Si të përdorni funksionin “AR Doodle” në Note10
Mund të regjistroni video argëtuese me shkrim dore ose vizatime virtuale mbi fytyra dhe kudo gjetkë. Kur kamera njeh praninë e një fytyre ose hapësire, vizatimet e bëra mbi atë fytyrë e ndjekin fytyrën nëse i ndryshon vendndodhja në video, ndërsa vizatimet brenda hapësirës do të jenë të fiksuara në të njëjtin vend edhe atëherë kur lëviz kamera.
1
Hapni aplikacionin “Camera” dhe prekni “Video” në listën e modaliteteve.
2
Prekni për të përzgjedhur modalitetin që dëshironi. Kur kamera e njeh personin, në ekran shfaqet hapësira e njohjes.
- Face: Shkruan ose vizaton mbi një fytyrë.
- Everywhere: Shkruan ose vizaton kudo gjetkë.
* Ky imazh është thjesht një shembull në gjuhën angleze, por ofrohet edhe në gjuhën e vendit tuaj.
3
Shkruani ose vizatoni në hapësirën e njohjes. Nëse prekni dhe pastaj filloni të shkruani ose vizatoni, mund ta regjistroni edhe vizatimin progresiv.
* Ky imazh është thjesht një shembull në gjuhën angleze, por ofrohet edhe në gjuhën e vendit tuaj.
4
Prekni për të regjistruar videon.
5
Prekni për të ndaluar regjistrimin e videos. Mund ta shihni dhe ta ndani me të tjerë videon në Galeri.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window