Si ta ngarkoni si duhet baterinë e Galaxy Z Flip me ushqyesin Wireless.

Ky telefon me ekran të plotë që paloset me ekranin revolucionar të përkulshëm për ta mbajtur në xhep, është i pajisur me teknologji të ngarkimit wireless të baterisë. 
Krahas kësaj teknologjie, pajisja është ka një sistem të sofistikuar me dy bateri, të cilat punojnë në unitet për ta ushqyer në mënyrë inteligjente telefonin. 

Mënyra e duhur për ta ngarkuar baterinë e Galaxy Z Flip

Përpara se ta ngarkoni baterinë me wireless, në fillim paloseni pajisjen dhe vendoseni qendrën e mbrapme te pajisjes  mbi qendrën e ushqyesit wireless siç tregohet në pamjen më poshtë, për të siguruar një lidhje të mirë. 

Nëse përdorni një ushqyes wireless tavoline, Galaxy Z Flip mund të mos jetë vendosur mirë mbi ushqyesin ose mund të mos ngarkohet si duhet.  Ju lutemi, gjithashtu, të përdorni ushqyes wireless të miratuar nga Samsung.  Nëse përdorni ushqyes të tjerë, bateria mund të mos ngarkohet si duhet. 

Pamje e një pajisjeje të vendosur mbi platformën e ngarkimit të baterisë

Kujdesuni që pajisja të mos rrëshqasë nga platforma e ngarkimit wireless

Nëse Galaxy Z Flip nuk vendoset në qendër të platformës së ngarkimit wireless, pajisja mund të rrëshqasë nga ushqyesi gjatë ngarkimit.  Përpara se ta ngarkoni baterinë me wireless, paloseni pajisjen dhe rregullojeni pajisjen në pozicionin e duhur, duke e pozicionuar pjesën e pasme të bobinës së ngarkimit wireless të Galaxy Z Flip mbi qendrën e ushqyesit wireless, siç tregohet më lart.  Gjithashtu, sigurohuni që pajisja të jetë vendosur mirë në ushqyes.

Mënyra e duhur për ta përdorur funksionin Wireless PowerShare

Mund të ngarkoni pajisje të tjera (produkte smartfonë të certifikuara WPC Qi dhe pajisje wear Samsung) me baterinë e Galaxy Z Flip edhe kur jeni duke e karikuar telefonin.  Për ta ngarkuar si duhet baterinë, mos e lëvizni dhe mos e përdorni pajisjen tjetër gjatë ngarkimit.  Sasia e energjisë që ngarkohet në pajisjen tjetër mund të jetë më pak se niveli i energjisë që i jep Galaxy Z Flip.

Nëse e ngarkoni pajisjen tjetër gjatë ngarkimit të baterisë së Galaxy Z Flip, shpejtësi e ngarkimit mund të bjerë ose pajisja mund të mos ngarkohet si duhet në varësi të ushqyesit të përdorur.  Gjithashtu, shpejtësia e ngarkimit ose efikasiteti mund të ndryshojë në varësi të kushteve ose të mjedisit në të cilin ndodhet pajisja. 
PowerShare ndalon për të parandaluar shkarkimit e plotë të baterisë së Galaxy Z Flip kur niveli i baterisë bie nën një nivel të caktuar. 

Shënim: 

  • Në varësi të llojit të aksesorëve ose mbështjellëses në përdorim, funksioni  Wireless PowerShare  mund të mos funksionojë si duhet.
  • Rekomandohet të shkëputni çdo aksosor dhe mbështjellëse telefoni përpara përdorimit të këtij funksioni.
  • Gjithashtu, nëse ka papastërti të tilla si pluhur apo lëngje midis pajisjeve, provoni përsëri pasi t’i keni pastruar. 

Si të aktivizoni funksionin Wireless PowerShare  për të ngarkuar pajisje të tjera të certifikuara. 

Hapi 1. Hapni panelin e njoftimeve.
Hapi 2. Rrëshqitni me gisht për nga poshtë.
Hapi 3. Prekni Wireless PowerShare për ta aktivizuar.

Vendosni pajisjen tjetër në qendër të pajisjes suaj, shpinë më shpinë.

Pajisja ka magnet të trupëzuar dhe, në varësi të pajisjes, vendndodhja e bobinë së ngarkimit wireless është e ndryshme, prandaj, për një lidhje sa më të mirë, është me rëndësi të ripozicionohen të dyja pajisjet siç tregohet në pamjen më poshtë.  Nëse të dyja pajisjet janë vendosur në një pozicion ose drejtim tjetër nga ai që tregohet në pamje, pajisja mund të rrëshqasë dhe bjerë për shkak të forcave magnetike. 

Pajisje që janë duke përdorur Wireless PowerShare

Shënim:

  • Vendoseni pajisjen tejtër në qendër të Galaxy Z Flip, shpinë më shpinë.       
  • Shpina e pajisjes Galaxy Z Flip është sipërfaqja pa kamera dhe pa ekran kapaku.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window