Si të përdorni pajisjen Galaxy për të kontaktuar kontaktet e urgjencës dhe për të parë informacionin mjekësor

Qëndroni të sigurt me telefonin tuaj Samsung Galaxy duke krijuar një kontakt urgjence dhe duke regjistruar informacionet mjekësore për një qasje të shpejtë dhe të lehtë. Në rastin e një urgjence, një pajisje Galaxy mund të përdoret për të kontaktuar kontaktet e urgjencës dhe për të shikuar informacione të rëndësishme mjekësore për të ndihmuar me dhënien e ndihmës në një urgjencë.

Pamje e grafikut mjekësor profesional me grafikë diagnostikues dhe me celular.

Si të regjistroni një kontakt urgjence

Pamje e ikonës së cilësimeve të Samsung Galaxy. Pamje e ikonës së cilësimeve të Samsung Galaxy.

Hapi 1. Hapni Cilësimet në telefonin tuaj Samsung Galaxy.

Pamje e cilësimeve të Samsung Galaxy me opsionin "Siguria dhe urgjenca" të theksuar. Pamje e cilësimeve të Samsung Galaxy me opsionin "Siguria dhe urgjenca" të theksuar.

Hapi 2. Trokitni “Siguria dhe urgjenca”.

Pamje e menysë së "Sigurisë dhe urgjencës" me opsionin "Kontaktet e urgjencës" të theksuar. Pamje e menysë së "Sigurisë dhe urgjencës" me opsionin "Kontaktet e urgjencës" të theksuar.

Hapi 3. Trokitni “Kontaktet e urgjencës”.

Pamje e ekranit të "Kontakteve të urgjencës" me opsionin "Shto anëtar" të theksuar dhe me butonin e aktivizimit/çaktivizimit për "shfaq në ekranin e kyçjes". Pamje e ekranit të "Kontakteve të urgjencës" me opsionin "Shto anëtar" të theksuar dhe me butonin e aktivizimit/çaktivizimit për "shfaq në ekranin e kyçjes".

Hapi 4. Trokitni "Shto anëtar" për të zgjedhur një kontakt. Mund të trokitni gjithashtu "shfaq në ekranin e kyçjes" për t'i bërë të disponueshëm më lehtësisht në një urgjencë.

Pamje e listës së kontakteve dhe opsioni për të zgjedhur një kontakt urgjence. Pamje e listës së kontakteve dhe opsioni për të zgjedhur një kontakt urgjence.

Hapi 5. Trokitni për të zgjedhur një nga kontaktet tuaja ekzistuese dhe trokitni "U krye" për ta ruajtur.

Pamje e ekranit të "Kontakteve të urgjencës" me butonin e aktivizimit/çaktivizimit aktiv. Pamje e ekranit të "Kontakteve të urgjencës" me butonin e aktivizimit/çaktivizimit aktiv.

Hapi 6. Tek opsioni "Shfaq në ekranin e kyçjes", trokitni butonin e aktivizimit/çaktivizimit për të kaluar mes “Aktiv” and “Joaktiv”.

Si të fusni informacionet tuaja mjekësore

Pamje e ikonës së cilësimeve të Samsung Galaxy. Pamje e ikonës së cilësimeve të Samsung Galaxy.

Hapi 1. Hapni Cilësimet në telefonin tuaj Samsung Galaxy.

Pamje e cilësimeve të Samsung Galaxy me opsionin "Siguria dhe urgjenca" të theksuar. Pamje e cilësimeve të Samsung Galaxy me opsionin "Siguria dhe urgjenca" të theksuar.

Hapi 2. Trokitni “Siguria dhe urgjenca”.

Pamje e menysë së "Sigurisë dhe urgjencës" me opsionin "Informacionet mjekësore" të theksuar. Pamje e menysë së "Sigurisë dhe urgjencës" me opsionin "Informacionet mjekësore" të theksuar.

Hapi 3. Trokitni "Informacionet mjekësore”.

Pamje e menysë së "Informacioneve mjekësore" me opsionin "Emri" të theksuar. Pamje e menysë së "Informacioneve mjekësore" me opsionin "Emri" të theksuar.

Hapi 4. Futni informacionet mjekësore që dëshironi të vini në dispozicion dhe trokitni "Ruaj”.

Pamje e ekranit të "Informacioneve mjekësore" me butonin e aktivizimit/çaktivizimit të "Shfaq në ekranin e kyçjes" aktiv dhe të theksuar. Pamje e ekranit të "Informacioneve mjekësore" me butonin e aktivizimit/çaktivizimit të "Shfaq në ekranin e kyçjes" aktiv dhe të theksuar.

Hapi 5. Tek opsioni "Shfaq në ekranin e kyçjes", trokitni butonin e aktivizimit/çaktivizimit për të kaluar mes “Aktiv” and “Joaktiv”.

Si të kontaktoni një kontakt urgjence

Pamje e ekranit të shkyçjes së Samsung Galaxy dhe ikona e telefonatës së urgjencës. Pamje e ekranit të shkyçjes së Samsung Galaxy dhe ikona e telefonatës së urgjencës.

Hapi 1. Trokitni ekranin ose shtypni butonin e energjisë për ta zgjuar. Më pas, trokitni "Telefonatë urgjence" tek ekrani i shkyçjes.

Pamje e ekranit të telefonatës së urgjencës së Samsung Galaxy me shkurtore për te numrat e urgjencës dhe ikona e Dialpad. Pamje e ekranit të telefonatës së urgjencës së Samsung Galaxy me shkurtore për te numrat e urgjencës dhe ikona e Dialpad.

Hapi 2. Trokitni ikonën e gjelbër të Dialpad.

Pamje e Galaxy Dialpad me kontaktet e diponueshme të urgjencës si ikona. Pamje e Galaxy Dialpad me kontaktet e diponueshme të urgjencës si ikona.

Hapi 3. Kjo do të shfaqë një listë të kontakteve të regjistruara të urgjencës në pajisje. Trokitni një për t'i kontaktuar.

Si të kontrolloni informacionet mjekësore

Pamje e ekranit të shkyçjes së Samsung Galaxy dhe ikona e telefonatës së urgjencës. Pamje e ekranit të shkyçjes së Samsung Galaxy dhe ikona e telefonatës së urgjencës.

Hapi 1. Trokitni ekranin ose shtypni butonin e energjisë për ta zgjuar. Më pas, trokitni "Telefonatë urgjence" tek ekrani i shkyçjes.

Pamje e ekranit të kontakteve të urgjencës së Samsung Galaxy me opsionin për të parë informacionet mjekësore. Pamje e ekranit të kontakteve të urgjencës së Samsung Galaxy me opsionin për të parë informacionet mjekësore.

Hapi 2. Trokitni "Shiko informacionet mjekësore".

Pamje e informacioneve mjekësore të urgjencës të regjistruara në pajisje. Pamje e informacioneve mjekësore të urgjencës të regjistruara në pajisje.

Hapi 3. Këtu mund të shikoni të gjitha informacionet që janë regjistruar në këtë pajisje.

Kini parasysh: Ekranet mund të variojnë në varësi të modeleve specifike dhe cilësimeve të ekranit.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window