Si të menaxhoni pllakëzat në orën tuaj Galaxy Watch
Pllakëzat janë një funksion shumë i dobishëm për të hyrë shpejt dhe lehtë në aplikacionet e preferuara në orën tuaj Galaxy Watch. Pllakëzat mund t’i konfiguroni si të dëshironi, duke krijuar shkurtore për të hapur aplikacionet tuaja të preferuara me një prekje të thjeshtë. Këto pllakëza mund t’i shtoni dhe t’i hiqni në çdo moment për t’u siguruar që ora juaj Galaxy Watch është konfiguruar sipas dëshirës suaj. Mësoni se si t’i menaxhoni pllakëzat tuaja dhe shijoni aplikacionet e preferuara nga ekrani fillestar i orës suaj Galaxy Watch.
Si të hapni pllakëzat
Pllakëzat mund t’i hapni lehtësisht nga ekrani fillestar i orës suaj Galaxy Watch duke rrëshqitur majtas nga e djathta e ekranit.
Atje mund të gjeni pllakëza që janë përfshirë si standard në orën tuaj Galaxy Watch.
Ju lutemi, vini re: Mënyra e shtimit ose heqjes së pllakëzave mund të ndryshojë në varësi të modelit të orës Galaxy Watch.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window