Si të kaloni nga telefoni iOS tek Samsung-u

Smart Switch do t'ju lejojë të transferoni pa probleme të gjithë përmbajtjen tuaj nga telefoni juaj i mëparshëm iOS në një telefon Samsung Galaxy. Mund të krijoni gjithashtu një kopje rezervë të pajisjes suaj iOS dhe të sinkronizoni të dhënat duke përdorur Smart Switch për një Mac ose PC.

Para se të provoni rekomandimet e mëposhtme në lidhje me zgjidhjen tuaj, sigurohuni që të verifikoni nëse programi i pajisjes suaj është i përditësuar me versionin më të fundit. Ju lutemi shikoni si të përditësoni programin e pajisjes tuaj celulare sipas rendit të mëposhtëm. 

Hapi 1. Shkoni tek Settings > Software update.

Hapi 2. Klikoni Download and install

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.

Transferimi i përmbajtjes me valë në telefonin tuaj iOS

Kur të jeni gati, transferimi i të gjithë përmbajtjes tuaj nga iCloud në telefonin tuaj të ri është i thjeshtë. Mos harroni, së pari duhet të sinkronizoni të dhënat e pajisjes suaj iOS me iCloud përpara transferimit.

Hapi 1. Aktivizoni Smart Switch në telefonin e ri Galaxy.

Hapi 2. Nëse është hera e parë që përdorni Smart Switch, duhet të klikoni Agree dhe pastaj të klikoni Allow për të pranuar termat e shërbimit.

Hapi 3. Pastaj, klikoni Receive data. Klikoni iPhone/iPad, dhe pastaj klikoni Get data from iCloud instead në fund të ekranit.

Hapi 4. Vendosni ID-në dhe paswordin Apple, dhe pastaj klikoni Sign into iCloud.

Hapi 5. Vendosni kodin e verifikimit dhe klikoni OK. Zgjidhni të dhënat që ju doni të transferoni dhe klikoni Import.

Të dhënat e mëposhtme mund të transferohen nga iCloud:

  • Përmbajtja personale: Kontakte, Grafiku dhe Shënime
  • Të dhëna për aplikacionet: Foto, Video (pa përmbajtje DRM) dhe Dokumente.
  • Konfigurime, etj.: Wi-Fi dhe Alarme.

Shënim:

  • Për t'u siguruar që e gjithë përmbajtja juaj e fundit të jetë gati për transferim, fillimisht do t'ju duhet të sinkronizoni telefonin tuaj iOS me iCloud.
  • Në telefonin tuaj iOS, shkoni tek Settings, dhe klikoni Apple ID-në tuaj. Klikoni iCloud, dhe pastaj zgjidhni të dhënat e dëshiruara për ti sinkronizuar. Sinkronizimi ndodh automatikisht.

Mund të përdorni gjithashtu një kabllo USB për të transferuar përmbajtje midis telefonit tuaj iOS dhe telefonit tuaj të ri Galaxy.

Sidoqoftë, do t'ju duhet si kablloja iOS që erdhi me telefonin tuaj iOS dhe një përshtatës Micro-USB në USB (kabllo OTG). Gjithashtu, sigurohuni që të dy telefonat të jenë të karikuar paraprakisht pasi nuk mund t'i karikoni gjatë transferimit.

Hapi 1. Aktivizoni Smart Switch në telefonin tuaj të ri Galaxy, dhe pastaj klikoni Receive data.

Hapi 2. Klikoni iPhone/iPad. Lidhni dy telefonat duke përdorur kabllon Lightning të telefonit iOS dhe përshtatësin USB-OTG që keni marrë me telefonin tuaj Galaxy.

Hapi 3. Klikoni Trust në telefonin iOS. Klikoni Next në telefonin Galaxy. Zgjidhni përmbajtjen që ju doni të transferoni dhe klikoni Transfer.

Hapi 4. Zgjidhni aplikacionin që doni të shkarkoni tek Google Play Store dhe klikoni Install.

Hapi 5. Kur të përfundojë, klikoni Next në telefonin e ri për të përfunduar konfigurimin.

Të dhënat e mëposhtme mund të transferohen me kabllon USB:

  • Përmbajtja personale: Kontaktet, Grafikët, Mesazhet, Shënimet dhe Shënjuesit
  • Të dhëna për aplikacionet: Fotot, Muzika (vetëm përmbajtje pa DRM), Videot (vetëm përmbajtje pa DRM), Dokumente, Aplikacione dhe Memo me Zë.
  • Konfiguracione, etj: Pamje Sfondi/Ekran Bllokimi, Paraqitja Bazë,Wi-Fi dhe Alarmi/Ora.

Shënim: Adaptuesi USB-OTG jepet në kuti me Galaxy S10+, S10, S10e, Note10+, Note10+ 5G, dhe Z Flip. 

Ju gjithashtu duhet të mendoni në lidhje me kopjimin e përmbajtjes nga telefoni juaj iOS në një PC ose Mac.

Hapi 1. Shkarkoni dhe instaloni iTunes në kompjuterin tuaj, hapni iTunes.

Hapi 2. Lidhni telefonin tuaj iOS me kompjuterin tuaj me një kabllo USB.

Hapi 3. Klikoni ikonën iPhone, shkoni tek Manually Back Up and Restore dhe pastaj zgjidhni Back Up Now.

Hapi 4. iTunes do të fillojë të krijojë kopje rezervë për të dhënat tuaja. 

Ju gjithashtu duhet të mendoni në lidhje krijimin e një kopjeje rezervë nga telefoni juaj iOS në një Mac.

Hapi 1. Hapni Finder.

Hapi 2. Lidhni telefonin tuaj iOS me kompjuterin tuaj me një kabllo USB.

Hapi 3. Kërkoni iPhone në të shiritin e majtë të Finder dhe klikojeni atë.

Hapi 4. Shkoni tek Backups dhe pastaj zgjidhni Back Up Now.

Hapi 5. Finder do të fillojë të krijojë kopje rezervë për të dhënat tuaja. 

Duhet të keni kopje rezervë të të dhënave të iPhone nga iTunes ose Finder në Windows ose Mac-in tuaj.

Hapi 1. Lidhni telefonin tuaj të vjetër me kompjuterin tuaj me një kabllo USB dhe klikoni "Allow" në telefonin tuaj.

Hapi 2. Shkoni dhe hapni Smart Switch në kompjuterin tuaj dhe pastaj zgjidhni Restore.

Hapi 3. Zgjidhni Select your backup data dhe ndryshoni tipin e kopjes rezervë në iTunes backup data.

Hapi 4. Zgjidhni artikujt që duhet të rivendosen dhe klikoni OK.

Hapi 5. Klikoni Restore Now dhe Smart Switch do të fillojë me rivendosjen e të dhënave të iPhone-it tek pajisja tuaj Galaxy.

Shënim: Cilësimet dhe pamjet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas ofruesit të shërbimit me valë, versionit të softuerit dhe pajisjes.

Nëse po përjetoni fenomene të pazakonta me celularët, tabletët ose pajisjet Samsung, mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.

Kjo na lejon të shohim nga afër atë që po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen vetëm për sa kohë zgjat hetimi. Shihni më shumë në lidhje me dërgimin e një raporti gabimesh tek 'Si të përdoret aplikacioni Samsung Members'.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window