Si të keni akses te të dhënat edhe nëse ekrani me prekje i telefonit tuaj Galaxy nuk është i disponueshëm
Edhe nëse ekrani i telefonit tuaj është i dëmtuar, ka një mënyrë se si ju mund të aksesoni të dhënat e telefonit. Nëse funksioni i prekjes nuk ekziston, por ekrani është ende i dukshëm, apo edhe nëse ekrani nuk është aspak i dukshëm, shikoni mënyrën e mëposhtme se si të asksesoni telefonin.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, sigurohuni që të kontrolloni se software i pajisjes dhe aplikacionet që lidhen me të, të jenë të përditësuara me versionin më të fundit. Për të përditësuar software e pajisjes celulare, ndiqni këto hapa:
Hapi 1. Shkoni te Cilësimet > Përditësimi i software.
Hapi 2. Shtypni Shkarko dhe instalo.
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.
Rasti 1. Kur funksioni me prekje nuk funksionon, por ekrani është ende i dukshëm
Nëse nuk mund ta përdorni më funksionin me prekje, por ekrani është ende i dukshëm, ju mund të aksesoni të dhënat, si p.sh. fotografitë ose mesazhet duke përdorur një mi me USB. Për të lidhur një mi kërkohet një përshtatës USB, si p.sh. një përshtatës OTG (në lëvizje); zakonisht përdoret një përshtatës USB-C për disa porta. Ndiqni hapat më poshtë për të lidhur telefonin tuaj dhe miun.
Hapi 1. Lidhni përshtatësin USB me telefonin tuaj.
Hapi 2. Lidhni USB-në e miut me përshtatësin.
Hapi 3. Pasi ta keni lidhur, ju mund të përdorni miun. Përdorni miun për back up të të dhënave që dëshironi.
Shënim:
- Ju gjithashtu mund të lidhni një tastierë me të njëjtën mënyrë, që të mund të futni kodin PIN ose fjalëkalimin.
- Për t'u rikthyer në ekranin kryesor, klikoni me të djathtën në miun tuaj.
- Një përshtatës OTG (në lëvizje) ju lejon të lidheni me një USB-je flash drive me madhësi të plotë ose me një kabllo USB A në telefonin apo tabletin tuaj nëpërmjet USB-së mikro ose portës së karikimit USB-C.
Rasti 2. Nëse ekrani nuk është i dukshëm ju mund ta lidhni atë me televizorin
Nëse ekrani i telefonit tuaj është i dëmtuar dhe ju nuk mund të shikoni më asgjë, ju mund ta përdorni telefonin tuaj duke e lidhur atë me një televizor ose monitor duke përdorur funksionin e pasqyrimit të ekranit. Do t'ju nevojitet një përshtatës për disa porta dhe një kabllo HDMI për ta lidhur telefonin me televizorin tuaj ose një mi.
Gjithashtu, telefoni juaj duhet të jetë i shkyçur. Nëse funksioni i njohjes së shenjës së gishtit ose i njohjes së fytyrës nuk funksionon, mund të shkoni te sajti Find My Mobile i Samsung, identifikohuni me llogarinë tuaj Samsung dhe shkyçeni atë. Ndiqni hapat më poshtë për të lidhur telefonin tuaj me televizorin.
Hapi 1. Lidhni përshtatësin me telefonin tuaj, më pas lidhni kabllon HDMI me përshtatësin.
Hapi 2. Lidhni skajin tjetër të kabllos HDMI me portën HDMI në televizorin tuaj.
Hapi 3. Pasi të ndizni televizorin, zgjidhni hyrjen në të cilën është lidhur telefoni juaj celular nëpërmjet HDMI.
Hapi 4. Pasi të jetë lidhur, ju mund të përdorni ekranin e telefonit në televizor, të ndryshoni cilësimet dhe të kryeni backups.
Shënim:
- Nëse modalitetin DeX është duke u ekzekutuar, dilni nga modaliteti DeX dhe provoni përsëri.
- Mund të ketë një vonesë të vogël midis lëvizjeve në telefonin dhe televizorin tuaj.
- Dalja HDMI e ekranit mund të mos mbështetet në varësi të modelit dhe pajisjes.
- Nëse ekrani dhe funksioni me prekje nuk funksionojnë në telefonin tuaj, përdorni një përshtatës me disa porta për të lidhur televizorin dhe miun së bashku.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window