Si të bëj portrete duke përdorur Fokus Live në Galaxy S9+?
Veçoria Fokus Live i jep mundësi kamerës të kapë subjektin dhe sfondin veçmas, kështu mund të bëni foto me fokusin te subjekti, ose madje të modifikoni një foto nga Galeria.
Si të bëni një foto duke përdorur Fokus Live
Ju lutemi vini re: Për rezultat më të mirë, subjekti duhet të pozicionohet në një distancë midis 1 dhe 1.5 m nga lentja e kamerës.
1
Hapni aplikacionin "Kamera" dhe zgjidhni "Fokus Live" në ekran.
2
Rregulloni nivelin e turbullimit duke lëvizur shiritin e rregullimit të fokusit.
Si të modifikoni një foto duke përdorur Fokus Live
Gjithashtu mund të ndryshoni nivelin e turbullimit të një fotoje të bërë me veçorinë Fokus Live.
1
Zgjidhni një foto të bërë me veçorinë Fokus Live nga Galeria, pastaj shtypni “Rregullo turbullimin e sfondit”.
2
Tërhiqni shiritin e fokusit të sfondit për të rregulluar nivelin e turbullimit, dhe pastaj shtypni ikonën e kontrollit për të ruajtur foton.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window