
  • Kur regjistroni në zona të errëta ku ka zhurmë.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window